Nga Adriatik Doçi
Korrupsioni në sistemin gjyqësor pengon investitorët e huaj në Shqipëri. Kjo është kryefjala e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në Shqipëri. Raporti vjen disa muaj pas publikimit nga të një skandali të paprecedentë korrupsioni dhe pleksjesh interesash, duke sjellë si pasojë largimin e një kompanie amerikane nga Shqipëria. Bëhet fjalë për kompaninë International Cruise Duty Free (ICDF), e cila në vitin 2019 fitoi tenderin dhe lidhi një kontratë me TIA-n për menaxhimin e ambienteve Duty Free në Aeroportin e Rinasit. Por, këto ambiente kontrollohen edhe sot nga bashkëshortja e Gjin Gjonit, përmes kompanisë së saj Albania Duty Free Distribution, në kushtet kur kishte humbur tenderin për menaxhimin e këtyre ambienteve si dhe në kushtet kur kontrata me TIA-n i kishte mbaruar në 27 gusht 2019.
Për të mundësuar kontrollin mbi dyqanet, Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi gjetën dy gjyqtarë pa Veting, Avni Sejdin dhe Mimoza Kajo Brahimin, të cilët vendosën në favor të tyre, vendime të cilat shkarkuan reagime në nivel ndërkombëtar. Në këtë makinacion u përfshi edhe zëvendësministri i Financave, Elton Haxhi, i cili i rinovoi autorizimin për 24 orë kompanisë së Elona Çaushit për ushtrimin e aktivitetit Duty Free, në shkelje të hapur të procedurave dhe afateve. Vendimi u përdor më pas nga çifti Gjoni për të mbajtur ambientet në Rinas, përmes gjykatës.
Në 13 shkurt 2020, Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama. Disa orë pas këtij takimi, zëvendësministri i Financave, Elton Haxhi, i cili me implikimin në këtë çështje dëmtoi imazhin e qeverisë, dha dorëheqjen. Megjithatë, kompania amerikane ICDF është larguar nga Shqipëria dhe çështjen e ka çuar në Arbitrazh. Nuk përjashtohet mundësia që shteti shqiptar në të ardhmen të paguajë një tjetër faturë për shkak të një afera me protagonistë njerëz të gjyqësorit dhe administratës.
Dy ditë para takimit me kryeministrin Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se “në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”.
Ndërsa, Lucio Suoto, president i International Cruise Duty Free, ka pohuar se “Ky zhgënjim ka koston e tij jo vetëm për kompaninë tonë. Sepse ka kosto të tjera nëse Ministria lëshon një licencë pa shqyrtuar dokumentet apo nëse gjykata merr vendime duke shkelur çdo parim biznesi. Ka kosto për qeverinë shqiptare, e cila së fundmi humbi një çështje në gjykatë ndërkombëtare kundër një tjetër kompanie të huaj. Ka edhe kosto që i ndajmë me qytetarët shqiptarë, sepse kjo çështje është më shumë se një investim i huaj i humbur, por është edhe çështje e së ardhmes që këta qytetarë meritojnë. Ne jemi të zhgënjyer, më së pakti. Në vend që koha jonë të shpenzohej në investimin e bërë, po harxhohet duke luftuar një kauzë dhe probleme që pikësëpari nuk duhet të ekzistonin”.
Dje, pas raportit të DASH, Partia Demokratike, përmes Jorida Tabakut, u shpreh se qeveria largoi investitorët amerikanë nga Shqipëria për shkak të korrupsionit. “Raporti thekson raste konkrete të bizneseve amerikane, që janë larguar si rezultat i korrupsionit qeveritar me të cilin janë përballur. Qeveria ka qenë armiqësore ndaj investimeve të tilla, ka favorizuar korrupsionin përballë investimeve të partnerëve strategjikë të vendit”, tha Tabaku.
Po si qëndron e vërteta? Gjin Gjoni, me influencat e tij në gjyqësor, mundësoi largimin e një kompanie konkrete amerikane nga Shqipëria. Pasi Gjin Gjoni dha dorëheqjen nga drejtësia për të evituar përballjen dhe shkarkimin nga Vetingu, Partia Demokratike hyri në negociata me të, për ta kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021. Pas publikimit të lajmit nga Shqiptarja.com, Partia Demokratike reagoi, duke pohuar se nuk do të pranonte në listat e saj njerëz që ishin larguar nga drejtësia për shkak të Vetingut.
Por, Gjin Gjoni pretendon ndryshe. Gjyqtari i ka dërguar një letër KLGJ, duke shpjeguar motivet e dorëheqjes. Si motiv të dorëheqjes së tij, z, Gjin Gjoni ka parashtruar faktin se nga ana e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike Lezhë dhe njëkohësisht të Partisë Demokratike Tiranë, është propozuar për të qenë kandidat i mundshëm për zgjedhjet e ardhshme politike në Qarkun e Lezhës. Në këto kushte ai ka kërkuar shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së parevokueshme me efekt të menjëhershëm.
Ndërkaq, nisur nga kjo tentativë e Gjin Gjonit për t’u bërë deputet, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u dha këtë mesazh partive politike: “Paralajmërim: Teksa partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”.
Mire e ka Jorida Qeveria ka qene armiqesore ndaj bisnesit amerikan dhe miqesore ndaj bisnesit te kandidatit per deputet te PD, Qin Gjoni!
Jorida ka edhe te tjere Q…. te degjeneruar, mblidhini dhe bejini deputet.
Hani, hani se ju ben mire…nderkohe karvani ecen perpra me bekimin e Shqiperise se Ripjellur…
Eshte e pafalshme qe Zv.ministri te japi doreheqjen pa i hyre gjemb ne kembe, po ashtu te dy gjyqtaret.
Gjoben do ta paguajme ne dhe fajtor nuk eshte as Gjini dhe as e shoqja. Ata private jane.
Ne kemi paguar me taksat tona zv. Ministrin dhe gjyqtaret. Keta nuk mund te dalin pa lagur. Para se ne te paguajme miliona euro, duhet tu sekuestrohen edhe rrobat e trupit gjyqtareve dhe zv.ministrit.
Ne se ligjet nuk e lejojne, ndryshojini, bejini ashtu si duhet. Eshte me te vertet e turpashme. Gjoba pa fund mbi shpatullat tona, po ngarkohen me borxhe edhe sternipat per te paguar pazaret e ketyre horrave qe gjasme “gabojne”.
E çuditeshme! Çfare diskutojne deputetet, ministrat, keshilltaret e tyre, kur takohen?
Nuk i shqetesojne keto miliarda qe rrjedhin?
Kush eshte me i paster xhin xhoni qe ka mbrojt komunustin sali e co apo saliu qe ka mbrojt te korruptuarin xhin?!!!!
Kjo që shkruani sot , ato, për të cilat jeni bo telef duke shkruajtur ka mbi 3 vjet e deri më sot , si dhe po ato që, do shkruani po njëlloj edhe në të ardhmen , por pa mundur me ndryshu asgjë , e ka gjithë rrjedhojën nga LIGJI i mangët i VETTINGUT , i cili , pasi u tërhoq, u shkëly e u copëtua nga të gjitha anët e nga të gjitha palët , përfundoi në atë derexhe limonatë , sa me i fresku gjithmonë ato që duhej ti kapte e të jepnin llogari . Prandaj u votua me unanimitet !! . Prandaj u duartrokit për pesë minuta me unanimitet , si dhe nga gjithë trupa diplomatike , me në krye ambasadorin e SHBA-së Arvizu , para ardhësin e kësaj të sotmes , KIM-it . Prandaj , as kësaj s’i besohet , e mos të bëjë deklamacione artistike .
Mjerë ne ç’na ka gjet e në dorë të kujt kriminelave kemi ra .
Por, mos të mërziten hiç. Kupa po mbushet dhe derdhja do vijë aq e vrullshme , sa që do hikin mjaft keqazi, nga i pari deri tek i fundit , e kanë për t’i dorëzuar me hir e me pahir, gjithçka , që i kanë abuzuar e rrëmbyer këtij vendi e këtij populli , jo vetëm ato, por gjithë abuzuesit me në krye oligarkët e mafiozët e lidhur ngushtë me politikanët e pushtetarët .
Një vend që presidentin eshte hajdut me damkë dhe film,
çfarë prisni nga fshatare te degraduar qe vetem kane vjedhur edhe koperativen ,jo me popullin.
plotesisht dakord me komentin e Vladimirit
Ky artikull eshte i porositur. Nga ana ligjore çeshtja eshte e mbyllur. Nese ambasada del mbi vendimin e gjykates atehere le ta votojme ambasadoren per kryegjygjtar. Vetem diltatura i zgjidhte keto ptoblemet qe krijojne lojrat me gjygje e gjykata me seanca pa fund e fjygj mbas gjygji. Ky sistem nuk e ben dot .
Bravo, komenti me I arsyshem.
Faji nuk eshte i opozites qe ikin kompanit e huaja. Faj eshte i qeveris qe ka 7 vjet dhe tenderat ua ka dhene oligarkerve. Ramuti dhe ministrat e tij qe jane seksera te ramutit marrin 20% te cdo kontrate . Si mund te investoj nje kompani e huaj. Si mundet qe Ramuti e ministrat e tij te denononcojn vjedhjet e paraardhesve te tyre kur keta vjedhin gjiyhcka. Gjin Gjoni nuk mund te vjedh dot asgje po te mos vjedh Rama,Berisha e tani Ramuti. Ramuti do ndertonte 2km unaze ne Tirane per 40 miljon euro deri sa aferen e zbuloj deputeti i Vlores Agron Shehaj. U denua ndonje … asnje .PSE? po ke do denonconte Ramuti veten e tij sepse ai eshte kapoja i te gjitha aferave .
Taulnat,na ngrenç ate qe nuk thuhet.
Akoma merreni me kete ruspi ju, ajo mashtroi gjermanin, ia vodhi te gjithe pasurine dhe per te pasur edhe nje vendim gjyqesor mbi vjedhjen “bashkeshortore” u lidh me Gjin Gjonin, ajo eshte nje ruspi ordinere por shume e pasur, aman edhe sa here do ta qisni kete kurve ordinere neper gazeta
Po pse nuk publokini shkrimet? Jeni bere si ish-Zeri Popullit .