“Torta” e pushtetit në Shkup vazhdon me zv/ministrat, zbulohen emrat e shqiptarëve

6 Shtator 2020, 10:00Rajoni TEMA

Krijimi i qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut ishte niveli i parë i ndarjes së pushtetit brenda koalicionit, ndërsa faza e dytë do të zhvillohet këtë javë për të ndarë postet në nivel zëvendës-ministrash, sekretariatet, drejtoritë dhe agjencitë.

Kryeministri Zoran Zaev tha sot se javën tjetër do të nis procesi për postet në nivelet e dyta dhe të treta.

Dy postet e zëvendësministrave për të cilat tashmë dihet se do t’i takojnë “Besës”, është Ministria e Arsimit ku zëvendësministër pritet të jetë Arafat Shabani, ndërsa për zëvendësministër të Kulturës kandidat është Sedat Sulejmani.

“INA” ka mësuar disa nga kandidatët nga radhët e BDI-së për zv/ ministra.

Zëvendës ministër i Brendshëm– Qamil Kovaçi

Zëvendës ministër i Mbrojtjes – Shiret Elezi

Zëvendës ministër i Transportit-Rexhail Ismaili

Zëvendës ministër i Shëndetësisë – Arjeta Veliu

Zëvendës ministër i Drejtësisë – Driton Kuçi

Zëvendës ministër i Arsimit- Lindita Qazimi

Lëvizja Besa pritet që të marrë dy zv/ ministra, të Arsimit që do të jetë Arafat Shabani dhe te Kultura Sedat Sulejmani.

2 komente në ““Torta” e pushtetit në Shkup vazhdon me zv/ministrat, zbulohen emrat e shqiptarëve”

  1. Nik says:

    Zot i madh,ndryshoni emrat arabè vèllezèr shqiptar sepse èshtè turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje