Memorie.al publikon disa pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA-ës që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. E gjithë historia e trishtë dhe e dhimbëshme e Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vëndit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendëshme të Sarandës, gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vjet burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Reparti 313), dhe të burgosurit që gjeti aty, dërgimi në Spaç e puna në atë kamp me policët e oficerët kriminelë dhe të “butë”, bashkëvuajtësit e përshkrimi i “portreteve” të tyre me anët pozitive dhe negative, lirimi nga burgu dhe kthimi në fshat, arratisja në Greqi dhe qëndrimi në kampin e Llavros-it, fitimi i azilit politik për në SHBA-ës, korrespodenca me organizatën Amnesty International, e degës së Londrës, informacionet me të dhënat që u dërgonte për të burgosurit e Spaçit dhe regjimit komunist në Shqipëri, e deri tek krijimi i familjes së re dhe jeta e puna në atë vënd të largët me komunitetin çam të përçarë nga intrigat e njerëzve të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria që vepronin atje.
Nga Dashnor Kaloçi
(Vijon nga herët e kaluara)
Trajtimi që më bëri ASFALIA dhe marrja në pyetje prej tyre!
Pritej që të vinte nga Janina, Shefi i ASFALISË greke. Ishte kohë darke. Një oficer shtroi në tavolionë një pjatancë të madhe me bërxolla, spageti, patate të tiganisura, sallatë, fruta, verë dhe disa gjëra të tjera që unë nuk u’a dija emrin se çfarë ishin! Ata më thanë që t’i haja, por të gjitha ato ishin një ushqim i mjaftueshëm për një skuadër ushtarësh dhe unë u thashë se nuk ndjehesha mirë e nuk kisha oreks.
-“Me zor, duhet t’i hash të gjitha. Oreksi vjen duke ngrënë”, më thanë ata.
Unë nuk u’a prisha dhe hëngra pak nga të gjitha ato gjëra që stomaku im nuk kishte provuar kurrë më parë në jetë!
Sa mbarova së ngrëni, erdhi një makinë “Xhip”-s i zi dhe prej tij zbritën dy burra me fizik të fuqishëm që mbanin syze dielli të zeza, të cilët bënë toka me të gjithë dhe u prezantuan se: njëri ishte shefi i ASFALISË për Janinën, kurse tjetri që e shoqëronte, ishte Komandanti i Sigurimit të Kufirit.
Ata në fillim më pyetën se si quhesha dhe se pse isha arratisur. Përgjigjia ime ishte shumë e gjatë. U tregova se në Shqipëri kisha lënë nënën, tre fëmijë të vegjël dhe tre motra, se isha i persekutuar nga regjimi komunist i Tiranës, i dënuar me dhjetë vite burg, të cilat i kisha vuajtur në kampin 303 të Spaçit.
Për t’i bindur se ato që u thosha ishin të gjitha të vërteta, u tregova se në burgun e Spaçit, kisha njohur shumë minoritarë grekë që vuanin dënimin aty, duke dhënë emrat e tyre, si, p.sh.: Vasil Dhimitrudha, Lluka Krisidhi (Bonjaku), Spiro Petricopulos, Stefan Çavidhi, Dhimitër Muçango, e shumë e shumë të tjerë.
Ata shprehën habi të madhe se si ishte e mundur që në burgjet komuniste të Shqipërisë, të kishte gjithë ata shtetas shqiptarë me kombësi greke nga zona e minoritetit!
Pas gjithë atyre dëshmive që u tregova, oficeri i ASFALISE, u bind se unë nuk isha ndonjë agjent i dërguar nga Tirana me mision. Pas kësaj unë u kërkova që të më jepnin ndihmë mjeksore dhe të më mbronin nga agjentët e Tiranës, të cilët ishin vënë në lëvizje nga ana e ambasadës shqiptare në Athinë.
Deputeti grek më morri në mbrojtje nga ambasadori Ksenofon Nushi dhe agjentët e Tiranës!
Ndërkaq, oficeri urdhëroi që të më dërgonin menjëherë në Spitalin e vogël të Filatit, ku mjekët që më vizituan, më bënë të gjitha analizat dhe infermierët më mjekuan plagët e këmbëve të gjakosura. Po kështu ata më vunë në serum për të më pastruar gjakun e helmuar dhe në dhomën që kishte dy krevatë, një ditë më pas, sollën dhe një pacient tjetër. Ai ishte një burrë me moshë rreth 50 vjeç, e dukej se ishte shumë i mbajtur.
Ky njeri i mirë dhe familja e tij u bë shpëtimtari im dhe miku im i përjetshëm, duke më ndihmuar shpirtërisht. Frika ime ishte se mos më kthente në Shqipëri, qeveria socialiste greke e Papandreut. Ky njeri, të cilin e quanin, Spiro Rubi, mbrojtësi im dhe si deputet që ishte për zonën e Camadait, ndërhyri deri në qeveri që të më mbronin nga agjentët e Tiranës.
Qeveria greke e informoi atë se ambasadori shqiptar në Athinë, Ksenofon Nushi, kishte ardhur deri në Thesproti me agjentët e tij, me shpresë që t’u mbushte mëndjen autoriteteve greke që të më kthenin në Shqipëri. Pas disa ditëve unë dola nga spitali dhe më dërguan në kampin e refugjatëve, Llavrio, afër Athinës.
Spiro Rubi më dha adresën e shtëpisë së tij dhe numrin e telefonit, duke m’u lutur si një baba i mirë, që unë ta informoja rregullisht për gjëndjen time shëndetësore dhe çdo problem që mund të kisha. Kështu, “armiqtë e mi” u bënë shpëtimtarët e mi, kurse “vëllezërit e mi” u bënë armiqtë e mi!
Por unë akoma nuk isha jashtë rrezikut, pasi e dija fare mirë se qeveria e Tiranës tashmë nën udhëheqjen e Ramiz Alisë, i cili ishte betuar për “vazhdimësinë”, dhe se do t’i qëndronte besnik Enver Hoxhës, do të bënte të pamundurën për të më eliminuar fizikisht. Regjimit komunist të Tiranës, i dhimbte shumë arratisja ime, pasi ata e kishin të qartë se unë do t’i denoncoja në shtypin grek dhe atë botëror, duke folur për kampet dhe burgjet që ndodheshin në Shqipëri.
Ndërkohë reporterët prisnin në Athinë dhe unë dhashë disa intervista në gazetat greke, të cilat në mes të tjerash shkruanin në faqet e para, si: “Spaç 303”, “Në Shqipëri, kullon gjak”, “Në tokën shqiptare, njeriu për njeriun është ujk”, e shumë artikuj të tjerë, të cilat e tërbuan Tiranën zyrtare.
Menjëherë pas këtyre shkrimeve dhe deklaratave të mia në shtypin grek, udhëheqësi kryesor i Shqipërisë, Ramiz Alia, erdhi për një vizitë në Leskovik, pranë kufirit me Greqinë, me qëllim për t’i mbushur mëndjen popullit shqiptar, se ato që thuheshin në televizionin dhe shtypin grek, nuk ishin të vërteta.
“Shpifjet dhe gënjeshtrat e disa armiqëve të popullit, tradhëtarë që lanë familjet e tyre të vuanin, i shërbejnë shovinistëve grekë”. Me këto fjalë që tha Ramiz Alia e kishte fjalën për mua dhe aktivistin vorio-epiriot, Ilia Leka, i cili luftonte për të mbrojtur të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Ndërkohë, Sigurimi i Shtetit në Shqipëri, u hodh i tëri në sulm, me anë të agjentëve të tyre kudo që i kishin një botë, për të mbytur zërin tim dhe mundësisht që të më zhduknin fizikisht!
Pak ditë pas arratisjes sime, Sigurimi i Shtetit përgatiti një agjent, duke e hedhur në Greqi, gjoja si të arratisur për shkaqe politike. Ky ishte një ushtar i Shëbrimit Sekret në kufi me Greqinë, i quajtur E.M. Ky ushtar “i arratisur” që kërkoi strehim politik në Greqi, do të ishte në kontakt me mua në Kampin e Refugjatëve, Llavrio. Se çfarë instruksionesh kishte marrë ai nga padronët e tij në Tiranë, unë nuk di hollësira?!
Por nëqoftë se një ditë do të hapen dosjet e Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Shqipërisë, me siguri them se do të gjendet aty misioni sekret që i ngarkuan atij njeriu! Ndoshta jam gabim që dal në këto konkluzione, por eksperienca e burgut më bën të dyshoj, pasi veç të tjerash, ai djalë ishte shumë i shoqërueshëm dhe tregohej i dashur!
Ndërkohë fshati im, Markati dhe gjithë bota, morrën vesh arratisejn time, nëpërmjet shtypit dhe televizionit grek. Kushërinjtë e mij, bënë njëmijë përpjekje për t’u vënë në kontakt me telefon me mua.
Ishte tepër emocionuse kur fola në telefon me Rexhepin dhe Selfo Hoxhën nga SHBA-ës, të cilët nuk e besonin se po flisnin me kushëririn e tyre, Kaso Hoxhën! Ata u gëzuan shumë por njëkohësisht u hidhëruan nga lajmet e hidhura që dëgjuan! Ata më këshilluan që të mos flisja dhe nuk e di se pse?! Mos vallë ishin të friksuar nga agjentët e Tiranës, që ishin kudo?! Apo mos vallë u shërbenin këtyre…?!
Tragjedia në familjen e dajos tim, në SHBA-ës, nga “ushtari i arratisur”?!
I pyeta për Bilal Xhaferrin se si ishte dhe përgjigjia e Selfos ishte tronëditëse! Ai më tha: “Mos më pyet për atë palaço, do llafosemi kur të vish”. E pyeta se si ishte dajkua im, Zeqo Kola dhe përsëri përgjigjia e tij, ishte tronditëse.
Ai ma tha: “Zeqo, është në spital, ka një muaj dhe nuk dihet se sa do të rroj”?! Dhëndërri i tij, një djalë nga Korça, e quajnë Ali, ishte ushtar dhe para pak kohësh, u arratis nga Shqipëria. Skënder Shuaipi, i bëri garanci, e solli këtu dhe e martuam me vajzën e Zeqos. Në shënjestër të parin, kishte vënë Skënderin, por ai doli jashtë, atëhere, ky u kthye me revolen e tij, qëlloi Zeqon, djalin e Zeqos, Isufin dhe gruan e tij, që ishte shtatëzanë, Havanë. Një tragjedi e madhe, do të llafosemi kur të vish këtu”.
Ky lajm më hidhëroi dhe menjëherë më erdhi ndërmënd, K. A., një agjent i Tiranës, i kthyer në Shqipëri. Nuk e di se për çfarë arsye, ndoshta pse i dështoi misioni, i cili ishte në Çikago! Në një bisedë, më thotë se: Markaqotët, me në krye Skënder Shuaipin dhe Bilal Xhaferrin, nuk e kanë të gjatë! K.A. dinte diçka, ky agjent besnik i regjimit, i futi në varr gruan e tij, fëmijën e tij, dhe gjithë ata njerëz që e ndihmuan të kishte një jetë të mirë në botën e lirë!
Ky akt i parrëfyeshëm kriminal, më shtoi më tepër dyshimin e ushtarit të arratisur, E.M., që ndodhej me mua në Llavrio! Me gjithë këshillat e Selfos dhe të Rexhepit, unë nuk heshta, duke i dhënë përgjigjie, Ramiz Alisë, me një intervistë që bëra për televizionin grek. Ajo intervistë u trasmetua pjesërisht në radio dhe televizionin grek:
Intervista ime në televizionin grek, kundër regjimit të Enver Hoxhës
S’jam as armik, as tradhtar siç kërkojnë të më paraqesin xhelatët e Tiranës. Unë jam ai njeri që ngrita zërin kundër skllavërisë, dhe genocidit ndaj regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Ngrita zërin për të mbrojtur të drejtat dhe liritë tuaja, të popullit të thjeshtë dhe fukara. Babai im ka qënë një fshatar i thjeshtë që e ka fituar bukën me ndershmëri. Unë jam bir i tij dhe i popullit tim për të cilin, do luftoj sa të fitoj lirinë, derisa të hedh poshtë vargonjtë e skllavërisë më të egër që ka njohur njerzimi.
Të dashur vëllezër, e kuptoni tani çdo të thotë socializëm i Enver Hoxhës? E kam të qartë që e kuptoni por s’keni guxim që të ngrini zërin. Epoka e Enver Hoxhës ka qënë epoka e dhunës, e terrorit, e gjakut, e burgjeve, e degjenerimit moral dhe politik të brezave. Gjithshka e mbështet mbi gënjeshtrën ku vëllanë e hodhi kundër vëllait, ku njëri s’ka besim tek tjetri, ku njeriu ha njeriun, jo mishin të cilin e shet për të fituar ndonjë privilegj.
Socializëmi i Enver Hoxhës do të thotë të lindësh në rresht dhe të vdesësh në rresht! Populli shqiptar e ka harruar fjalën liri, nuk e kupton çdo të thotë demokraci, dhe se jeton në kushte skllavërie. Deri kur do pranojë populli shqiptar një gjëndje të tillë? Pse qeveria e re e Tiranës u betua për t’i qëndruar besnike Enver Hoxhës?!
Enver Hoxha dhe gjithë bashkpuntorët e tij janë kriminelë dhe xhelatë. Ata degraduan një komb të tërë dhe tani po rritet një brez dështakësh. Ai e ktheu Shqipërinë në një burg popujsh, duke e rrethuar me klon të 28 mijë km. katror, ku populli ndërtoi me duart e veta, burgjet dhe kampet.
Të dashur vëllezër, fshatari është i lidhur ngushtë pas tokës dhe këtë mentalitet nuk mund t’ja heqi atij sado ndryshime cilësore të ndodhin në shoqëri. Enver Hoxha me demagogjinë e tij gjatë Luftës u paraqit përpara popullit si shpëtimtar i tij. Por e mashtroi shumë bukur.
Sot fshatari dhe puntori, mbetën me gisht në gojë duke i mbyllur brënda katër mureve të haurit ku punojnë 10 – 12 orë në ditë! Për 5 kg. bukë, ku duhet të presin me orë të tëra në rresht për të marrë rracionin e ushqimit. Shumë produkte të konsumit mungojnë në treg. Njerëzit e Partisë (komunistët) janë bërë agallarë të rinj, njerëz të qejfeve e veseve më banale, dhe kanë gjithçka ndërsa populli nuk ka asgjë veç zheleve. Po bëhet një luftë e ashpër klasore deri në familje, ku po nxisin hasmërinë për të përçarë popullin, duke e lodhur në punë fizike!
Për të mos i lënë fare kohë, për t’i munduar, e kanë më të lehtë t’i sundojnë! Rinia shqiptare është e ndrydhur dhe në dashuri. Partia vendos për gjithçka. Një i ri komunist nuk mund të dashurojë një të re me biografi të keqe, dhe e anasjelltas. Kjo rini po jeton në epokën më të zezë, atë të një tirani që kujtimin e tij mendojnë ta mbajnë gjallë duke i thurur lavdi.
Këtë përpjekje e bën PPSH-ja dhe njerëzit e saj të cilët e ndërtuan mirëqënien e tyre në kurriz të popullit fukara. Populli i thjeshtë i zhgënjyer nga politika e diktatorit, tani është vonë që t’i shpëtojë skllavërisë. Enveri, për të ruajtur pozitën, filloi që të likujdoi fizikisht shokët dhe miqtë e tij të Luftës, me të cilët kishte kontradita duke shfrytëzuar gjithë mosmarrëveshjet brënda kampit socialist.
U prish me Titon që e vuri në krye të partisë dhe qeverisë, për t’u lidhur me Stalinin, të cilin jugosllavët e hodhën poshtë. Enver Hoxha akuzoi grupin e Koci Xoxes, Bedri Spahiut, Teme Sejkos, Beqir Ballukut, dhe në fund atë të Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut, duke u’a hedhur fajin këtyre për dështimet në ekonomi, dhe politikë. Vetëm ky ishte komunist i kulluar që i donte të mirën popullit.
I mbetur vetëm, hodhi parrullën që “të mbështetemi në forcat tona”, për të çarë bllokadën imperialisto revizioniste. Këtu filloi mjerimi i popullit shqiptar. Ai e mbushi botën me propagandë dhe i bënte thirrje proletariatit botëror që të merrte shëmbull nga ne, që ishim fanar ndriçues në brigjet e Adriatikut, ku nuk egzistonte papunësia. Si mund të flitet për papunësi, kur i gjithë populli shqiptar është skllav, dhe i detyron që të punojnë për dy kg. bukë në ditë!
Ku nuk ka asnjëlloj takse, çfarë takse do i merret atij kur i kanë mbetur vetëm zhelet?! Ku nuk njeh asnjëlloj krize veç asaj të urisë! Dokrra që ndoshta bota i ha për të vërteta.
Të dashur vëllezër, kjo është fytyra e vërtetë e socializmit të Enver Hoxhës, i cili e dhunoi shumë bukur tokën dhe popullin shqiptar. Kam besim se një ditë gjithshka do ndryshojë, duhet pak guxim që të thyeni vargonjtë e të dilni nga errësira që i’u ka pllakosur sytë. Këtë gjë ua uroj nga zemra.
Llavrio, 7 gusht 1985
Kaso Hoxha
Mobilizimi i agjentëve të Tiranës!
Agjentët e Tiranës kudo ku ishin në botë u ishte ngarkuar misioni që të mbysnin zërin tim. Enver Hoxha përfitonte nga liberalizmi në botën e lirë dhe infiltronte njerëzit e tij në emigracionin shqiptar. Unë isha vënë në shënjestër dhe këtë e thonë njerëz të shërbimit informativ grek. Unë duhet të largohesha nga kampi i refugjatëve në Llavrio. Bisedova me miqtë e mi në Kanada të cilët më drejtuan tek dhespoti i Janinës dhe ky i fundit tek arqipeshkvi i Athinës, Serafin i cili më fshehu në një manastir të quajtur Moni Petraqi. Bisedova shumë herë në telefon me mikun tim Spiro Rubi i cili, më strehoi në shtëpinë e tij ku ndënji disa javë. Dëshira e tij ishte që unë të krijoja familje. Ai më njohu me vajzën e shokut të tij të quajtur Katerina, e cila…!
ky e paska trondit diktatyren komuniste nga themelet me keq se ai budallai tjeter ilia leka..
U strehove te greku i “dashur”per te luftuar socializmin qe ishte 50 vjet nen regjimin e bllokades se greket donin “te miren”shqiptareve.Ja dhe sot pas 30 vjeteve qe socializmi shkoi e vate akoma perpiqen ta shtyjne kufirin perpjete nga toka deti e ajri.As vitet e punes per pension nuk u njohin shqiptareve e jo me tu kthejne tokat e tyre ne Cameri.Si nuk ju vjen turp per ato qe keni bere as sot pas me shume se cerek shekullj qe e pate dhe me syte tuaj kush eshte greqia.Enveri nuk paska denuar kot njerez po ka denuar ata qe kishin ADN tradhtari,megjithese nuk arriti ti zbuloje te gjithe si po e shikojme sot.
Ik or qen i zgjebosur i asfalis greke pler , nuk ngeli llum pa kerkuar te laj mutin e jetes vet me shurr , ti ke qen nje qen i zgjebosur , laj gojen kur flet per PPSHn ti legen i felliqur , ata e donin vendin e tyre , ti pis punoje per asfalin panvarsisht se kurvlliqet e tua nuk i tregon legen i felliqur.
Kaq bindese jane argumentet e ketyre kulishave komunist qe komentojne me siper, aq sa bindese eshte dhe faktet qe paraqet Hoxh Isufi qe Toka eshe e sheshet dhe jo e rumbullakt.
###
Eshte e qarte qe te gjithe ata te arratisurit jo vetem qe nuk kishin lidhje me pislleqe “agjenturore”, por ishin viktima te Genocidit dhe Masakrave vellazerore.
###
“Armiqt” mu bene vellezer dhe vellezrit Armiq.
Kjo eshte nje shprehje me vend, qe pasqyron terrorin Komunist, te ketyre gjasem “patriotave”.
Mos harroni si e zhduken Aleksander Kondin dhe shume te tjere.
###
Keto jane metodat e kulishave Komuno-Turko-Islamikve.
Jane fiks ato qe bene Erdogani kunder Gylenistave, krime dhe masakra te mbuluara me petkun e nje propagande te sofistikuar.
###
Ehhhh o Shqipetar per sa kohe akoma do ti durosh keto krime, hipoktizi dhe genjeshtra.
Flm-duke lexuar komentin tuaj, thase se e kishe ndritur kesaj rradhe, por u gabova se andej nga fundi sikur e djallose. Cfare lidhje kane komunistet shqiptare me islamistet? Apo duke nxituar qe te nxjerresh koken si filo grek, qe cdo gje shqiptare e lidh me islamiket, harrove qe komunistet shqiptare ishin ateiste dhe nuk e rruanin as per hoxhe e as per prift?
I lidh hipokrizia dhe kriminaliteti i tejskashem.
Enveri e ngriti dhe ne plenumin e 5 problemin e ketij.U derguan ne gre-qi 3 punonjes te sigurimit per ta sjelle Kason ne shqiperi,po kete e ruante garda si aset i cmuar Parlamenti grek donte ta ftonte per nje fjalim po ambasadori shqiptar kercenoi me mbyllje te ambasades .Kaso ishte antikomunisti me i madh.Ne burg te gjithe kerkonin keshillat e tij.Ishte person qe frymezonte.Gazeta boll me me kete plere ,se na e shpifet
Aktivisti Vorio Epitriot? Shoke per koke padka pasur Kasua.
si ia paskan shtruar tryezen Qasos,si mbret,
makarona me qimá,patate,sallate horiátiko,brixoles,buke,kofsha pule te zjera,frutta,fanta,nje seleksion embelsirash..
ne fund e paska fshehur prifti ne manasrin e muní petraqit,
hallall
Per ty Besi ndjeje vetem meshire.
Sakte Ekluida.
Ta meshirojme te gjithe njeri tjetrin
Wow
Po nuk shkruhet SHBA-ës, more shtaze! Se na e shpife. Te hengert veremi te hengert
Jeshe tellallet jane me te zote se ty qe s di te shkruash fare
“aktivisti vorio-epiriot, Ilia Leka” ?
ti paske qene per tu djegur i gjalle more bythqir i pabese.
Paske shpetuar mire pa ta futur hellin ne bythe SHIKU
Nuk te pelqen Vorio Epiri ty o turk apo fashist i Djallit?
Nuk te pelqen ty o Idiot me comentin Pjeter qe vete Marin Barletti e thote qarte qe ne jemi Epirote dhe kur egziston Epiri i Jugut i ndare nga Fuqite e Medha egziston dhe ai i Vorios (Veriut).
Nuk ju pelqen Pirro i Epirit qe luftoi per Magna Grecian apo doni nje Protektorat turk deri ne Preveze?
Ju kini Heronj Ismail bej Vloren,Frashellinjte,Hasanet,Fishtet etj qe luftuan kunder Epirit Greke per Turqit dhe fashistet.
Mirepo thoni qe jemi edhe pasardhes te “Ilyreve” kur mohoni Perandore Ilyre si Megas Kostantinos nga historianet Greke dhe Romake qe eshte mbeshtetur gjithe Historia e Evropes.
Mohoni qe edhe emrin e qytetity ne Emer te Tij Kostantinopolis e quani Stamboll!
“Bashkejetese” kini ju qe ju mohoni Orthodhoksve te Kastriotit Kostantinopolin andej mori edhe flamurin Greke te Bizantit Jeorgios Kastriotis qe tregon ndarjen e Perandorise Bizantine Skiponja me dy Koke.Ky eshte Hero se ngriti zerin per mijera te tjere qe kishin 45 vjet ne burgje dhe internime.
Por ata qe flasin kunder ketij Heroi qe sakrifikoi Jeten e Familjes per nje jete Njeezore jane po ata qe hiqen “patriote dhe atdhedashes”.
Sa te mire jane njerezit e ASFALISE Greke dhe te U.D.B se jugosllave (te asaj kohe ) per Dashnor Rrot Kaloçin . Mbaruan duke lavdruar ata e duke share vehten . Po populli prandaj nuk ua ve veshin se ju njeh çfar maskarijsh jeni dhe keni qene . Po i joti ngelet i joti more dritshkurter siç i thone asaj shprehjes se popullit : I joti mishin ta han po kockat ti ruan .
I joti ta ruan kocken,por Qasos I vune perpara gjelle pasanikesh…dhe Qaso per nje pjate gjelle pasanikesh ishte gati te pallonte te emen e jo me te te mos tradhetonte atdheun..
ku kish pare ne jeten e tij Qasua makarona me kimá dhe berrrxolle gjithe tule..
Qasoooooo…
Muabet varri qillon
Sakte Xhaxhi.
Nuk eshte vendi per sharje dhe ofendime ketu o njerez.
Zoteria ka permbledhur kujtimet e tij dhe i ka hedhur ne leter.Kaq!Thjesht deshmon.
Ne ju pelqen lexojeni,ne nuk ju pelqen lexoni kujtimet e Maocedunsave shqiptar me xhaketa zbori dhe histori komandatesh.
O Ero … jane vero Turq njerzit, termat dhe toponimet 3 mije vjecare Epir, Thesproti, … jane krejtesisht te huaja per keta kopila te sulltanve.
###
Per keta kopila historia e tyre fillon pas pushtimit Otoman, nejse.
###
Cami Kasem Hoxha nga Markati i Konispolit e shprehu qarte (duke i bere nje permbledhje) dhe keto opinione dhe mbreslenie ne zemer te Thesprotis (camuris) …
1- “”Armiqt” mu bene Vellezer dhe Vellezrit Hiena te me zhduknin”,
2- “Neper burgjet e Shqiperis behet nje masaker, nje genocid 45 jecar, na vran, na masakruan, na shfrytezon si skllever, duhet ta mefoj gjithe Bota hipokrizin e Shqiptarve”.
3- “Greket nuk kishin idene qe nga Minoriteti kishte kaq te burgosur politik”.
###
Nga mikpritja, perkushtimi dhe vllazeria ne Thesproti (edhe pse ishte Cami Kasem Hoxha) ngeli i mahnitur.
Duke i hedhur automatikisht poshte te gjitha perallat dhe trillimet per “masakra” Greke ne Cameri.
Nuk na tregove ato bemat me peshkopin ne manastir, apo e ke lene per nje here tjeter? Po me ate prostituten Greke qe te martuan si vajti puna? apo vari leshte gruas dhe dy femijeve qe le ne Shqiperi! KRIMB HALEJE.
Perse i kunderviheni nje njeriu qe tregon vetem te verteten ?
Nuk flas per komentuesit qe keto te verteta i kane me te degjuara nga prinderit dhe te afermit e tyre qe gezonin te mirat e atij pushteti gjakpires.
Kushdo qe i ka jetuar ato vite i mban mend te “mirat” e atij regjimi .Ato te privelegjuarit te hidhen ne fyt duke na permendur ,jo rrogat e barabarta,jo arsimi per te gjithe,elektrifikimi ne çdo skaj te Shqiperise etj,etj nje propogande qe behej nga kelyshet e atij regjimi qe vetem jepte udhezime dhe keta kelyshe i zbatonin.
Por mos harroni ,luften klases qe i ndau njerzit per se gjalli,mos harroni kush e kishte te drejten e shkollimit,mos harroni kush e kishte te drejten e punesimit jo sipas aftesise por nga baza e biografise.Mos harroni ato rradhet e gjata per te marre ç’do jave te muajit 1 jave 1 kile mish ,1 jave gjysem1 kg sallam,1 jave nje pako mish te grire , dhe 1 jave nje pule.
Kjo ishte e mira e atij regjimi ?
Mos harroni ato fshateret e gjore qe buken e grurit nuk e hanin edhe pse e prodhonin vete,mos harroni keta fshatare qe nuk kishin me kopshtin per te prodhuar pak perime e nuk kishin qumesht per femijet e tyre.
Per te kritikuar eshte fare e lehte, dhe shume me lehte per mbesat dhe niperat e atyre qe jo vetem nuk e vuajten kohen por moren te gjithe privelegjet e atij rregjimi.
Njerez mos harroni ate kohe ,vetem keshtu do ta mesojme te verteten .
Pse nuk publikoni komentet??? Publikoni menjeher komentet e sahanlepiresve 300 euro qe shajn 24 ore SHQIPERIN.
Per mua je I respektuar deri ne palcen time.je shqiptare I drejt…ky popul ka linder mbrapsht. Veshtir te te behet.( janotulis e tha .keta shqiptare do harojne te flashing shqip.sepse Kan Lind me byth)
Tani kur Greqija dhe Serbija kan shtri ne cdo pore te jetes shoqerore e shteterore te Shqiperise agjenturat e tyre dhe po shperndajne leke ,gjithnje e me shume agjentet e tyre kane marr guximin te dalin publikisht dhe te bejne “patriotin “ose edhe “demokratin”.Ata po gjejn edhe hapsire per tu deklaruarne portale e gazeta sidomos ne ato qe udheheqen nga te tradhtare te deshmuar.Keto shkrime po na qojne tek mendimi(qoft i gabuar)se Enver Hoxha vetem me dhune e me plumb ka mund ta ruan kete trohe Shqiperi nga tradhtaret e shumte.Sot Shqiperia eshte nje nocion gjeografik pa shtetesi ,pa dinitet,pa edukat e pa asnje ndjenje shqiptarie e mbushur me sahanlepires e harabak,mashtrues e rrenacak plaqkites e vjedhes ordiner.Cdo kush me Shqiperi nje kosovari a nje tjetri te huaj me cdo kusht don ta vjedh ta mashtroj ta plaqkise dhe askush ne Shqiperi nuk merret me kete “kulture “qe e ka perfshi Shqiperine ton te dashur.
Arsyeja qe disa komentuasve nuk ju pelqen shkrimi eshte fare e thjeshte , ju jeni njeriu i ri i anti Krishtit enver , pa tru fe e atdhe , si edhe te semure me semundjen e sheqerit , por ju nuk e keni problem mbasi e ka pase edhe komondanti juaj shpirterore i mallkuarin enver …. e megjethe ate nuk eshte per tju vu shume faj mbasi shkollat e komunizmit ja u kane helmuar trurin , e ju nuk mund ta kuptoni demin qe ju ka shkaktuar ajo kohe e diktatorit turk enver hoxha …..
A harrova persa i perket policise Jugosdhave dhe asfalise greke , i kam provuar te dyja , e te cilat kane qene shume e shume ma te edukuara se policia komuniste shqipetare !!!! se cdo pikpamje ….. Bravo Tema qe i boton keto kujtime interesante , si edhe shume rrenqethese…..
Ekluida un as qe e rruaj at pall ka…i çfar ndjen laviret per mua shof esapin tem.
Ekluida un as qe e rruaj at pall ka…i çfar ndjejn laviret per mua shof esapin tem.
Wow
Ti bythë grisur do regulloje Shqipërinë?Ti je kriminel dhe po je gjallë duhet të shdëpesh në dru.Le nënën të verbër dhe u aratise për të regulluar voriepiriotët?.Hhajde maskara hajde na tregon trimëritë e tua se gjoja po luftoje diktaturën.Dije ti çishte diktatura..Për mua pak burg ke bërë duhet të ngorthnje në Spaç..
Posht komunistet e kelyshat e tyre !
Poshte Bythq…&Bileqeni zagaret e tyre pleq si dhe last but not least kelyshet e tyre!
Amin!
Inshallah!
Poshte Bythq…&Bileqeni zagaret e tyre pleq si dhe last but not least kelyshet e tyre!
Amin!
Inshallah!