Ditën e mërkurë Moska lajmëroi fillimin e vaksinimit në masë tek vullnetarët. Qeveria e Moskës dhe Instituti ‘Gamaleya’ ftoi të gjithë banorët të bëheshin pjesëmarrës për një regjistrim të testimeve klinike për vaksinën e Covid- 19 “Sputnik V”
Departamenti i Shëndetit në Moskë tha në një deklaratë se rreth 40.000 njerëz do të mund ta marrin falas vaksinën.
Vaksina ‘Sputnik V’ administrohet në dy doza, ku secila bazohet në një vektor të ndryshëm që normalisht shkakton gripin e zakonshëm tek njerëzit
Javën e kaluar disa mjekë ishin ndër të parët që u testuan për vaksinën e COVID-19.
Rusia deklaroi se deri në fund të vitit do të prodhojë afërsisht 1.5 deri në 2 milionë doza në muaj, duke e rritur gradualisht prodhimin deri në 6 milionë doza në muaj.
Rusia po zhvillon gjithashtu një vaksinë të dytë për coronavirusin.
Instituti i Virologjisë Vektori Siberian, të martën e 8 shtatorit përfundoi fazat e para të testeve klinike.