Maturantja shqiptare në Greqi thyen rekord pikësh, del e para në Universitetin e Athinës pa ndjekur asnjë kurs privat

6 Shtator 2020, 21:42Sociale TEMA

Albiona Manço, maturantja shqiptare vlerësohet me 18.750 pikë në provimet shtetërore, duke u renditur e para në degën Informatikë të “OPA” Universiteti Ekonomik i Athinës.

E ardhur nga një familje emigrantësh shqiptarë, ka thyer rekord duke u vlerësuar sipas sistemit grek 20 në Informatikë, 20 Ekonomi, 18,6 Matematikë dhe 16.4 Gjuha Greke- Letërsi, por nuk është vetëm kjo arritja e maturantes shqiptare.

Albiona Manço nuk ka ndjekur aspak traditën e njohur të sistemit grek me kurset private të jenë pjesë e pandarë e shkollimit të të gjithë fëmijëve.

Përkundrazi, Albiona ka deklaruar se “nuk pranova kurrë të shkoj në kurse private pas shkollës. E njoh mirë veten time, e di sa kohë më duhet të përvetësoj një lëndë, koha dhe mundimi që duhet të investoj, kurset private thjesht do më privonin nga aktivitetet e tjera jashtëshkollore, që për mua janë njësoj të rëndësishme”.- thote ajo.

Albiona ka dhënë kështu një ndihmë të madhe në familjen e saj emigrante, pasi në Greqi thuajse të gjitha familjet me fëmijë gjimnazistë, nëse duan të studiojnë në auditoret e larta, duhet të paguajnë shuma jashtëzakonisht të larta, në kurset pas shkollore.

Ajo thotë krenare se “çdo gjë që bëj dua të jetë perfekte, nëse nuk arrij nivelin më të lartë, askush nuk do mësojë kurrë për angazhimin tim. Ky rezultat është piedestali në të cilin ngjitesha gradualisht me ndihmën e mbështetjen e prindërve të mij, nga klasa e parë fillore. Pandemia ishte një tjetër eksperiencë e vlefshme, me telemësimet, karantinën, më dhanë kohë dhe përvojë për të ardhmen”.

Albiona, nxënëse e shkëlqyer, paralelisht ishte dhe pjesëmarrëse në çdo aktivitet shkollor, duke dalluar sidomos në shfaqjet teatrale. Mësuesit dhe drejtori i Liceut flasin me fjalët më të mira për 18-vjeçaren shqiptare që theu mitet shumëvjeçare greke.

Drejtori i Liceut të Përgjithshëm Nr 2 Nea Ionia, Nikos Kokinakis, me entuziazëm e krenari thotë për Albionën “Kishte fatkeqësinë mos të niihte drejtor tjetër në arsimin e mesëm, kisha fatin e madh të ishte nxënësja ime 3 vjet gjimnaz dhe 3 lice.

Një fëmijë inteligjent, e shkathët, e dashur, aktive, penë e artë në gazetën e shkollës, sidomos reportazhet për lëndët ekzakte, fizikën, merrte pjesë në çdo aktivitet, duke kontribuar për programe mbështetëse për familjet në nevojë. Albiona, vajza e një nëne emigrante nga Vlora, babai emigrant nga Korça, por edhe fëmija ynë këtu në Nea Ionia, një familje që përveç problemeve ekonomike, përballej me problemet e vështirësitë e integrimit, sot na ka bërë të gjithëve të lumtur, e ka shumë akoma për të ofruar.

Urime e suksese për Albionën dhe prindërit e saj të mrekullueshëm, janë shumë pak, meritojnë shumë, shumë më tepër”- ka përfunduar drejtori i shkollës së Albionës.

Me superlativa, fjalë plot dashuri e urime të përzemërta kanë folur edhe mësuesit e lëndëve të Informatikës, Ekonomisë e Filologjisë së Albiona Manço, tepër të emocionuara për suksesin e nxënëses së shkëlqyer nga Shqipëria, që ka mahnitur mbarë opinionin publik në Greqi.

Albiona është fëmijë i vetëm, prindërit erdhën në Greqi dhe e lindën këtu. Në fillore ishte e vetmja nxënëse e huaj dhe për këtë thotë “disa herë ndjehesha e huaj, ndryshe, nuk ishte e lehtë si fëmijë emigrantësh, duke u rritur, në gjimnaz e lice u qetësova se kishte dhe fëmijë të tjerë të huaj. Si përfundim, diskriminimi sado i kufizuar që përjetova, më forcoi, më bëri më të përgatitur e të matur”.

10 komente në “Maturantja shqiptare në Greqi thyen rekord pikësh, del e para në Universitetin e Athinës pa ndjekur asnjë kurs privat”

  1. rosa says:

    te lutte.suksese

  2. Grekofagos says:

    Bukur!Urime!

  3. D... says:

    Frontistirio quhet pas shkolla e detyruar per te gjithe nxenesit (gati mafioze), ne nje shtet me nje sistem arsimor shume te prapambetur…… Nje gje absurde e padegjuar ne nje shtet te Europes,,, frontistirio ooooo…… sa per shqiptaret kane qene historikisht dhe jane akoma motori intelektual dhe fizik i atij vendi qe rastesisht u quajt “Greqi” para 150 e kusur vjetesh, duke perdhosur ne menyre te rregullt identitetin e tyre,, qe behej dhe behet edhe sot nga pjesa me obskurantiste…….

    1. Mich says:

      O D…. kar. ku ron ti qe thua nuk ka frondistirio ne Europa me thuaj nje vend o trap asgjekundi nuk eshte e detyrushme por prindi ben gjithshka per femijen e vete. Ri or trap se na ran leshte duke paguare Nachhilfe dhe Betreuung ne gjermani dhe mos fol budallqe nga goja vetem te shani dini rac e mutit dilni njeher jashte nga fshati pastaj flisni per Evropen.

  4. Lora says:

    Shume gabim duhet te kishte studiuar. Ne turqi qe tu kthete me perce

  5. Ganiu says:

    E ore turkoalvane , e more vesh si fitojne shqiptaret ?? Duke punuar fort , dhelexuar shume, dhe si kjo vajza ka me mijra ne Shtetin Helen , punojne dhe lexojne shqipot ore gaxhgaun , nuk lepijne bythen e Janulles dhe rine neper kisha per 300 euro .
    E mkre vesh tani ??? Mblidha ata larot , ata pisanjozet si flm , detari , lee lee, tfgs ,hoxh armandi dhe pini uthull ……dobica , plera , mbeturina …

  6. Marko Boçari says:

    Sa herë gjaku dhe DNA superior i shqiponjave i kanë dhënë asaj toke vrrull, duke filluar me Dorët, Arvanitetët e deri sot emigrantët

  7. Olimpia says:

    Shqiptaret, shumica sepse pyll pa derra u ka, kudo ku ndodhen, ne Shqiperi apo jashte, ne kushte te barabarta deshmojne inteligjence, karakter dhe vullnet te forte te barabarta me popujt me te zhvilluar. Fatekeqesia eshte qe ne tokat shqiptare klasa punedhenese dhe politika jane ne nivel te ulet deri te mesem, nderkohe qe vendet e perparuara, me ndonje perjashtim, klasat drejtuese I kane ne nivel te larte. Vajza ka gjetur nje mjedis te mire dhe ka shkelqyer. Urime asaj dhe qindra te tjereve qe shkelqejne kudo ne bote.

  8. Ledio says:

    I merr shurra te ashtuquajturit “Grek” po mos te jene shqiptaret. Kjo eshte gje e mirë por e keqja vjen me vone ku shumica e ketyre behen me Greke se Greket edhe fillojne e te grrisin pashaportat ne kufi edhe fillojne e nxjerrin lloje -lloje llumraash nga shpirti edhe nga haleja e siperme. Vajzes suksese edhe ishalla jam gabim.

  9. Apojo says:

    Edhe në Shqipëri është bërë mbytëse fryma e kurseve private në gjitha nivelet e shkollave, përjashto çerdhet dhe kopështet.
    Fëmijët e mij pa kurse dhe janë në Exelencën në shkollat përkatëse.
    Faji është i Qeverive përkatëse që me të marrë sinjal që një punonjës/e arsimi predikon kurset automatikisht të përjashtohet nga detyra e mësimdhënjes pa diskutim.
    Por është bërë praktikë që i njëjti mësies/e që jep mësim paradite i kërkon pasdite në kurs me pagesë, fenomen ky në të gjitha shkallët e arsimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje