A ka rrezik për rritjen e rasteve pas hapjes së shkollave? Manastirliu: Janë analizuar disa skenarë

15 Shtator 2020, 09:30Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu ka folur lidhur me rreziqet e hapjes së shkollave për pandeminë. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ajo tha se vendimi për hapjen e shkollave nuk ka qenë i lehtë dhe se janë analizuar disa skenarë për rrezikun.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë. Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë vendas, por gjithashtu edhe me rekomandimet që kanë dalë në kuadër të studimeve të organizuara nga OBSH apo Qendra Evropiane e Sëmundjeve, mbi çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë, sa i përket hapjes së shkollave.

Kemi analizuar gjatë situatën epidemiologjike, duke vendosur disa skenarë për rriskun. Hapja e shkollave, pavarësisht protokolleve të sigurisë që të gjitha shkollat kanë marr masa për t’i zbatuar, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid, por ky rrezik është i ulët”, tha Manastirliu.

Më tej Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se nëse merren masat e duhura ka pak gjasa që shkollat të kthehen në vatra infektimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje