Merkel: Së shpejti do të marrim migrantë të tjerë

14 Shtator 2020, 14:41Rajoni TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vendosë deri në seancën tjetër të kabinetit për pritjen e refugjatëve të tjerë nga kampi grek Moria.

“Konsultimet janë duke u zhvilluar dhe e kemi theksuar se në këtë pike ne do të shqyrtojmë familjet me fëmijë”, theksoi zëdhënësi i kancelares Merkel, Steffen Seibert në një konferencë shtypi në Berlin.

Seibert pretendoi se në Lesbos “është një situatë shumë e veçantë në planin humanitar” dhe se ”Berlini po bashkëpunon me Athinën dhe partnerët e tjerë të BE-së”.

”Kancelarja dëshiron një zgjidhje europiane dhe pritja e migrantëve nuk mund të jetë problem i një vendi, qoftë i Greqisë, Italisë apo Gjermanisë, por një sfidë europiane”, theksoi Seibert.

1 komente në “Merkel: Së shpejti do të marrim migrantë të tjerë”

  1. partia says:

    qe nga viti 91 deri nga 2000 e ca nuk u kujtua nje here gjermania me europen te marrinn refugjate nga shqipria. e them se gjate ketyre viteve shqipria nuk ka pasur ndonje ndryshim me kampet e sotme te refugjatve: pa uje, pa drita muti rrugeve dhe buke me liste. me keq se lesbos ka qene. u lajshin robt me kallaçe …

    lodhem kot dhe une!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje