Viktima po merrte rrobat për t’u larguar nga shtëpia: Si e vrau Agron Tanushi ish-kunatën, ngjarja ndodhi në sy të fëmijës 8-vjeç

16 Shtator 2020, 11:39Kronika TEMA

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Jetmira Hasanit në banesën e saj në Bathore.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi teksa Jetmira Hasani po nxirrte rrobat e saj dhe sendet personale nga banesa, për t’u larguar me fëmijën e saj 8-vjeçar.

Në këto momente ka pasur një debat mes saj dhe ish-kunatit, Agron Tanushi.

Ajo pretendonte se banesa ku jetonte pas ndarjes nga bashkëshorti është e saja, duke bërë që të kishte konflikte të vazhdueshme me ish- kunatin, Agron Tanushi, i cili i mori jetën.

Aktualisht në këtë banesë jeton vetëm nëna e autorit, dhe familjarët i druhen një hakmarrjeje të mundshme.

Policia ka marrë në mbrotje familjen Tanushi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e Jetmira Hasanit në rrugën “Apollonia” në Bathore.

Jetmira Hasani, prej vitesh jetonte në Greqi, por edhe pse ishte divorcuar me vëllanë e Tanushit, sa herë vinte në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e familjes Tanushi.

Për këtë arsye, mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie.

Dje, pas një debati të fundit Agron Tanushi vrau ish- kunatën e tij me çifte.

2 komente në “Viktima po merrte rrobat për t’u larguar nga shtëpia: Si e vrau Agron Tanushi ish-kunatën, ngjarja ndodhi në sy të fëmijës 8-vjeç”

  1. Predatori says:

    Është lloji i shtazës, nuk ke çfarë të bësh. Ngushëllime familjes. Ai legeni trim me çifte kundër një gruaje nuk duhet ta shohë më dritën e diellit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje