Vrau veten apo e eliminuan? Ish-kryehetuesi: Mehmet Shehu ishte person shumë i rreptë, e pamundur të vetëvritej!

12 Shtator 2020, 19:47Dossier TEMA

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme në komunizëm, Qemal Lame ka folur lidhur me vetëvrasjen e ish-ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehu.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Lame e përshkruan atë si një njeri të rreptë, i cili ka vrarë dhjetëra persona duke argumentuar se nisur nga këto të dhëna, Shehu ka pasur të pamundur vetëvrasjen.

“Mendimi im i plotë që kur e kam dëgjuar, është se ai është vrarë. Vetëvrasja e tij është një legjendë, unë do të shprehim për këtë edhe më gjerë së shpejti do të dalë një botim tjetër. 

Është një botim, analizë politike, juridike në profesionin tim. Dhe edhe një herë e theksoj që jap mendimin se Mehmet Shehu është vrarë nuk është vetëvrarë. 

Ai ishte person shumë i rreptë, ka vrarë shumë të tjerë me dhjetra të tjerë, por të arrinte të vriste veten është e pamundur,”-u shpreh Lame.

Mehmet Shehu u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit me pistoletë në dorë. Pavarësisht se ekzpertiza e kohës e cilësoi si vetëvrasje, gjithmonë ka pasur dyshime se Shehu u vra.

13 komente në “Vrau veten apo e eliminuan? Ish-kryehetuesi: Mehmet Shehu ishte person shumë i rreptë, e pamundur të vetëvritej!”

  1. Ekonomi tregu says:

    Vetëm kështu do e shesë librin ky zagari.

  2. e pa vertete says:

    kete e hedh poshte psikologjia

  3. Olimpia says:

    O Qemal zvarraniku…..Je zero ne psikologjine e krimit apo ne kuptimin e kompleksitetit te politikes ne sistemino e kaluar dhe rolin e individidit. Mehmet Shehu vrau vetem pikerisht sepese eshte nje i politikan i forte dhe nje individ me karakteristika te vecanta.
    Ai nuk mud ta duronte poshterimin ,nga maja ne fund te gropes politike te kohes.Kaq e thjeshte eshte.Nderkohe Enver Hoxha mund te gente njeqind menyra per ta menjanuar Shehun pa shkaktuar tronditje te sistemit. Por Shehu nuk e kuptoi se Hoxha nuk eshte interes ta vriste dhe ia dogji kohen Hoxhes.

  4. AF says:

    Per vrasjen e M Shehut, duke qene edhe ish K/Hetues i Republikes nga ana profesionale nuk i falet kur thote se ate e kane vrare dhe kete e ka nga bindja e jo nga provat. Sa per Kadarene edhe nqf eshte survejuar apo pergjuar nga sistemi si i preferuar i M.Shehut apo ky ka peshkuar Mehmetin duke pare gjendjen e renduar te Enverit ne fund te viteve 70 e fillim te viteve 80 si zevendes i mundshem i tij (jo perndjekur se ky term i perket ish te denuarve politik apo te internuarve) , fakti eshte qe ai i mbijetoi per bukuri kohes. Ti thua se ishte Ramizi ai qe bente plane, normalisht lufte e eger klasash ishte, por Kadare mund te jete ndihmuar edhe nga Nexhmija,ne shenje mirnjohje per ato letrat e bukura qe i dergonte Kadare asaj,jo bashkeshortit. Fakti eshte qe Kadare si shkrimtar ishte sh. i vleresuar nga sistemi komunist, ishte shume i zgjuar por jo aq djallezor sa tja hidhte enverit. Nuk kishte shanse qe Enveri te mos kuptonte çfar shkruante apo ligjeronte Kadare, se sot po na del i persekutuar, e te burgosurit pokitike spiune te Kadare e te shokut Qemal. Per sqarim eshte i vertetuar fakti se te gjithe pas enverit ishin te survejuar e te pergjuar, vetem ai kishte status te veçante, e kjo nuk do te thote se Hysniu,Mehmeti,Kadriu etj ishin te perndjekur, bashko ketu edhe Kadarene qe shpetoi. Siç thote Qemali edhe nqf do arrestojhej Kadare, kjo ndodhte per shkak te lidhjeve te tij me M.Shehun e jo si disident apo kritik i regjimit ne çdo forme. Kjo nuk ndodhi se enveri nuk e konsideronte te rrezikshem per pozitat e tij dhe te familjes. Po te ishte i tille Kadare, edhe ky do ishte me shokun Mehmet,etj. Pastaj pse nuk fole sa ishte gjalle Ramizi,Hekuri,etj apo edhe para nje viti kur ishte gjalle Nexhmija. Me pelqen kur flet per realitetin e kohes se behesh edhe me i rafinuar, por eshre e veshtire te besojn sot,se qenke ti qe ke shpetuar Kadarene, dmth i mbushe mendjen Enverit se do behet problem boteror po te arrestojme Kadarene. Ky duhet ta dije shume mire kush e ka shpetuar, ti thjesht ke qene deshmitar (nqf eshte e vertete) ne nje bisede midis Env, Ram, Hekur, apo ndonje marifet i ketyre ndaj jush.

  5. american16al says:

    Nuk e kuptoj vazhdimin e pakuptimt ne se Mehmet Shehu u vehten apo jo, ai regjim te vriste naten dhe te qante diten cdo shqipetare e dinte dhe eshte mire qe dhe brezat e rinj ta dine qe mos te behen gabime ne te ardhmen sic Jane gjeneratat e reja ne USA qe e lexojne perrallen socializem ne libra dhe nuk e kane provuar realitetin kurre!!!!!!

  6. Vlora 9 says:

    Qemali qe “trembi” Enverin dhe e detyroi te ktheje ” urdherin ” per arestimin e Kadarese duke I “argumentuar” se nuk kishte prova per akuzen. Karagjoz dhe palaco njeri. Habitem sa I peshtire eshte ky palo njeri, nje sharlatan I padinjitet qe kujton se shqiptaret Jane injorante. Tjetri ka lene leter lamtumire, te vertetuar shkencerisht se eshte shkruar nga vete ai, ky thote se e kane vrare.

  7. Shkodrani pa buke says:

    Ky eshte nje palaco shpefes qe se ka pyeetur njeri ,Jo me ta pyeste E Hoxha nje koqe kandari si ky .Ku kane ky person tani qe hiqet si demokrat .Nje shpifes i ndyre .Habitem me M.Bazen qe boton kete mashtrues

  8. Aleks says:

    Ku ka arritur pjekuria dhe civilizimin i nje kombi. Të shkruaj idjotsira Qemal Lame. Dora e fshehte e Ramis Alis. Un nuk e kam pare asnjehere fizikisht. Qenka gjalle akoma? Un atehere kur isha i Ri e mendoja 50 e ca vjec. Duhet tè ishte 90 tè sot. Vetem di tè them nga tregimet që ishte pa burreri. Të shiste. Ta fuste sa krahu dhe genjeshtar. I pa besushme. Eshte dore e Ramis Alis. Sot shkruan maskaralleku Qemal Lame

  9. Ro says:

    Une sugjeroj qe edhe per kete teme te pyetet mero baze se ai I di dhe I perception te gjitha…

  10. veterani says:

    Boll i ke lare duart me gjak Qeml Lame, mos kerko te behesh disident…. Ti e di mire kush e beri eksperizen dhe e ke te qarte qe Shehu vrau veten….

  11. Mali says:

    Dy gjera per keta qe hiqen si kopetenta ketu ne komente:
    1 – Ne rastin kur njeriu vret vehten me plumb ne zemer, ne njemije raste nenteqindenentedhjetenente shperthen gjaku ne hava, duke e bere dete dynjaja, pasi shpohet, cahet zemra dhe detyrimisht gjaku shkon si nje cesme per te shkarkuar te pakten 3 litrat e para.
    Pra sperkaten trupi, fytyra, veshjet, dusheku,jorgani, dyshemeja, muret, orendite rethe qark etj e deri ne tavan shkon sperkatja.
    Kjo gje ne foto nuk duket.
    Ekziston mundesia e asaj qe kane thene gazeta kohe me pare, se personi qe i ka sherbyar ate nate, qe i ka pregatit dhe cajin, pasi e ka vene ne gjumin e vdekjes, e ka qelluar dy here ne zemer ku do ti dilte gjak sa i del nje zoku te nje pule.
    Kur nuk eshte e veshtire te kuptohej nga menyra se si po akuzohej cdo dite deri vone Kryeministri Mehmet Shehu, se cdo nate do ish nata e fundit e tij, deri sa te gjendej momenti optimal i gjumit te fundit.
    Versionet mund te jene nga me te ndryshmet.
    Tani te presim sic thote Qemal Lame se cfar argumantash te tjera ka per kete ceshtje
    2 – Per sa i takon ceshtjes se arrestimit te Kadarese.
    Ai i tha Enverit pak a shume keshtu, se sapo kemi mbyllur arrestimet per nje grup te madh tradhetar ne vend.
    Me arestimin e Kadarese, po qe se do te fillojme, do te duhet te bejme publike dhe nje grup tjeter tradhetaresh dhe do te duhet te bejme mjaft arrestime.
    Une sapo te me vijne materialet do te filloj punen, por si e gjykoni ju i tha Enverit, eshte mire qe te filloje perseri pa u ftohur e para te fillojme publikimin e nje grupi tjeter e te fillojme nje seri arrestimesh, pasi arestimi i Kadarese per pasoje keshtu do te rjedhe.
    Enveri pak a shume i tha, nuk e ke keq, ta leme per ca kohe keshtu pezull kete ceshtje.
    Dhe ketu nga kemdveshtrimi qe Lame ja paraqiti Enverit, kish te drejte, dhe Enveri pa mbaruar fraza e kapi menjehere rendesine e asaj qe tha Lame, pa dyshuar aspak te Lame pasi e dinte se Kadare nuk ish armik qe do te permbyste pushtetin.
    Kadaren ata e mendonin me teper si nje njeri qe i bezdiste nganjehre me ndonje fjale andej kendej, e pune agjenturash leshi.
    Mirepo ca beni ju nje pjese e konsiderueshme e komentuesve, nuk u intereson fare se ca thote nje artikull, shihni vetem kush e ka shkruar dhe ku reh ceshtja, pra ka shkruar ai qe nuk na pelqen ne dhe nese akuzon ate qe na dhemb ne apo jo dhe mbaroi.
    I hidhni nje seri bataresh, qe shkojne te gjthe bosh, pasi nuk flisni me fakte, flisni kuturu, flisni e shkruani tjeter per tjeter.
    E siduket duhet dhe nja 5-10 vjete qe te vije ajo dite qe te mos jete me keshtu.
    Kur te shfaqet nje brez tjeter, pas tallash ne tru.

  12. V.F.L.P says:

    Po pse nje ushtarak i fuqishem qe ka vrare plot te tjere nuk vret veten .?! Keni parasysh sa komandant gjermane vrane veten ne perfundim te luftes se dyte boterore . Biles nje njeri i fuqishem si Shehu nuk e imagjinonte ta vrisnin nje grup ushtaresh andej nga dajti naten fshehurazi .

  13. xoni says:

    Ky MALI duket qe eshte MALOK…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje