Pse Lulzim Basha i shmanget sfidës së Erion Veliajt?

11 Shtator 2020, 09:28Politika TEMA

Lulzim Basha ka shumë më tepër pengesa sesa duken, në rrugën e tij, drejt garës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021. Njëra prej më kryesoreve prej tyre, është përcaktimi i qarkut në të cilin ai do të kandidojë, për në Parlamentin e ardhshëm. Kryetari i mazhorancës Edi Rama, ka zgjedhur Durrësin, për shkak të projektit të rindërtimit në zonën më të goditur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Ndërsa kryetari i opozitës, ende.

Për Lulzim Bashën ka një ftesë publike: “Kam një propozim: Lulzim Basha duhet të kandidojë në Tiranë dhe duhet të udhëheqë fushatën e Tiranës, sepse nuk mund të kërkosh punën e Edi Ramës, pa u ballafaquar njëherë me punën që kishe në Bashki. Pa u ballafaquar me bilancin e punës që ka bërë, asnjë nga ne nuk kërkon dot një punë tjetër, sepse nëse ke dështuar te puna që kishe, punëdhënësi tjetër të thotë: si mund të të marr unë ty kur ke dështuar njëherë dhe të bëj suksesin tim? Për të gjitha këto arsye, Lulzim Basha duhet të kandidojë në Tiranë.”

Dorashkën e duelit e ka hedhur Erion Veliaj, këtë radhë me cilësinë e udhëheqësit politik të PS për fushatën e Tiranës, në zgjedhjet e reja parlamentare. Ka qenë një propozim publik sa surprizues aq edhe i drejtpërdrejtë, për të cilën kampi i opozitës dhe Lulzim Basha vetë, nuk kanë dhënë ende asnjë përgjigje. Shmangia e përgjigjes nga ana e Lulzim Bashës nuk mund të zgjasi pafundësisht, duke patur parasysh dinamikën e fillimit të përgatitjeve për fushatën e cila “de facto” ka nisur nëpër selitë e partive dhe në terren. Duke dashur të fitojë kohë, propaganda opozitare është munduar që të krijojë idenë, se Kryetari i PD po sheh mundësinë për të kandiduar përballë Edi Ramës në qarkun e Durrësit.

Por, ajo është thjeshtë një shashkë mediatike, e pambështetur në logjikën e një gare ku për liderin e opozitës është në lojë e ardhmja e tij politike. Gara mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës nuk është as lokale e as me projekte ekzekutive si ai i rindërtimit, por një sfidë kombëtare politike dhe elektorale, për fitoren e mandatit të tretë qeverisës nga ana e PS, ose për rikthimin e opozitës në pushtet.

Në këto kushte, i vetmi vendim logjik për Lulzim Bashën, mbetet gara përballë Erion Veliajt në Tiranë. Për arsye se kryeqyteti është qarku që prodhon edhe më shumë mandate deputetësh, plot 25% të totalit prej 140 deputetësh që ka Parlamenti i Shqipërisë. Por edhe për disa arsye të tjera:

E para, sepse një lider që kërkon të udhëheqë ndryshimin dhe rrotacionin, siç pretendon Lulzim Basha duhet ta nisë atë nga kryeqytetit edhe simbolikisht, duke dhënë mesazhin se nuk i shmanget qendrës më të rëndësishme politike të Shqipërisë.

E dyta, sepse Lulzim Basha për të qeverisur Shqipërinë duhet të tregojë modelin e tij të qeverisjes së deritanishme në jetën politike. Meqenëse ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, përpara Erion Veliajt, nuk ka një lojë më të mirë pasqyrash për ta bërë këtë, përveçse duhe garuar këtu.

E fundit, Lulzim Basha përfundon përmes kësaj gare, ciklin e gjatë të investimit politik që ka bërë PD dhe opozita për të. Një cikël për të cilin është paguar edhe çmimi i grabitjes së mandatit të katërt të Edi Ramës për bashkinë e Tiranës më 2011, për ti hapur rrugën ambicjes së tij kryeministrore.

Por, asnjëra nga të gjitha këto arsye e shumë të tjerë, nuk pritet që ta bëjnë Lulzim Bashën që të pranojë për tiu përgjigjur pozitivisht thirrjes së Erion Veliajt për tu përballur në Tiranë. Sepse kryetari i opozitës për kater vjet me radhë në krye të bashkisë së kryeqytetit, fjeti gjumë dhe nuk ka asnjë bilanc për ti treguar qytetarëve, si modelin e tij të qeverisjes.

Alpenews

13 komente në “Pse Lulzim Basha i shmanget sfidës së Erion Veliajt?”

  1. Artan says:

    Këto që thoni janë të gjitha pallavrat tuaja. Ai nuk ka detyrim ti përgjigjet dhe as t’i japë llogari Veliajt se ku do kandidojë e ku jo. Është si ti thuash Ramës pse nuk kandidon prapë në Vlorë këtë herë apo nuk t’a mban b… Ajo që është e habitshme , pse Veliaj i drejtohet Bashës kur ky është në opozitë . Pse ka nevojë Veliaj që të bëjë një sfidë ? Zakonisht sfidat , aq më tepër kur bëhen nga njerëzit në pushtet , janë tregues i pasigurisë që kanë tek zgjedhjet dhe votuesit, sepse pala në pushtet nuk ka nevojë për sfidë . Sfidën e shtron pala në opozitë .

    1. Redi says:

      Esht krejt normale qe mos ti pergjihjet lali erit. Erjoni esht paidentitet dhe nje njeriu te tille esht luke ti pergjigjesh o Tema. Por ju kerkoni te beni me patjeter faktor Erjon Fikun por me kot se nuk mundeni. Ai esht pa baba dhe si i tille esht mamqim!

      1. Edkari says:

        I shmanget Lali Erit.
        Basha po te doje e ben zdromsin Velia qe te hy dy pash ne dhe.
        Aman se kur flet Lali Eri e Lafsha Spiropali me ngefet raku me ja fut Ruçit brenda.

    2. kunati says:

      Po ku kandidon ai mo, ia ka marre fytyen kunati qe ngeli duke i vene gjoba te gjitheve!!!!!
      Nga nje ane kunati Bashes, nga nje kunati i Berishes po me dnertime. parti kunatesh ne Tirane!!!!!!

    3. seldi says:

      Po Basha vetem vjedh, ve gjoba, iken pushon ne Hollande atje te vila e vet dhe kujton populli se qan hallet e veta

  2. Miri says:

    Tano
    A je i marre a je prej Puke(me shaka)
    Duhet me fol me fakte dhe ato jan kokeforta
    Luli ka bere zero pune si kryetar bashkie
    Ka vetem nje gje plus pasaporten hollandeze. Besoj e kupton

  3. Keli says:

    Po he pra te kandidoje apo s’ia mban menderja!!!!!!!

  4. ela says:

    po ku ia mban atij te kandidodje se ska ber asnje pune ne Tirane
    ai do shkoje me siguri ne ndonje vend qe se njohin sa mashtrus e gjumash eshte

  5. Demokrati zhgenyer says:

    Mbaj mend qe dy firmat e fundit te tij ishin:
    1. I dha leje vetes per shtese kati!
    2. I zgjati lejen e ndertimti pallatit te ambasad e Kosoves, qe po ankoheshin te gjithe dhe u ndertua ne kushte te tmerrshme dhe pa asnje vendparkimi dhe babezi totale.
    Ca prisni ju nga ky njeri qe te beje? Mendjen te lejet e ndertimit dhe pallatet e ka!

  6. albblog says:

    regulloj floket lulush

  7. qytetar says:

    Ku e ka hallin mos i prishen floket nga era !!!!

  8. Luli says:

    Lulzim Basha do te kandidoj ne Elbasan ose ne Shkoder keto jane du qytetet e mundshme qe ai ka thene, dhe qe ka mundesi qe te fitoj ,se ka me shume democrat

  9. George Bush says:

    Ju komonistat jeni shum mir me gojen se e keni qef karin ngoj si ai enver hoxha qe punonte nkafene edhe kur skishte pun ja rraste pronari nbyth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje