Gazetari Valon Gashi, nga komuna e Bujanocit, i diplomuar për gazetari në Universitetin Tiranës, pas punës 10-vjeçare në televizionet publike të Bujanocit dhe të Tiranës është emëruar diplomat në Bern të Zvicrës.
Tashmë edhe Lugina e Preshevës do të bëhet pjesë aktive e diplomacisë shqiptare. Si pjesë e ndërmarrjes strategjike e programatike për të forcuar rolin e Luginës së Preshevës në diplomaci, Gashi është emëruar këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër.
Lajmi është bërë me dije nga Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, i cili e quan këtë një lajm të mirë, për të cilin ka falenderuar edhe ministrin e Jashtëm Gent Cakaj.
Postimi i Reagmi Mustafës:
Një super lajm!
Përfundimisht edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës bëhen pjesë aktive e diplomacisë shqiptare.
Një falënderim me mirënjohje të veçantë për Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.
Si pjesë e ndërmarrjes strategjike e programatike për të forcuar rrolin e Luginës së Preshevës në diplomaci është emëruar Valon Gashi si këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër.
Me detyrë të veçantë për përkujdesjen e diasporës së Luginës të Preshevës, mundësi më afër vendlindjes dhe mekanizëm për të trajtuar sfidat me të cilat ballafaqohen.
Shumë shpejt edhe emërime të tjera nga Lugina.
Urime !
Emerin nepotik i Ragmi Mustafes e Gent Cakajt me nderhyrjen e Aleksander Çipes. Lugina e Presheves ka intelektuale disa here me te ditur se Valon Gashi