Ambasadori izraelit trondit Beogradin: Kemi firmosur, do njohim pavarësinë e Kosovës

16 Shtator 2020, 20:51Rajoni TEMA

Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, ka thënë sot se Izraeli ende nuk e ka ndërmarrë veprimin zyrtar për njohjen e Kosovës.

Ai ka thënë për Tanjug se njohja është gjithsesi pjesë e marrëveshjes së fundit të arritur në Uashington mes shteteve dhe beson se nuk do të ndikojë në raportet mes Serbisë dhe Izraelit.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, ne kemi një deklaratë nga kryeministri i Izraelit për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës. 

Deri tash s’kemi marrë veprime në terren, por kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington”, ka thënë Vilan.

Kosova e Serbia më 4 shtator në Uashington nënshkruan zotimet për “normalizim ekonomik”, pas së cilës u njoftua njohja e Kosovës nga Izraeli.

3 komente në “Ambasadori izraelit trondit Beogradin: Kemi firmosur, do njohim pavarësinë e Kosovës”

  1. Gjon Leka says:

    Ç’është ky titull e artikull, ô gazetar ziu! Sikur të ishe tifoz sporti.

  2. Supaxhiu 300 evro says:

    Kush u trondit??Ore ju akoma vazhdoni dhe jepni lajme me tituj sikur tè jetojm ende me gazetèn Zèri i popullit posht krahut?Kujt i plasi ,sèrbis?janè lojra tè sèrbève dhe ju ooo burra Izraeli trondit sèrbin”

  3. ardi says:

    Po ku i gjen keta gazetare o Mero!! Kujdes nga keto tronditje se smban me sërbziu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje