Partia Demokratike thotë se Edi Rama ka dështuar me luftën kundër krimit. Në një dalje për mediat nga selia blu, sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi, i referohet ngjarjeve të fundit kriminale në vend, ndërsa thotë se “Shteti që ka ndërtuar Rama është ai i gangësterëve”.
Sipas Bardhit, rendi dhe siguria janë prioritet kyesor për qeverinë e re të Partisë Demokratike.
Reagimi i Gazment Bardhit:
Shteti që ka ndërtuar Edi Rama është ai i gangsterëve. Bandat vriten në mes të kryeqytetit, në mes të ditës dhe kriminelët nuk kapen, sepse Edi Rama ka dështuar si kryeministër.
Goditja mafioze, e përjetuar nga shumë qytetarë si një sulm terrorist në një nga qendrat më të populluara të Tiranës, është pasojë e politikës së Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.
Një politikë e tillë ka lënë krimin të lirë të bëjë çfarë të dojë, kur të dojë dhe si të dojë, duke bërë viktima të luftës së tyre edhe fëmijët, siç ndodhi mbrëmë në aktin mafioz-terrorist në Tiranë.
Politika “hëngshin kokat e veta” e ka burimin tek pakti i Edi Ramës me krimin, i cili është burimi i pasigurisë së qytëtarëve.
Kryeministri në ikje ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet, duke patur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë.
Shumë nga kriminelët që vriten rrugëve kanë marrë leje, licensa, marrin tendera, ndërtojnë pallate, ku pastrojnë paratë e trafikut të drogës. Janë këto para me të cilat financohet fushata e pistë elektorale dhe qendrimi në politikë i Edi Ramës.
Kjo nuk është histori e sotme! Është historia 22 vjeçare e Edi Ramës në politikë. Ai ka punuar me krimin, e ka mbrojtur krimin, e ka pasuruar krimin!
Këtu gjendet edhe përgjigja përse vrasjet, shpërthimet me tritol, atentatet mafioze nuk parandalohen dhe autorët nuk gjenden.
Tek qytetarët sot mbizotëron opinioni se shteti mungon dhe territori është lënë nën thundrën e krimit, duke krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së tyre. Çfarë bën Edi Rama për të këtë gjendje? Ble një makinë të re të fjalës së fundit për Ministrin e tij të Brendshëm.
Duke zgjedhur spektaklin e luksit, në vend që të bëjë detyrën për të garantuar rend dhe siguri, Sandër Lleshaj nuk ka asnjë ndryshim nga gangsterët që lëvizin nëpër rrugë me makina superluksoze, ose të vjedhura, ose të blera me para nga aktiviteti kriminal.
Ministri sillet si bandit, duke e angazhuar Policinë e Shtetit në luftë me qytetarët dhe jo me krimin. Policia përdoret për të dhunuar opozitën, protestuesit, studentët, naftëtarët, që protestojnë për të drejtat e tyre, por është kokëulur përballë krimit, sepse është e tradhëtuar nga kupola drejtuese politike e Policisë së Shtetit.
Fjalët ligj, rend, siguri nuk kanë asnjë lidhje me këtë qeveri. Ajo ka dështuar në zbulimin e të gjitha vrasjeve të bujshme dhe nuk ka çuar para drejtësisë qoftë edhe vetëm 1 bos të trafikut të drogës.
Kjo qeveri nuk ka më asnjë ofertë të mirë për qytetarët.
Qytetarët e refuzojnë politikën e Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.
Në këtë gjendje të vështirë ekonomike, sociale, psikologjike dhe politike qytetarët kanë nevojë për një qeveri që nuk flirton me krimin, nuk është në ortakëri me trafikantët e drogës, nuk mbahet peng nga paratë e pista të krimit të organizuar.
Qeveria e PD, e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, do të ketë rendin dhe sigurinë publike prioritet kryesor të saj. Kush është për burg, do të shkojë në burg! Ligji nuk do të tregojë mëshirë për askënd që cënon jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve.
O gagac kavaje, mbylle kseten se nuk te beson njeri; ti thua nuk ka cuar para drejtesise asnje bos te krimit; po mire, kaq idiot je ? Do nje shembull –
dje gjykata denoi nje bos te tille – Arber Cekaj , bos i kokaines , jo shaka. Te dhjefshme mesazhet nga shqupi.
RAMA BURE SHTETI
JU plera munt te beni CDO gje
Kur vjen fushata e zgjedhjeve ju organizoni cdo gje
Shkateruat CDO gje
Sa bukur e mban kallamin ne goje ky Bardhi????.
Po ku ka fjale me te bukur me mire kokat e tyre sa buken ta hane me taksat tona ne burg
Kushe e kishte radhen ta qinte kete tipin sot?
Kisha qef ta pallonte Taulan Balla
basha Kryeministe?
Keni harrua nje gje shum elementare,
per tu ba basha Krueminister duhen votat,
Shqiptaret e din kush eshte basha dhe nuk e votojne.
PIKE.
Edvin D’Rama eshte i sëmurë psiqik.Ata qe i shkojn mbrapa jan debila ose interesexhinj si Karlo Bolino,qe perfiton miliarda nderkoh qe
shqiptaret braktisin Atdheun e tyre se nuk shohin asnje shprese.Siperfaqe 4 metra katrorë merr Karlo Bolino per nje Euro,nderkoh qe
toka ka nje pronarë,tokë që ishte llogaritur te ndertohesj nje Gjimnaz.As serbi dhe greku nuk do ta shkatrrone Shqiperine deri ne kete
pike si psikopati Edvin D’Rama.
ky qihet me cunin e rexhep mejdanit. kshu qe ju social punistey e temes mund te rrini rehat
ktij bubuzhelit ,Gazmorrit
qy gudulis bythn e bash pederit ,
ken mi gjet nji burre?♂️pri Tyrqiet
me e bo t’lumtun ?
Oooo graaa erdhi mishi.
Hangshin kokat pra ata dhe ti bashk me ta,ti dhe basha kryeminister do ta bani lazaratin si dikur dhe shqiperine si lazaratin plus pirmidat dhe ne fund gjithe shqiperine Gerdec,prandaj shqiptaret ju urrejne o kriminel.