Socialistët e Dibrës ndezin motorët e fushatës, Xhaçka takime me asambletë e 4 bashkive të qarkut: Të thellojmë rezultatin për mandatin e tretë

13 Shtator 2020, 11:00Politika TEMA

Socialistët e Dibrës kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të siguruar mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste në krye të punëve të Shqipërisë.

Drejtuesja politike për Qarkun Dibër njëkohësisht edhe Ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi takime me asambletë e 4 bashkive të qarkut, Dibër, Mat, Bulqizë dhe Klos ku u diskutua me të zgjedhurit dhe strukturat lokale të PS-së, rreth masave organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Drejtuesja politike Olta Xhaçka theksoi se në këto 8 vite qeverisje, shumica e shqiptarëve besoi tek PS si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian.

Gjithsesi,- theksoi Xhaçka, kjo nuk duhet të vetëkënaqë asnjë socialist duke lënë pas dore organizmin dhe përmirësimin e strukturave të PS.

“Serioziteti, ndershmëria, profesionalizmi, korrektësia dhe puna janë garancia më e mirë për një mandat të tretë qeverisës të PS dhe thellim të rezultatit të saj në katër bashkitë e qarkut”, u shpreh Xhaçka, teksa nënvizoi se puna e çdo socialisti në këtë fushatë është një gur themeli për reformat e mëdha dhe projektet transformuese gjatë mandatit të tretë qeverisës.

2 komente në “Socialistët e Dibrës ndezin motorët e fushatës, Xhaçka takime me asambletë e 4 bashkive të qarkut: Të thellojmë rezultatin për mandatin e tretë”

  1. Ermal says:

    Po ca kar te thelloni aman, 3 deputete ka Dibra lol ? ?
    Ate drejtorin me breket me vrime e keni? Se ai ju ben vota juve :).

  2. Ajet says:

    Shiko kush e drejton kete parti ne Diber,nje ish shofer hajdut,me diplome Tetove te blere,e pastaj diskuto per rezultatat ne kete qark

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje