"Ligji special" për Ilir Metën, caktohen tre deputetët që do të fusin në "kllapën" ligjore Presidentin

14 Shtator 2020, 13:24Politika TEMA

Adnor Shameti, Alban Zeneli dhe Vasilika Hysi do të jenë tre deputetët që do të mandatohen nga Kuvendit për të hartuar ligjin e ri për Presidentin e Republikës.

Drafti në fjalë parashikon që “ta fusë kreun e shtetit brenda kornizave ligjore” pasi deri tani nuk ka asnjë ligj specifik për Presidentin.

Ky grup pune do të miratohet në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe parashikon që tre ligjvënësit të kenë afat deri më 30 shtator për të depozituar nismën konkrete, e cila më pas do futet në procedurat parlamentare me synimin që të miratohet sa më parë.

Këtë porosi, për miratimin e një ligj për kreun e shtetit e la vetë kryeministri Edi Rama në seancën plenare të 7 shtatorit ku mesa duket, deputetët socialist kanë vijuar me përmbushjen e kësaj kërkese.

3 komente në ““Ligji special” për Ilir Metën, caktohen tre deputetët që do të fusin në “kllapën” ligjore Presidentin”

  1. Kozmo says:

    Jo cdo lajm behet REALITET. bla bla bla, eshte MENY per kete POPULL shume IDIOT. ?????????????????????????????????????

  2. Patriot says:

    Ligji numer 1 duhet te jete qe presidenti te zgjidhet nga populli me votim.

  3. tony says:

    Për atē ligji eshtë pēr tu zbatuar per ta çuar në kornizēn e birucës për krimet monsurioze dhe vjedhjet e miliardave që i ka bere ketij poulli me gjithe monēn duhet te kishin shkuar me kohe nē qeli, por me duket se qēnka e vertete se spak u vjen rrotull këtyre dosjeve te bujeshme si Gerdeci Rruga e kombit 21 janari dhe sa esa dosje të tjera qē kanê zené pluhur. Shpresojmë e spak do te vendose drejtesine e mohuar prej 30 vitesh te cilen njerezit po e presin çdo dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje