Jozefina Topalli: Pse Berisha e mbështet ende Lulzim Bashën

15 Shtator 2020, 09:20Politika TEMA

Ka patur gjithmonë një mospërputhje mes Jozefina Topallit që kritikon ashpër Lulzim  Bashën dhe Sali Berishës që e ka mbështetur atë.

Ndërkohë që vetë Topalli është dhe ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha të zotit Berisha.

Topalli, duke folur për gazetarin Roland Qafoku, thotë:

–A ka gabuar zoti Berisha në mbështetjen që i ka dhënë zotit Basha?

-Unë besoj se po.

-Po pse vazhdon ta mbështesë?

-Unë mendoj se ai vazhdon të bëjë betejën e tij kundër qeverisë. Ai ka thënë që unë nuk kërkoj më karrigen e kryetarit të partisë. Unë e besoj për atë që ka thënë.

-Pse e ka bërë zoti Berisha sipas jush këtë?

-Në jetën politike edhe unë mund të kem bërë disa sponsorizime apo emërime që më vonë kanë dalë ndryshe nga sa i kisha parashikuar. Nuk e di nëse është ky rast por unë jam vetë njeriu që kam gabuar disa herë në jetën time politike.

3 komente në “Jozefina Topalli: Pse Berisha e mbështet ende Lulzim Bashën”

  1. qytetar says:

    … dhe gabimet tuaja kane renduar mbi popull ….
    eh Jozi …Jozi …. eshte I embel pushteti ….
    te pelqen … por besoj se ky popull duhet te tregoje shume kujdes kete rradhe kujt tja
    jape te drejten per ti hip … ne kurriz.

  2. Piro says:

    E ka perzgjedhur si trashegimtar, jo nga vlerat.

  3. George says:

    Jozefina nuk arrin dot ta kuptoje se bashkepunimi i saj me Sali Berishen kishte karakter te perkohshem,
    ndersa lidhja e Berishes me Lulzim Bashen ka karakter te perjetshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje