Iu vranë djalin pas fitores së Shqipërisë me Greqinë, prindërit e Gramoz Palushit flasin pas 16 vitesh

7 Shtator 2020, 10:23Sociale TEMA

Ishte viti 2004, kur 20-vjeçari shqiptar, Gramoz Palushi u vra në Greqi nga një shtetas greko-amerikan, pse po festonte fitoren e Kombëtares tonë përballë asaj greke.

Për herë të parë pas kaq vitesh, familja e tij ka pranuar të rrëfejë për ABC News jetën e tyre pas këtij momenti.

“Atë ditë e ndjeva veten si asnjëherë tjetër.

Shkova fillova punën dhe kur vjen një mik dhe tha na kanë vrarë Gramozin grekët.

E kanë vrarë pas shpine, e kanë çuar të gjallë shokët tek spitali.

Spitali nuk e ka hapur portën, janë mbledhur 500 emigrantë shqiptarë dhe më pas e kanë hapur.

Pasi e kanë hutur brenda nuk dihet.

Ka pëshpëritje që pasi i kanë futur gjak, i ka ardhur shpirti por e vërteta nuk dihet”, rrëfeu i ati.

Por, përpos humbjes së djalit të tyre, për familjen Palushi nisi një kalvar tjetër, premtimi për të mos humbur gjakun e tij u nëpërkëmb për vite me radhë.

Mirushi, i vëllai i tij rrëfen se si ndihet kur shikon pankartat e shumta nëpër stadiume në kujtim të vëllait të tij.

“E bëjnë thuajse në çdo ndeshje, është një ndjenjë e veçantë, pak e pabesueshme.

Normalisht që jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar”, tha i vëllai.

1 komente në “Iu vranë djalin pas fitores së Shqipërisë me Greqinë, prindërit e Gramoz Palushit flasin pas 16 vitesh”

  1. Lek Dugagjini says:

    T’ju kishin vrarë shqiptarët djalin, sa herë do kishit marrë gjakun deri sot?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje