Thirrja e Ballës "zgjon" Metën, letër për KED dhe KLGj mbi vonesat dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë

16 Shtator 2020, 16:39Politika TEMA

Presidenti i vendit Ilir Meta i është drejtuar me një letër zyrtare KED, KLGJ, Kuvendit dhe Avokatit të Popullit ku ka ngritur problematikat mbi vonesat dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Siç bëhet me dije, në këtë letër Meta ka evindentuar dhe parështruar problematikat, anomalitë dhe vonesat që qëndrojnë sipas tij, duke kërkuar njëkohësisht zbatimin e Kushtetutës dhe të Ligjit.

Reagimi i kreut të shtetit vjen një ditë fill pasi kreu i grupit parlamentar socalist Taulant Balla i kërkoi bashkëpunim për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë brenda këtij viti. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje