“Nuk u arrit ajo që ishte premtuar”, Grenell i përgjigjet Vjosa Osmanit: Është e çuditshme që ti të ankohesh, nuk ke dhënë asnjë ide

5 Shtator 2020, 18:04Rajoni TEMA

Emisari special i presidentit Trump, Richard Grenell së fundmi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, i ka kthyer përgjigje kryeparlamentares së Kosovës, Vjosa Osmanit, e tha se në marrëveshjen e djeshme Kosovë-Serbi nuk u arrit ajo që ishte premtuar.

Ndërkohë Grenell në postimin e tij në Twitter i është drejtuar Osmanti se marrëveshja ishte për normalizimin ekonomik të vendeve, duke shtuar se ajo nuk ka pse të ankohet pasi nuk ka ngritur asnjë shqetësim dhe se nuk i ka dhënë asnjë ide atij.

“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është një hap i jashtëzakonshëm.

Për ty të ankohesh tani që nuk keni marrë më shumë është e çuditshme pasi ju nuk keni ngritur asnjë shqetësim e as nuk më keni dhënë ndonjë ide mua.

Neve na duhen politikanë që bëjnë më shumë sesa vetëm të ankohen. Kjo është për vendet e punës, jo simbolizëm”, ka shkruar Grenell.

9 komente në ““Nuk u arrit ajo që ishte premtuar”, Grenell i përgjigjet Vjosa Osmanit: Është e çuditshme që ti të ankohesh, nuk ke dhënë asnjë ide”

  1. qytetar says:

    Politikane mesuar vetem me dhurata.
    Edhe akullore edhe çokollate.
    Mjere Kosova.

  2. Kasandra says:

    Për Z. Grenel:
    Marrëveshja për Ujmarin i ngjan litarit të lënë jashtë varrit të tersit të Pojanit. Eshtë pak të thuhet se ajo duhej balancuar me kthimin e Luginës.
    Dalja në Adriatik e Serbisë nga territori i Republikës së Shqipërisë është mundësia e vetme e Serbisë mundësuar nga politika e përkulshme shqiptare që thyen embargon e vendeve ballkanike për këtë çështje. Vetëm kjo ishte mangut për ne, të tjerët i kemi të shtruar këmbëkryq ku të duan e si të duan!
    Nderim për kontributin e Shenjtores Tereza në kujdesje të të varfërve të Kalkutës. Kasandra.

  3. Belinda says:

    “Dobic I madh je” bukur ja fute kryeparlametares. E meritonte.

  4. Nina b says:

    Bravo Grenell, shqipetaret vetem dine te ankohen apo shikojne te mos perfitoj asnje pervec tyre. Edhe kur nje gje ndahet ne pjese te barabarta nuk e Duan pjesen e tyre vetem qe ti mos i jepet ndonje tjetrit. Harroje pastaj qe pozite opozite te bashkepunojne.

  5. Bregdeti says:

    Mire thote Grenell, cfare ke kerkuar ti? Asgje. Ok vazhdo fli gjum, trashu dhe bej thashetheme. Duhet te jesh aktive Vjos, te hedhesh ide dhe te luftosh per realizimin e tyre. Njetezit i kane syte nga Ti, Jo ti presesh gjerat nga jashte.

  6. Dhimitri says:

    Mallkuar qofte ai shqiptar qe te jep doren ty.
    Normale qe s’te pelqen kritika se i do dele shqiptaret prandaj… mos do edhe nje gojore nga Vjosa? Apo e ke marr tashma. Plehre, bastard antishqiptar.

  7. Iliria e bashkuar says:

    Jo marveshjes ne Amerike

  8. Baliu says:

    “Nuk” ka ide kur thuhet nuk pranojme ‘JO’, edhe pse jan pranuar te gjitha ‘JO’-te e Vuqiqit, duke filluar nga heqja e takses.

  9. shelegura says:

    O TE DASHUR SHQIPETARE TE KOSOVES .
    TI FALEMI AMERIKES QE PO NA MESON E PO NA RIT SI KOMP .
    CJANE KETA FODUIIE BUDALLENJ
    QE KERKOJNE CDO GJE GATI
    MOS I VOTONI KETA INJORAN SI HARADININ ,KURTIN,OSMANIN .POR VOTONI NJERES TE URT TE ZGJUAR SI KY HOTI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje