Edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka përcjellë një urim për fëmijët dhe mësuesit.
Ai u ka bërë një kërkesë fëmijëve që të respektojnë masat edhe pse është paksa e vështirë për moshën e tyre, sepse vetëm kjo gjë do të shpëtojë dhjetëra jetë njerëzish.
Basha u premton se shumë shpejt do kthehet normaliteti.
Një urim i veçantë nga zemra për vogëlushët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Askush nuk do donte që dita juaj e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si kjo e sotmja në mes të pandemisë, shoqëruar me masa të veçanta që e bëjnë të vështirë këtë fillim shkolle. Urime të gjithë gjimnazistëve në këtë vit sfidues! E di se do ta keni të vështirë të ruani distancën, pasi e tillë është edhe energjia e moshës, por ju lus të silleni me vetëdijen se nga sjellja juaj varen jetë njerëzish.
Normaliteti do rikthehet sërish, e ju mund të kapni kohën e humbur me njëri-tjetrin. E vetmja gjë që nuk kthehet është jeta. Pranda lutja ime për të gjithë ju është: respektoni masat, ruani veten dhe njëri-tjetrin. Ditë më të mira na presin”, tha Basha.(TemA)
Kete vit nuk i coj femijet ne shkolle,sa te vij Basha.Po nuk erdhi ngelen analfabete.
Artisti do kthej normalitetin nd bythqimen qe ka he krah…
Po dite me te mira pa ty ty ty.