Cilësia e politikës, Basha sulmon Ramën me Ferdinand Xhaferrajn: Kjo qeveri është e pashpresë dhe do iki shumë shpejt, qytetarët na duan ne që të jemi pranë tyre

14 Shtator 2020, 12:57Politika TEMA

Kreu i Degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka dalë në sulm ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai ka deklaruar ditën e sotme se Rama shumë shpejt bie nga pushteti dhe se qytetarët duan funksionarët e Partisë Demokratike për t’i drejtuar.

Xhaferraj u shpreh se tashmë Ramës nuk i ka ngelur asnjë rrugë tjetër por vetëm të zgjedhë se si do largohet nga pushteti.

“Kisha menduar ta bëja në terren këtë konferencë shtypi. Dua të filloj duk iu uruar suksese fëmijëve. E kuptoj shumë mirë sfidën e një prindi. Kemi parë mënyrë se si shumë vende po hapin shkollat, Prioriteti i qeverisë Rama nuk janë fëmijët. Papërgjegjshmëria e kësaj qeverie është e paimagjinueshme. Qeveria është e gatshme që për të grabitur është e gatshme të vërë në rrezik edhe jetën e qytetarëve. Siç është rasti i lejimit të ndërtimit pa leje të shkollave. Zgjidhja është e thjeshtë, një qeveri me administratë normale pranë qytetarit dhe për qytetarin.

Ardian Cela I OSHEE ka dosje korrupsioni që nga viti 2010. Kjo dëshmon dëshpërimin dhe braktisjen e Edi Ramës. Sot Rama ka kundër socialistë, demokratë dhe qytetarë. Rama thotë se synon 74 deputetë. Por sot ai ka 140 deputetë dhe të gjithë qeverisjen vendore dhe çfarë po bën. Qytetarët janë shumë të acaruar. Ramës i ka ngelur në dorë vetëm të vendosë se si do iki. Është i pashpresë. Por jam i qetë sepse qytetarët duan largimin e tij. Ramës vetëm kjo i ka mbetur në dorë, të zgjedhë se si do iki”, tha Xhaferraj. (TemA)

10 komente në “Cilësia e politikës, Basha sulmon Ramën me Ferdinand Xhaferrajn: Kjo qeveri është e pashpresë dhe do iki shumë shpejt, qytetarët na duan ne që të jemi pranë tyre”

  1. Milan says:

    O lul je nje koqe kanari asgje me shum e me pak.

  2. Juristi says:

    Me verte e?Po me diellin cfare do besh?

  3. mark says:

    o xhaferri i cilesise se diellit
    po vajti 2 vjet dhe akoma thoni do iki shume shpejt???????????????????

  4. POPULLI says:

    E shifni kete Hajdarin e pd-se.ky qe do te permisonte cilsine e diellit.ky shkenctari bashke me krye shkenctarin.qe eshte dhe kryetar.keta pretendojne te fitojne zgjedhjet.keta qe ky popull i njeh si parja e kuqe.si te dale boje.keta bajne sikur kane ardhur nga ndonje planet tjeter.po keta ketu ishin.cfare nuk ben keta ne kurriz te ketij populli dhe pasurise se tyre.keta jane vrases.hajdut.mashtrus.anti shtet.anti shqiptar.jane njerez qe erdhen nga hici dhe u bene miljarder.keta cuditen me veten se si arriten deri ketu.keta jane si puna e magjypit.qe kur u be pashe.vrau te jatin.cfare nuk pret prej tyre.po fati mire eshte qe shumica e popullit e ka llogarine e mbyllur me kete soj

  5. ervin qerimi says:

    Ti miko e ke te sigurt fitoren . E ke te sigurt ne ate mase qe jane te merzitur njerezit me Rilindjen . E ke te sigurt se ndjehet edhe nje mbeshtetje Amerikane . Kujdes me figurat e vjetra dhe shume kujdes me LSI . Njerezve u prishet mendja edhe diten e fundit .

  6. Shqiptari says:

    Mire cilesine e diellit,po ky delli idiot qe ju (kallni taret)(T.K.) i ka futur disa qindera miliona kur ishte drejtor i Hekurudhave.Si i zhvati?Shume thjeshte.Mijera vagona mallerash,vagona pasagjeresh,lokomotiva qysh nga koha e Carit,makineri te renda,vinça hekurudhore,shina,makina transporti,rimorkio,makina metalprerese te dhjetera ofiçinave dhe parqeve te transportit.Ku perfunduan??!! Te gjitha ne vaporet italian per skrap.Vete i nxirrnin jashte perdorimit,vete benin shitjen,vete ndanin milionat e dollareve dhe e çoi hekurudhen shqiptare te gjithen per skrap.Trap ,trap po leke pa hesape ka kap.Tani ligjeron dhe tregon si do ndreqet Shqiperia se punet e tija i ka ndreq.

  7. Martin says:

    O loqe sa te jeni ju qe kerkoni pushtetin Ramen aty e ke edhe 2 pal zgjedhje qe vin pas ktyre. Na esht merzitur sa ska ku te vej me.. po kur kthen koken nga ju mos e dhente zoti esht mire dhe nja 10 vjet

  8. BARDI says:

    SIDOMOS TY ZOTI XHAFERRI SE MEZI PO JU PRESIN JUVE PER DIELLIN SE E KENI LENE PA FILLUAR.XHAFERR JENI DISA KUFOMA NE POLITIK QE DUHET VETE TE LARGOHENI SE NUK JU SHEH NJERI DOT ME SY KAQ TE PA VLERE JENI .MOS MENDO SE VETEM PO DHE NJE TAKEM TE TJERESH QE TE VJENE TURP TE MENDOSH SE KANE QENE DIKUR DEPUTET DHE MENDOJNE SE MUND TE XGJIDHEN PRAP.A E KUPTONI QE QENIA E JUAJ ESHTE E LIDHUR ME NJE VEPRIMTARI TE KEQ PERDORUR DHE POPULLI E DINE DERI NE DETAJE VEPRIMTARIN TUAJ NEGATIVE. BARDHYL

  9. John says:

    Po ta degjoni ne radio zerin e ketij Xhaferit, do thoni po flet nje grua. Kush te degjon ty mor “useless” burre. Me keta do fitoje Lul “shalengjituri”?

  10. hasani says:

    Per kete vit po mbaron sezoni i plazhit, mbaase per vitin tjeter u duhesh miletit per te rritur cilesine e reres dhe diellit, por per dreq sezoni i plazhit fillon pas zgjedhjeve, keshtu qe nuk i duhesh gje as dreqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje