Transformohet tërësisht blloku “Artan Lenja“ në njësinë 7, Veliaj: Në Tiranë punohet

7 Shtator 2020, 11:23Sociale TEMA
Transformohet tërësisht blloku “Artan Lenja“ në

Një investim madhor po realizohet në rrugën “Artan Lenja“ ku po ndërhyhet si në ndriçim ashtu dhe në infrastrukturë! “Në Tiranë punohet!

Në rrugën “Artan Lenja“, ku po vijon puna për investimin total si në ndriçim ashtu dhe në infrastrukturë!”,shkruan Veliaj.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, pas ndërhyrjeve në infrastrukturën nëntokësore ka nisur edhe puna për shtrimin me asfalt, ndërkohë që po realizohen edhe trotuaret duke transformuar tërësisht blloqet e banimit përgjatë gjithë kësaj rruge.

Ky projekt në Njësinë 7 është një ndër investimet e Bashkisë Tiranë ku puna vazhdon me ritëm të shtuar për të kompletuar këtë nyje të rëndësishme të infrastrukturës së kryeqytetit që lidh zonën e ish-nyjes së betonit, Fushën e Aviacionit me Laprakën.

2 komente në “Transformohet tërësisht blloku “Artan Lenja“ në njësinë 7, Veliaj: Në Tiranë punohet”

  1. Lon says:

    Po si nuk te vjen turp qe genjen sheshit. Ke 5 muaj qe e ke filluar ket pun dhe e ke bo gjysem gjel. Gjatsia e kesa rruge esht 80 ml dhe banoret pallateve kane qe nga viti 2008 qe jetojn me balt dhe me pluhur. Pytja esht kte gjysem gjel tjeter kur do ta mbarosh. Gomisteria qe esht ne fillim te rruges qe mezi kalojn makinat ke dermend ta besh veper monumentesh pasi aty esht rrezik vdekje. Çfare ti bejm rames se ty esht gjynah te japish vot. Ivestimet çfare ke bo ne qender nuk me hyn ne pun se un ketu banoj o Erjon.

  2. Kozmo says:

    ESHTE E VERTETE QE NE TIRANE PO PUNOHET SHUME, POR ESHTE SHUME E NEVOJSHME LUERJA E FASADAVE TE BANESAVE TE TIRANES. NE TE GJITHE ZONEN E BLLOKUT VAJTOJNE PER PAK BOJE . ??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje