Litanitë e Lubonjës

13 Shtator 2020, 19:14Politika TEMA

Nga Gezim Basha*

Fatos Lubonja, me shumë se sa një paragon i lexuesit të keq, mbetet model i lexuesit më dashakeq të lsmail Kadaresë. Tuneli pa dalje i i tendenciozitetit të interpretimeve të tij (jo)letrare, e ka nxjerie Lubonjën në ishullin e nihilisteve, rrethuar me vrer e terr.

Vështirë të gjendet, së paku në harkun e tridhjetë viteve të fundit, një zëdhenes më kembengulës se sa zoteria e tij në orvatjen kolektive por fare të pashpresë të atyre qe kombinohen vetem nga një synim i përbashket, mohimin dhe deformimin e kuptimit të vepres së shkrimtarit me të madh shqiptar.

Fatos Lubonja ka shkuar aq larg në ekstremizmin e tij saqë jo vetëm i vesh Kadaresë kuptime të cilat nuk gjejne ilustrime në tekste konkrete, por i stimuluar nga ndergjegjia e keqe e mohsit spekulativ, ai mohon edhe egzistencën e disa pasazheve të botuara si pjese librash qe zene kreun e vendit në Kanonin e Letersise Shqipe.

Vite me pare, i ndodhur në nje studio televizive, në nje duet me te ndjerin A. Klosi perballe Maks Velos, Lubonja e quajti te pamundur egzistencen e vargjeve te meposhtme nga vjersha e gjate, “Në Mesdite Byroja Politike u Mblodh,”

Ketu jane varrosur te permbysurit,

Pashallare, bejlere, familiet e medha,

Ata struken, trupat kthejne permbys e nisin

qe ti zhveshin me një vrrull hata.

Rrobe sundimtaresh te pergjakta,

Me nishana e grada veshin shpejt.

Dhe me to mbi supe neper nate

Ikin drejt mengjezit si rrebesh.

…Ata shkojne në zyra , ministrira,

Madje ngjiten gjer në Komitetin Qendror.

Do te ishte padrejtesi ti quaje keto vargje, te pashoqe në krejt Lindjen Komuniste, thjesht prove disidence.

Shume me teper se kaq, keto vargje jane produkt i mendjes dhe ndjesive te nje heretiku abraziv perpara te cilit edhe vet Zamjatini tingellon i zbehte. Edhe pse keto vargje jane ribotuar nga “Onufri” në “Vepra Poetike e Kadarese,” Lubonja kembengul në mos egzistencen e tyre. Kjo të kujton vëzhgimin e Niçes tek, “Përtej të Mirës dhe së Keqes,” ku, duke ndjere rrezikun e manipulimit të kamufluar si interpretim, ai paralajmeron, “nën sforcimin e interpretimit, teksti nuk duket më.”

Gati 50 vjet më parë, në kohën më të errët të shtypjes politike në vend, Ismail Kadare e hapte poemën Laokonti—një poemë mbi krimin politik dhe verbimin e audiencës nga propoganda—me vargun ,

“Më shihni tek mbytem nga gjatpërinjtë…”

Pluralizmi shqiptar, megjithe deshtimet masive, së paku në aspektin kulturor, shkaktoi nje metamorfoze të dobishme, i kthehu gjarpërinjtë e djeshëm në thnegla dhe zhapinj; degradimi i tyre duket aq i pashpresë saqë vargu i mësipërm nuk ka shans të lexohet, “me shihni tek bezdisem nga thneglat dhe zhapinjtë!”

Letërsia e vërtetë nuk është kurë terapeutike kundër sëmundjes mendore të nihilizmit! Kurimi I semundjeve kerkon mjeket me perparse të bardha..

Litanitë e nihilistëve e kanë shoqëruar letërsinë në thuajse tre mijëvjeçarë. Do të vazhdojne akoma!

Nuk janë gjë e re as litanitë e Lubonjës.

*Pedagog i letërsisë në SHBA

41 komente në “Litanitë e Lubonjës”

  1. NNP says:

    O TRAP QENKE DHE MESUES LETERSIE DHE VLERSON KADARIN ME TE MADH SE MIGJENIN
    QENKE……ME FAL PER SHPREHJEN……PO QENKE TAMAM IDIOT..NOTERIK….

    1. Dan Marino says:

      Ore debil! Shkrimtaret nuk krahasohen si mollet ne dyqan, cdo shkrimtar mbart vlerat e tij! Qe Kadare eshte vleresuar me cmime nderkombetare si asnje shqiptar Bookman Prize apo Princ i Asturias, kjo tregon qe qendron mbi te tjeret! Kjo eshte hierarkia e Letersise shqipe!

      1. Realisti says:

        Nje sugjerim per NPNne… Ti je i lejuar te mos lexosh Kadarene. Biles, une te sugjeroj te lexosh Lubonjen… nqa ai ka ndonje gje per te lexuar…

    2. vang says:

      NNP: MIGJENI eshte i madh dhe vete Kadare e vlereson shume por krahasime nuk behen. Kadarene e vlereson gjithe bota dhe eshte perkthyer ne shume gjuhe.Kadare nuk eshte nje mesues fshati qe shkruan poezi shume te mire dhe ketu ska asgje te keqe por thjeshte per te treguar diferencen.Keq me vjen qe nuk kapen dimensionet nga komentues te ndryshem por ske cfar te besh Sa per LUBONJEN i cili ska asnje lidhje me letersine profesionalisht i eshte erresuar arsyeja nga inferioriteti dhe urrejtja.Ka ardhur koha qe mos i japim me rendesi.

    3. Asper says:

      O NNP, ti je nje zhele ne letersi, qe s’te kap dot as qeni, pale me mendimin estetik qe s’ke lidhje fare. Ha ndonje tas me grosh, ç’te duhen punet qe s’ja u ke haberin. Po ç’ lidhje ka piedestali i migjenit me kadarene, or mjeran

    4. Bezo says:

      O NNP koq* kandari çl’lidhje ka Migjeni ketu.

  2. pjeter says:

    Profesor inderuar,shume komentues nder ta edhe une ,i kemi keshilluar shpesh Ljubiçit nje mjek specialist,te pakten ta mbajne deri ketu e te mos degradoje me tej.Shpresoj qe ky shkrim i ketij niveli,ti japi sadopak kthjellesi mendjes te mjegullt te Ljubiçit,dhe ti drejtohet ndonje mjeku,e meqe frekuenton shpesh Firencen,nuk e ka te veshtire te gjeje nje te tille dhe te zote qe ti kuroje mendjen.

    1. &&&& says:

      Shkrim i ketij niveli ?!! Mos na trano pash Zoten !! E ke mbaru filloren ?

      1. pjeter says:

        Haha, ti besoj as ne fillore ske kaluar me kete shqipe.Mos u korit bre burr,ta po ta nis me shpjeku ç’ ka do me than shkrim i ketij niveli.Mu po me doket nivel i shum nalt,po per zoten i nalt nga ç’ka lexojme ne qito gazeta ,ty jo? Ndoshta per ty maksimumi si nivel,jane profesore te tipit Mark Marku?

      2. xx says:

        &&&&Shkrimi eshte shume i mire por eshte pamundesia per ta vleresuar.

  3. Olimpia says:

    Ne Shqiperi mbas 90..s nuk shperthyen vetem nihilistet. Nje grup jo i vogel te dilomuarish sepse nuk mund ti quaj,, intelektuale,, shperthyen nje lufte te tmerreshme ndaj do gjeje te vlefeshme qe Shqiperia kishte arritur, pavaresisht sistemi, nen masken e antikomunizmit. Te prire nga Berisha, monstra qe shkaterroi te gjithe ekonomine, shkencen, shkollen, mbrojtjen, shtetin, ky grup njerezish u sulen kunder do vlere shqiptare ne letersi kulture, art, shkence, kinema etj. Synimi ishte dhe vazhdon te jete varrosja e cdo arritjeje, mohimi I veprave te krijuesve shqiptare,per ti paraqitur shqiptaret si popull pa aftesipa histori.Po te shkosh emrat e ketyre persona he è te zi j, shume jane te lidhur shpirterisht dhe moralisht por edhe etnikisht me qarqet me te egra shoviniste serbogreke si dhe me ish pushtuesit e vendi Nje nga keta eshte edhe Lubonja nuk mohon vetem Kadarene por do gje te shoqerise shqiptare. Lubonja dhe grupi I tij 24 ore rrjesht vetem nxijne Shqiperine non stop.Mos pritni qe kukuvajkat te shndrohen ne bilbila.

  4. vang says:

    NIHILIZMI i Lubonjes shtrihet kudo ,ne ceshtjet kombetare ,ne politike,duke vecuar nihilizmin ndaj Kadarese te cilin e ka nga inferioriteti qe i ushqen urrejtjen dhe nuk dyshoj se ai eshte dhe nje lexues i keq.Nuk ka cti beje natyres njerzore qe nuk e lindi edhe ate vete me talent,me magjine dhe stil brilant.Aq shume eshte i damllakosur nga urrejtja sa nuk e kupton qe ketu ska te beje ishe apo jo komunist,vuajte apo jo ne ndonje burg,te donte apo te perndiqte sigurimi,ishe shkrimrar ”i nje rryme” apo i ”asaj rryme letrare”. Kadare skishte limite.

  5. !! says:

    Eshte mire te mbash krahun e Kadarese, kur ai ka nevoje per mbeshtetje. Ne krenohemi me te’.
    Ne rastin e debatit Kadare – Lubonja, autori i ketij shkrimi Gezim Basha, mendoj se nuk ka shume kapacitet te mbaj anen e njerit apo te tjetrit, vec nese do gerthet si tifoz. Gezim Basha s’kishte lindur akoma kur mosmarrveshja Kadare / Lubonja ka zanafillen e saj..
    Kadare dhe Lubonja njihen familjarisht prej shume kohesh. Ata kane mosmarveshjet e tyre qe vetem ata i dine.
    Pa dyshim, Ismail Kadare eshte shkrimtari prozator me i mire ne Shqiperi, por kjo nuk do te thote qe ai nuk ka hijet e veta ne te kaluaren e tij, te cilat nje dite do bejn BUUUUUM.
    Kadare sot eshte i paster, sepse ky vend akoma nuk eshte shkeput nga e kaluara e tij.
    Te jesh komunist dhe i paster, kjo nuk ka kuptim.

    1. pjeter says:

      Mua me duket se ky shkrim i kushtohet dickaje qe Lubonja e ka dhe dihet,nuk po diskutohet per ato qe vetem ata i dine.Protagonizmi i Lubonjes si duhet te merret? Per nje me moral te larte? Nuk besoj se Kadarese i behet shume vone per kritikat,eshte njeri publik gjate gjithe jetes dhe di te te rroje me to,por duket e tepruar shume qe Ljuboviçi te vere ne diskutim ndershmerine e Kadarese.

    2. CU says:

      Asnje bum nuk do te kete vetem po plasi nga marazi LUBONJA.Ai po do beje BUM.

  6. filja says:

    Lubonja eshte ekzemplar i rendomte ne kohen e sotme, por edhe ju qe Driten e shikoni tek Hena, ose jeni shablloniste per te krijuar idhuj te pa qene, se dhe idhujt nuk egzistojne ne te vertete, ose jeni kaq poshte sa shikoni dike qe ju nuk e arrini kurre , profesor i nderuar. Kerkoni se do gjeni vargje te ndonje gjeniu te vertete dhe mos mbivlersoni se krijoni ate qe personin qe doni te ngrini, ti humbas ylli fare. Tani gjithe njerezit nuk vijne nga jashtokesor e ju ketu ne Toke po u tregoni se çfare ka ngjare dhe pranoni mendimin e tyre se ka “MASË” per çdo gje. Kur ha e tejkalon masen, viell; kur vrapon e nuk ndalone tejkalon masen, te zihet fryma, prandaj profesor i nderuar, ulu me kembe ne Toke dhe respekto nga pak ate qe thone dhe te tjeret e jo me citon ca vargje qe une s’kuptoj gje emocionuese , veç ca fjali te zakonshme qe kushdo tjeter mund ti thote. Ju po e merrni ne balle, si dikur per Enver Hoxhen qe thoshnin: marrte nga ditet e mia. E dime , eshte shkrimtar nga me te miret, por lereni ne studion e tij te kohes se pergjigja me e mire per njerezit nuk eshte debati qe beni juaj vulgar, por vepra e tij qe lexojne. Ja dhe Sali Berishen e sulmojne, bile per vdekje, çfare e gjeti?!

    1. vang says:

      FILJA; Ate poezi e dha sepse ajo demaskon komunistet si pashallare te kuq dhe duke e hequr urgjentisht nga botimi ne gazeten ”Drita”sigurimi nuk u mjaftua por gati donte arrestimin e Kadarese.Nejse ,ky fakt e corodit LUBONJEN dhe thote se nuk eshte e vertete qe e kashkruar sepse bien poshte argumentat e tij per te kritikuar Kadarene.Ajo poezi nuk u botua asnjehere me ne variantin e pare dhe njerzit qe nuk jane kritike te mifillte letrar nuk kane dijeni te plote.MBASE Lubonja ahere vuante denimin ne burg

  7. Labi says:

    Po ka njeri normal qe beson se Ismail Kadare ishte disident?
    Duhet ta shofim me se fundi te verteten ne sy dhe jo te vazhdojme te ushqehemi me propagande edhe 30 vjet pas renjes se komunizmit.
    Vetem se eshte shkrimtar i madh nuk duhet te mbyllim syte dhe ta idealizojme.

  8. Koci says:

    E bukur kjo: “Pedagog i letërsisë në SHBA”. Firma. Demek ky na qenka kompetenti i fushës, se Lubonja s’merr erë nga kjo punë. Kundrapesha. Po ta lexosh ç’thotë, lesh. Asgjë! As për pjekës misrash nuk bën. Të paktën Lubonja e kupton kohën si atëherë, si sot. Të tjerat janë broçkulla.

    1. Dan Marino says:

      Shoku, kur te kuptosh sesi duhet ta kuptosh nje varg poetik, atehere komento. Nese vargjet e Kadarese si ilustrim ty nuk te japin gje, futju 9-vjecares nga e para

  9. katarakti says:

    Profesor ne nje universitet amerikan?! Ka mundesi te kete rene kaq poshte niveli arsimor ne Amerike?! Kadareja nuk ka qene asnje dite disident. As ne kohen e diktatures as ne kohen e shkerdhatokracise. Ka qene gjithmone nje sherbyes oborri. Nese si shkrimtar vleresohet me noten 10, si qytetar dhe njeri politik merr zero.

  10. Loku says:

    Kadare shkrimtar i madh.
    Mos e teproni ta beni disident.
    Lubonja nje i rrjedhut pa asnje ide.
    Eshte kohe e humbur te diskutosh per Lubonjen.

  11. Ladi says:

    Nje tufe injorantesh dhe idiotesh, votues te denje te kesaj katrahure, marrin guximin dhe qortojne Kadaren!
    Jane po keta, qe moren kazmat vite me pare dhe prishen kisha e xhamija!
    Jane po keta qe e qelluan Perendine me gur..
    Dhe sot, per te siguruar pagesen e turpit, buken e perditshme, shkruajne ketu, duke kujtuar se njerzit, shqipot, jane mendje lehte – ashtu sic jane ata vete…

  12. Dash Pacja says:

    Mjere ai popull qe mbart te tille malinj.
    C’do komb i qyteteruar i kesaj bote do te krenohej me nje figure si ajo e Kadarese, ndersa shqiptaret (kuptohet jo te gjithe) nuk lene ndyresi pa vjelle per ate. Ata mbeshtesin nje jo vetem medioker por edhe malinj qe shiti te atin per te lare bythen e tij.

  13. Tomson says:

    Zoti Basha nuk e kam formimin tuaj ne fushen e letersise, por dij se vete Kadare ka thene se nuk ka qene disident. Ju e quani te tille me disa vargje, kur ai ne veprat me te rendesishme, si tregon e verteta dhe Lubonja ka ngritur lart figuren e diktatorit, sa qe gjalle dhe pas vdekjes se tij. Ramiz Alia pasuesi i diktatorit e ka vleresuar lart Kadarene si besnik te partise dhe te shokut Enver. Asnje shkrimtar e artist shqiptar nuk zgjidhej deputet i Kuvendit Popullor, pa qene i bindur sigurime e Enver Hoxha vete per besnikerine e tij. Pavaresisht nga ndonje teprim, Lubonja duhet pergezuar per guximin qe ka per te na cliruar nga idhulli Kadare, te cilin ai pranon qe eshte shkrimtari me i talentuar shqiptar, por pikerisht ketu eshte burimi i demit me te madh qe na ka shkaktuar. Sepse shqiptaret e asaj kohe duke lexuar veprat e tij letrare me ate forme letrare te persosur plot figura te bukura ipnotizoheshin dhe e adhuronin partine dhe diktatorin, ne nje kohe qe ajo parti e ai diktator per te mbajtur pushtetin bene krime monstruoze ndaj atyre qe mendonin ndryshe, madje hengren edhe bashkepunetoret (kupto: bashkekriminelet) me besnike vetem e vetem qe klani Hoxha – Alia te perjetesohej ne pushtet, si dhe u perjetesua. Demi i helmit Kadare ka qene shume i thelle sa qe vijon te drogoje edhe brezin e ri qe nuk e ka jetuar ate kohe; dhe ato krime i duken si perralla ballistesh e armiqsh. Nga ana e tij z. Baze eshte mik i Kryeministrit dhe armik i Lubonjes, keshtu qe ju z. Basha po u serviloseni ketyre pushtetareve dhe nuk po shkruani mendimet tuaj personale. Si pedagog letersie ju keshilloj te shihni e te analizoni se deri ku shtremberohet e verteta historike te veprat e Kadrese, Dhe a eshte shtremberuar ajo per te mbivleresuar diktatorin Hoxha vetem ne nje, dy, tre poezi, apo ky krim eshte bere ne veprat e tij me te rendesishme ne poezi dhe ne proze, prandaj mos u nxitoni. Lexojini me kujdes veprat e Kadarese jo keto te retushuarat e te perkthyerat ne gjuhe te huaj por ne botimin e tyre te pare.

    1. vang says:

      TOMSONAto vargje i quan komunistet ”PASHALLARE TE KUQ” ne e kap dimensionin e ketij vargu.Prandaj Lubonja nuk e pranon qe ajo poezi nuk ekziston se u botua vetem nje here dhe u hoq urgjentisht.Sa per figuren e Enverit tek ”Dimri i Madh” ketu kemi dimensione te medha politike dhe e verteta eshte se ENVERI ashtu veproi.Koha do ti japi te drejte apo jo lidhur me kete teme politike te permasave te medha.Kadare nuk na ka helmuar por na ka emancipuar dhe vazhdimisht kemi kerkuar me shume prej tij por dhe ai ishte ne daren e sistemit.Kadare na ben te ndjehemi krenar per talentin e tij dhe kontributin ne letersine shqipe.GJITHE te tjeret qe perpiqen ta denigrojne vetem se tregojne xhelozi dhe maraz qe nuk mund te rrembejne sado pak nga lavdia e tij.Une smerrem me jeten personale te tij sepse nuk kam asnje te drejte dhe nuk me shqetson asgje nga ato qe i veshin: Ishte deputet thote ky Tomson.PO cfare do bente? Behej tu thoshte :”nuk dua”?.Ku keni jetuar?

  14. Ideali says:

    O mesues leshi i letersise, te shohim si do t ia komentoje te rinjve amerikane poezine e meposhtme nxjerr nga vellimi poetik KOHA:
    Terrori i bardhë
    Klasave të përmbysura

    Njerëzit, pavarësisht nga klasat, buzëqeshin
    Dhe duke buzëqeshur shpesh unë ju kam parë.
    Por veç kur kam shkruar diçka që vazhdimisht
    ju ka prekur,
    Mes smaltit të dhëmbëve tuaj ka ndritur terrori i bardhë.

    Viti 1974

  15. Alba.ny says:

    Ne dhjetra e qindra intervista, komente, biseda etj., Kadare kurre, ne asnje rast, ne asnje rresht shkrimesh, nuk ka thene qe une kam qene disident.
    Por ka thene se une kam qene e jam shkrimtar, misioni I letersise dhe I politikes jane krejt të ndryshem, por si shkrimtar nen diktature kam qene I detyruar të paguaj nje harac.
    Ai kurre nuk e ka mohuar haracin qe ka paguar per mbijetesen personale, të familjes, e mbi të gjitha të artit të vet ndaj nje prej diktaturave me të egra të koheve moderne.
    Por vini re: ajo c’ka Kadare krijoi dhe la si trashegim per letersine dhe artin shqiptar dhe ate boteror eshte nje mrekulli letrare dhe artistike qe do të mbijetoje ne shekuj.
    Lubonja sigurisht do harroet para se të vdese.

  16. Po ky Lubonja e ka ves te sulmoje kedo, eshte patologjik says:

    Kadare eshte varianti mashkull i JK Rowling qe ka shkruar Harri Poterin. Ka qe e pelqejne ka edhe si puna ime qe nuk e pelqejne. Mua me pelqejne shkrimtaret eksplicit dhe te qarte. Kadareja eshte me implicit, me nenkuptime. Me nje fjale ne qofte se do te budallallepsesh lexo librat e tij.

  17. H says:

    Lufta e klasave, ideollogjija e diktaturës dhe realizmi socialist është filli Ku shvillohet pjesa dominuase e prozës së kadaresë. Të mohosh këtë fakt nuk eshte e ndrershme. A.Solzheninci nuk I perkiste realizmit por rrumës konçentracionale në konflikt me imponimin diktatorial. Ai meritoi dhe mori Nobel për letërsi.Kadare ishte oportunist ( pa f as j) por jo I persekutuar.

  18. Lasgushi says:

    Me “Pashallaret” Smaili kujtonte se ne momentin qe e shkroi do ti behej qefi Enver Enver.Hoxhes.Por ndododhi e kunderta.Ajo poezi mohonte shume parime te shtetit dhe partise se diktatures se proletariatit.Por Kadareja kaq kuptonte ne ate kohe.Ai kaq kupton edhe tashti qe mundohet se bashku veneruesit.e ti ta paraqesin si kundervenie ndaj shtetit te diktatures se proletariatit.Gallate e madhe.
    Ti Ismail je shume i zgjuar.Por jo aq.sa populli shqiptar,apo suedezet qe japin cmimin Nobel.

    1. pjeter says:

      Ah per suedezet lere se e ndrite.Pas Nobelit te fundit,me austriakun qe kish idhull hitletin e ballkanit,i vune qershine mbi torte edhe ata.

  19. Nik says:

    Kadare babai i kombit shqiptar ,veprat e tij nè mbar botèn na bèjn tè ndjehemi krenar .Mè habit fakti me disa komentues tè cilèt nga injoranca dhe pak dije vendosin pikpyetje mbi gjeniun Kadare.Flitet pèr Fatos lubonjèn se shpesh kritikon Kadaren,sa pèr kujtes,çfar shkolle ka mbaruar Lubonja?Vazhdonte pèr inxhinjeri mekanike vitin e III tè dhe e la,si mundet njè njeri me kètè kapacitet minimal tè na bèhet njè kritik letrar?Vetèm nè shqipèri ndodhin kèto seri filmash sè bashku me disa mbushèsa topi qè komentojn nga zjarri komunist .Kadareja asnjèher nuk e ka mohur qè ju plaçin syt dhe veshèt se ishte pjes e nomeklaturès,edhe nè intervistèn e fundit u shpreh hapur se do tè ishte e turpshme tè mohoja se isha nè poste drejtuese.Se si rrodhèn ngjarjet mè vonè dhe iku nè Francè edhe atè shpjegon shqip sepse nuk i besonte R,Alis pèr ndryshimet nè qeveri.Doni mè pèr Belulin? Kadareja adhurohet dhe mbrohet ,kush llogarit ekzistencèn e Lubonjès ju lutem.Zoti bekoft Kadaren dhe veprat e tij!

    1. njê lule says:

      O Nuk, baje ti per baba Kadarene, s’e une nuk e njohe, por mos te denon nena jote qe e akuzon; jeni pjerdhur te gjithe nga mendja duke na krijuar idhuj te pa qene. Tani do pyesim Danten se ku do ta radhisi Kadarene pas gjumit!

  20. Trotski says:

    Ju Kritiket e Zinj si LlaciFaci Lubonja nuk i prekni asnje Fije Madheshtise se vepres se Kadarese.Ne vepren e Tij ne kemi pare gjithmone nje Drite Shprese ,qe e perjetojme dhe sot.

    1. Ideali says:

      Trocki. Ne rastin me te mire je nje budalle, injorant.Komentoje poezine e me siperme, ke tru apo s ke fare.Vetem me kete poezi nje jurist i zoti e vone Kadarene ne Hage dhe jo ne Stokolm sic do ti.

  21. Na myten says:

    Mos u merrni me Lubonjen. Ne 30 vjet nuk kam degjuar te thote nje fjale te mire per dike.
    Nuk i ben zemra. Mllefi eshte buka e tij e perditshme dhe e ka te shkruar ne ate fytyren e shtremberuar ne gjithe keto vite prej ushqimit qe ha.
    Problemi nuk eshte ai se te tille ka kudo. Problem jane mediat qe i japin ze nje mllefi te tille pa permasa. Ka shume urrejtje ne mediat tona dhe “aspak dashni” si do te thoshte At Zef Pllumi…

  22. Labi says:

    Or Dash Pacja,
    Po ska shqiptar qe nuk e vlereson letersine e Kadarese or Magjar.
    Problemi eshte se po perpiqen te na e servirin edhe si kundershtar te regjimit komunist. Ketu siç duket nuk bijem dakort te gjithe ,dhe kaq gje duhet ta kuptosh ti qe flet per mediokritet.

  23. Ideali says:

    Trocki. Ne rastin me te mire je nje budalle, injorant.Komentoje poezine e me siperme, ke tru apo s ke fare.Vetem me kete poezi nje jurist i zoti e vone Kadarene ne Hage dhe jo ne Stokolm sic do ti.

  24. Shqiptari says:

    Eshte e veshtire dhe krejt e pamundur qe nje liliput me çrregulime te renda psikike dhe ne dizekuiliber te vazhdueshem mendor,nga nje drame qe rraca e tij ia shkaktoi vetes,te matet dhe te hedhe balte mbi Kadarene.Nuk eshte ky rasti i pare dhe i vetem ku shqiptaret hedhin balte dhe gure ndaj njeri-tjetrit.Keshtu ka ndodhur dhe me Konicen,kur tallej me Naim Frashrin duke e quajtur poet te tatatave dhe tytytyve.Po ky mjerani i koheve moderne,jo vetem qe nuk eshte Konica,por eshte kaq demode dhe i semure mendor,sa kur nuk ka te tjere perballe per ti baltosur,baltos qenien e tij prej te semuri.
    Faktikisht deformimin psikik,intelektual,politik dhe moral ai dhe raca e tij ia shkaktuan vetes.Makina gjakatare e mishit qe ngriten Pashllaret e Kuq,babai i tij dhe tere kjo rrace kriminale,nje dite u be varri i vete te zoterve.Kur Padishahu i tyre u marros,filloi te fuse ne makinen gjakatare te mishit ku kishte grire kundershtaret,miqte e tij,rracen e tuj qe tentonte te shkelte parimet e Padishaut.
    Dhe ne kete kasaphane rane dhe familja e kritikut te te gjitheve.Pasi u end maleve me forcat e ndjekjes,pasi beri pune partie ne rrethe,Lubonja i madh u vu ne krye te propogandes se Enver Hoxhes dhe gezonte privilegjet e Pashallareve te kuq.
    Kalimi nga parajsa ne ferin komunist,qendrimi ne Burrel,kuptohet e ka depersonalizuar,e ka zhveshur nga personaliteti dhe e ka bere te ndihet keq,per vepren kriminale te babait te tij dhe tere taborrit te pasalhallreve.
    Duke qene meskin,njeri me pa karakter dhe me personalitet te deformuar,me ambicie dhe inate per mungesen e aftesive per ts konkuruar Kadarene,ghen rrugen e njerezve te vegjel dhe ziliqare,ate te sulmit te pacipe dhe te pamoralshem,sulm inateçor duke gjetur artifica,gjera pa vkete mes vepres se madhe te Kadarese.Ky njeri i vogel dhe ambicioz mendon se Kadare do merret me nje te marre?!!!
    E kane provuar dhe te tjere,ketu,e kane denincuar,dhe pastaj “jane arratisur ne Amerike” dhe kane vazhduar ta denoncojne dhe nga matane Atkantikut.
    Duke mos qene ne gjendje te katranose diçka vete ne letra,Tosi i lajthitur dhe i terbuar nga autoriteti boterot letrsr i Kadarese,kthehet ne origjinen e tij aterore.Thone se çfare del nga macja,gjuan minje.Babai i Tosit drejtonte TVSH-ne,makinen e madhe propogandes se PPSH dhe e di forcen qe janr mediat.Del ne media,hedh balte dhe jashteqitje ndaj te gjitheve,pa turp,pa moral,se cipa i ka plasur ne Burrel dhe ndyre ekranet ne te cilat leh pafund.
    Po ne rastin e Kadarese e ka humbue betejen Donkishiteske.
    Jane te shumte kritiket,estetet,analistet dhe letraret qe pretendojne se Kadare nuk eshte disident,qe ne vepren e tij nuk ks elemente te dusidences.Ata pretendojne se nuk ngjan vepra e tij me ate te Havelit,te Boris Pasternakut,Joneskos,Jeftushenkos dhe disidenteve Çeke,Hungareze,Polake Rumune,etj.Po nuk ka faj se eshte medioker si shkrimtar,pasi si kritk eshte ende nen ndikimin ideologjik te regjimit qe e polli.
    Ne kushtet e terrorit Enverist ne Shqiperi,mjafton Pashallaret e kuq,mjafton “Shkelqimi dhe renia e sh,Zylo”e Driteroit per te qene disident.
    Kjo vemje e lodhur e demokracise komuniste,kjo fytyre qe pasqyron nje shpirt te lodhur dhe plot helm,nuk mund te kuptoje dhe te pranoje se sa lart e ka ngritur emrin e Shqiperise ne bote,Kadare.E do,nuk e do,e simpatizon apo e urren,Kadare mbetet nje nder gjigandet boterot te letersise .

  25. Ideali says:

    Haga Shqiptari, Haga, jo Stokholmi. Keshtu pastrohet shqiperia nga bashkepuntoret e diktatures, nga njerezit e oborrit.S eshte ndonje gje e madhe. Te justifikoje veten si nxitesi me i kualifikuar i luftes c njerezore te klasave. Ne dalte i paster atehere flasim ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje