Socialistët nderojnë Sabit Brokajn, Xhafaj: Idealist me shpirtin e madh, mbeti luftëtar i paepur për bindjet socialiste dhe qeverisjen e drejtë

13 Shtator 2020, 16:25Politika TEMA

Një sërë personalitetesh të lartë të Partisë Socialiste kanë përcjellë mesazhe të shumta ngushëllimi lidhur me vdekjen e ish deputetit dhe ish ministrit Sabit Brokaj i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 78 vjeçare nga një atak kardiak.

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka përkujtuar Brokajn permes një mesazhi të përcjellë në rrjetin social Tëitter ku ndër të tjera shkruan:

“Këtë mëngjes i iku kësaj jete një mik i mirë, një mjek i zoti e i përkushtuar dhe një socialist i vyer si Sabit Brokaj, i cili ishte dhe ngeli një përfaqësues i denjë i vlerave të larta të krahinës ku lindi.

Padyshim, si një idealist me shpirtin e madh, në fjalën e latuar dhe në sakrifica jo të vogla, Sabiti mbeti një luftëtar i paepur për bindjet socialiste dhe qeverisjen e drejtë e të ndershme.

Përveç se ndanim të njëjtën vendlindje, shpesh na u kryqëzuan rrugët e jetës edhe në të njëjtën familje politike, në parlament, apo qeveri.

Faleminderit profesor i mençur për këshillat e dobishme!

U prehsh në paqe!”, nënvizon Xhafaj.

Gjithashtu, më herët kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe personalitete të larta të Partisë Socialiste shprehën ngushëllimet e tyre duke vlerësuar kontributin e Brokajt.

3 komente në “Socialistët nderojnë Sabit Brokajn, Xhafaj: Idealist me shpirtin e madh, mbeti luftëtar i paepur për bindjet socialiste dhe qeverisjen e drejtë”

  1. Duhet te iki Saliqeni, sa e pa drejte kjo bote says:

    Salikanceri bashke me familjet kanceroze te ketij populli si Ilirmuti duhet te largohen qe populli te gjeje paqe .

  2. FORSTER says:

    Ngushellime familjes dhe u prefsh ne paqe professor se nji mjek I mire dhe I zoti ,por ishe nji IDEATOR I madh .

  3. USA says:

    Me mire vizito sekretaren Po saliu vriste sekretaren dhe ndoje axhem a olldele saliu ishte dhe sekretar ppsh ja 30 vjec mbajte dhe uturakun e veros dhe varketar i blokut. Edvin a ervin dr ??.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje