Hoti: Në Bruksel dialogojmë për njohje reciproke

6 Shtator 2020, 13:43Rajoni TEMA

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se do të bisedojnë me palën serbe për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, të hënën në Bruksel.

Në Facebook, ai ka shkruar se marrëveshja me Serbinë arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke.

“Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, parciale apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të adresohen në mes të dy vendeve të pavarura duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve të pavarura”, ka shkruar ai.

Kritika mbi Marrëveshjen e arritur në Uashington me Serbinë për stabilizim ekonomik, ka pasur nga opozita por edhe nga bashkëpartiakja e kryeministrit, Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se delegacioni kosovar nuk i solli Kosovës ato që i premtoi. Kurse nga VV-ja e PKD-ja janë shprehur se Marrëveshja është e papranueshme dhe se nuk siguronte njohjen reciproke të premtuar.

4 komente në “Hoti: Në Bruksel dialogojmë për njohje reciproke”

  1. Kozmo says:

    HAHAHA. DULLA DO TE ARRIJE MARREVESHJE PER NJOHJE??!!!!!! ????????

  2. Kim été says:

    Kryeministër stupid, duhet të din se çfar kan te drejt Kosovarët ,dhe jo çfar ju nevojitet. Rezoluta 1492 e OKB-së, është në fuqi për Kinën dhe Rusin, ndaj Thaçi bën mir t’ja lë vëndin studentëve, bëmë gjithë atë rrëmuj në 1990, që Thaçët e Kosovës ta kuptojn me marifet si vazhdohet

  3. oj, Palestine e Ballkanit says:

    Njohje reciproke:
    Aahahahahha, Serbia pret ta njoh Koqova??…pasi nenshkroi marreveshjen e nenshtrim te perhershem…Abdulllai, lol!

    oj, Palestine e Ballkanit

  4. Fatosi-kosove says:

    O avdullah hoti po pse behesh sikur shqiptaret Jane kafshe dhe te shikojne si delet bariun,po si ste vjen turp more i uruar qe te genjesh kashtu,per cilen njohje reciproke flet kur ti bisedon me vuqiqin per biznes e liqenin e ujmanit,apo per rrugen deqan plave qe e ndaloi vuqiq me nje dalje ne TV,kuptohet qe edhe ti dole ne TV duke u dridhur urdherive nderperjen e punimeve, askush nuk te beson avdullah pos ish udbashat e serbise qe Kane pritur kete dite tash e 22 vite dhe kjo dite ju erdhi, deshmi e gjalle ngutja e jote per kinse te vendos per kosoven siq deklaroi edhe isa mustafa se per vetem pak jave pushtet ne u kthyem ne serbi,prandaj edhe vuqiqi vjen kudo ne bisedime me ju sepse e din se ju jeni te tij,dobri shiftari prandaj edhe rusia nuk reagon sepse me ne fund i erdhen aleatet ne hyqymet,prandaj te uron edhe bashae sali berisha me tbirin fazlliq serbin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje