"Deti" me Greqinë më 2009, Berisha akuzon: Myslim Pashaj falsifikoi hartat, ndërhyri politika turke. Ishte marrëveshja më e mirë

10 Shtator 2020, 22:41Politika TEMA

Rrëzimi i marrëveshjes së vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë nga Gjykata Kushtetuese shqiptare është rikthyer sërish në vëmendje.

Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, ish-Kryeministri Berisha iu përgjigj Kryeministrit Rama, që e cilësoi atë marrëveshje akt një tradhti kombëtare.

Berisha tha se në fakt është Rama ai që bashkë me Gjykatën Kushtetuese kreu një akt tradhtie, ndërsa akuzoi ushtarakun Myslym Pashaj për falsifikim të koordinatave dhe hartës që paraqiti në gjykatë. Gjithashtu Berisha tha se politika turke ndërhyri në Gjykatën Kushtetuese.

Berisha: Bashkë me gjykatën kanë kryer një akt të tradhtisë kombëtare. Një gjë ju kërkoj. Lexoni vendimin e gjykatës. Nëse gjeni një konkluzion të bazuar në ekspertizë, 100 herë ndjesë ju kërkoj.

Asnjë ekspertizë. I vetmi dokument që është marr për bazë, është harta e një falsifikatori që i mbush xhepat tjetërkujt.

Fevziu: E keni për zotin Pashaj?

Berisha: Ai ka spostuar linjën bazë të koordinatave. 90 km e ka spotuar në territorin shqiptar dhe ka ndryshuar territorin shqiptar para gjykatës nga 38 km në 22 km.

Fevziu: Mendoni që ajo marrëveshje është më e mira?

I bindur të jesh ti, që marrëveshje të atilla nuk do vijnë më. Marrëveshja është marrëveshje, nuk është ndarje në gjykatë.

Në marrëveshje ti synon optimumin, nuk synon maksimumin, sepse po synove maksimumin pala tjetër të nxjerr më këpucë të kuqe.

Sali Berisha kishte parasysh që pala tjetër është me 6 milje, kur unë jam me 12 milje. Harrove këtë moment? Si ta thotë konsulenti ndërkombëtar: Greqia kishte asin nën mëngë për të kërkuar 12 milje.

Fevziu: Është përfshirë politika turke në Gjykatën Kushtetuese?

Pa dyshim, e kam thënë dhe e them. Megjithatë e rrëzoi Gjykata Kushtetuese!

13 komente në ““Deti” me Greqinë më 2009, Berisha akuzon: Myslim Pashaj falsifikoi hartat, ndërhyri politika turke. Ishte marrëveshja më e mirë”

  1. vang says:

    Tani bindem qe sala eshte burri me palaco,shpifes. Te dalin hartat dhe te ballafaqohen sepse kjo ndyresisire per te shpetuar vehten shpifi dhe kete. Po greku pse nuk thote qe hartat e Pashajt jane fallcifikuar??? Kerme politike.

  2. xx says:

    PO Greqia perse nuk e konfirmon kete ”shkelje” apo injoranti kujton se deti matet me kompast sic e bente ai.Pastaj perse nuk ka kerkuar ballafaqim te hartave Sala kur e ndjente vehten te paster apo tani i erdhi veza.

  3. Nik says:

    Perpjekja e rradhes per te perhapur serish mjegull ne lidhje me vendimin e gjykates kushtetuese deshtoi. Gjykata Kushtetuese nuk i merr vendi et ne baze te ndonje harte te servirur nga ndonje person, pretendon se ka ndonje informacion ne lidhje me ceshtjen ne fjale por merret mbi bazen e nje marrveshje te nenshkruar e volosur, e shoqeruar me dokumentacionin perkates perfshire ketu dhe harten e dal nga kjo marrveshje. Prandaj eshte e kot perpjekja per te mbuluar diellin me shosh. Kjo menxyr duhet te jap llogari ne kete apo ne ate bote per fatkeqsit qe i ka sjell ketij vendi per 30 vite me rradhe.

  4. Pranvera says:

    Ju Sal jeni ujk i vjeter dhe si i till ushtroni manovren se mbrojtja me e mir eshte sulmi por te ini te sigurt se nuk do shpetoni me mekatet qe keni ber .Ju ini kaq te pa cip nga i akuzuar ktheheni ne akuzus.E keni kot NUK SHPETONI DOT

  5. Lik says:

    Haha..Gjykata kushtetuese e S.B u mashtrua nga harta te fallsifikuara dhe ai nuk e denoncoi atehere por u kujtua tani.
    Tallja me shqiptaret arriti kulmin!

  6. pjeter says:

    Ah mor Sali,shpresoj shume qe kjo e uruar Spak te mos vohohet shume,e te te kapi ty dhe Pashane akoma ne gjendje ti pergjigjesh nje gjyqi publik per tradheti te larte ndaj kombit.Atje hidhe kete ide te çmuar kunder Pashajt,qe kurre nuk ka qene dhe nuk do te jete si ti.Aluzionin tend qe Pashaj mbushi xhepat e tjeter kujt, i tregon shqiptareve gjithnje e me shume,teknikat e hajduterie qe ti i njef mire ,pasi i aplikon me familjen tate te madhe,me fis,fare,e madje padyshim, me sa po shofim, edhe me kollovare.Te shofim Sali sa do jesh ne gjendje ta mbash nen tension çirakun tat Luli,Mundet fare mire te behet nje bashkepuntor i shkelqyeshem i drejtesise,mbi te gjitha,eshte shume here me i ri se ty,nuk besoj se ka ndermend ta humbase shancin qe mund ti ofrohet,prandaj me te drejte ty te zien prapanica shume.I bere llogarite gabim Sali,nuk i njef me shqiptaret aq sa shqiptaret te njofin ty dhe familjen tate,shqiptaret jane evoluar,ty te ka ngelur ora ne 1992.

  7. hasani says:

    Oooooooooooooooooooooo prokuror cela kuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu je!!! A je gjalle bre burre, apo mos je ne grhamat e fundit.

  8. Altin says:

    Ec e voto prape Salen! E meghithate edhe Rama ne hapat e tij po ecen ☹️

  9. Hapu Xhipe says:

    Vetem hartat nuk falsifikohen, cfar jan ato hartat e ” tok e xanun” te kadastrave te kohes Sales. Ta bon kopilin dhe ta len ne der. Medet cfar na ka gjet.

  10. Trotski says:

    Po pse e nxirni kete Tradhetar te Interesave te Kombit ???!!!!.Mjafton keto thenie te Tij dhe i duhet Hapur nje Proces per Tradheti Kombetare.

  11. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Mereni kete qelbesira,qe qelbi dynjane dhe futeni ne burg.
    Me kushtetute jemi te gjithe te barabarte perpara ligjit.
    Kur ngrihet nje akuze dikush duhet te denohet:
    Ose i akuzuari,n.q.s. vertetohet akuza,
    ose akuzuesi n.q.s. genjen.
    Ky perbindesh vetem genjen,Kolonel Pashai,duhet ti drejtohet
    Gjykates Speciale,sepse behet fjale,per tradheti kombetare.
    Boll me qelbesirat fashiste berishiane,
    cliroheni Shqiperine nje here e mire nga kjo fatkeqesi
    E njejta gje vlen edhe per Ramen,n.q.s. ai e ka seriozisht,
    gje per te cilen dyshoje.
    Edhe ai duhet ti drejtohet gjykats,sepse akuzohet per tradheti kombetare.
    Apo ka ngrene shume corbe,aq sa po i del nga gryka dhe sja mban suma,
    sepse kerma e Vicit qe doli i numeron dosjet?

  12. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    ?

  13. Labi says:

    Si gjithmone kopili Serbise ben akuza,perfiton se ne ate fshat te madh nuk ka ligje dhe shtet. Ne ate vend kan dal e j qajne hallin teresise territoriale Fevziu,Vasili e vajmeded te tjere,kan shit grate e vajzat qe kan ne shpi e po i vjen keq per Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje