Dritan Rexhepi
Europol njoftoi se ka goditur një grup të fuqishëm kriminal shqiptar. Sipas tyre, grupi i njohur me emrin ‘Kompania Bello’ ishte ndër më aktivët për trafikun e kokainës në Europë. 20 persona janë arrestuar në 10 vende.
Sipas njoftimit, janë kapur 4 ton kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro në cash.
“Një operacion ndërkombëtar i paprecedent, ku u përfshinë autoritetet të forcave të rendit dhe gjyqësorit në 10 vende, ka rezultuar në shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptar të quajtur ‘Kompania BELLO’, një prej rrjeteve më aktive të trafikut të kokainës në Europë,” thuhet në njoftim.
20 personat e arrestuar janë kapur: 5 në Itali, 2 në Holandë, 2 në Gjermani, 2 në Greqi, 1 në Rumani, 1 në Spanjë, 5 në Shqiperi dhe një në Dubai.
“Këto arrestime pasojnë ato të 84 anëtarëve të këtij grupi kriminal më herët gjatë një hetimi në Itali, Ekuador, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.
Afër 4 ton me kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro në cash janë sekuestruar gjatë hetimit”, thotë europol.
Europol ka njoftuar se një 40-vjeçar shqiptar drejtonte organizatën kriminale nga Ekuadori. Ndërkohë mediat shqiptare thonë se bëhet fjalë për 40-vjeçarin Dritan Rexhepi.
Në njoftim është sqaruar edhe metoda e punës e grupit kriminal.
“Për vite me radhë, importuesit ndërkombëtare të kokainës punuan veçmas me shitësit me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën në rrugë.
Në këtë rast, rrjeti shqipfolës nën hetim e hodhi poshtë modelin dhe e kontrollonte të gjithë zinxhirin- që nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut e deri te shpërndarja në të gjithë Europën”.
“Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës- një shtetas shqiptar 40-vjeçar i vendosur në Ekuador- negocionte drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, duke organizuar dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Europës, dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Holandë dhe Shqipëri, organizonte shpërndarjen në të të gjithë Europën.
Kokaina kontrabandohej përmes kufijve europianë e fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehta të sofistikuara”, thuhet në deklaratën e Europol.
Reagimi i Policisë shqiptare
Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë, pas super aksionit të zhvilluar në disa vende
“Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, në bashkëpunim me homologët, i koordinuar nga Europol, Eurojust dhe Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.
Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “LOS BLANCOS”, i shtrirë në disa shtete, si Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta.
Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës e Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, të Njësisë së Kërkimit “Fast” dhe të Zyrës së Interforcës në Shqipëri.
Si rezultat i operacionit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, 5 të kërkuar, konkretisht:
Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasit E. J., 27 vjeç dhe J. Ll., 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi R. I., 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.
Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi V. L., 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat“.
Gjatë operacionit, Skuadra Mobile e Firences dhe Shërbimi Central Operativ i Policisë, në bashkëpunim me skuadrat e tjera kompetente lëvizëse, organet e policisë të shteteve të Bashkimit Evropian në fjalë dhe Policinë e Shtetit shqiptar, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 30 shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtonte një kompani të quajtur “KOMPANIA BELLO”, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.
Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia.
Edhe gjatë këtij operacioni mjaft të rëndësishëm, Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm në përmbushjen e detyrave gjatë gjithë fazave të operacionit, çka tregon edhe njëherë vendosmërinë dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar bashkërisht me homologët, krimin e organizuar dhe terrorizmin.”
Si shume po ia rrisni vesht ketij palloshit. Aq i mencur qenka ky sa te drejtoje trafikun me te madh ne Europe?! Dhe kujdes me komplimenta te tilla se beni xheloz bashkefshataret e tij qe aq u mjafton dhe nisen t’i zene vendin.
Ky i ngjan Talunat Palles apo Erjon Veliajt?
Mos ha shume mut zemra,se eshte akoma me i zoti sesa shkruan gazeta
Si shume po ia rrisni vesht ketij palloshit. Aq i mencur qenka ky sa te drejtoje trafikun me te madh ne Europe?! Dhe kujdes me komplimenta te tilla se beni xheloz bashkefshataret e tij qe aq u mjafton dhe nisen t’i zene vendin.
Hajt paçi doren e mbare!
Eeehhh mor Lani,ai mund te jete dhe pallosh, i ka ber si i ka ber leket eshte puna e tij,nuk ka vjedh popullin shqiptar..!Po delet si puna jote qe bejn gam gam per partit dhe presin te han nga breket e grave…!
E mor bab i ban leqet po i len prap dhe bile bile duhet me u fut ne vrim te hales me fsheh dicka e tbajsh jeten e urithitit per pjesen tjeter te jetes .Hajt tung se sa ta kuptosh ti …….
?????????????
Per kete soj duhet uruar Enver Hoxha. Te vinte vetem per pak dite.
O Los Blanco! Nuk e shikon qe i ngjan Flamur Nokes nga babai, dhe Lulzim Bashes nga ajo qe e ka pjelle?
Ke te drejte, i ngjan me shume Rucit.
Lereni kujt i ngjan se ky i ka ber 100 milion euro nga burgu, han e pin si te Hilton dhe femrat ja cojn me katalog te burgu, por shikoni veten qe nuk ka me vend ke lista ushqimores lagjes.
I vetmi i burgosur qe dua te lirohet ?
I ngjan Aldo Bumçit GUNGAÇ dhe GAGAÇ , që do të VJEDHI dhe PLAÇKISI SHQIPËRINĒ !! Po ky të Paktën NUK ju fut duart në XHEPA Shqiptarëve , ashtu siç bën Aldo DITËZIU dhe SURRAT ZIU (DHËNDRI Safet Zhulalit) , që ka VJEDHUR dhe GRABITUR PRONA dhe TROJE në ZONËN e ISH BLLOKUT , biles edhe TROTUARET i ka Zabtuar DITË ZIU Aldo Bumçi PUTANA , që LEH si QEN nëpër STUDIOT TELEVIZIVE të KRIMIT të ORGANIZUAR , dhe mendon se do tju hedhi “HI SYVE” SHQIPTARËVE përsëri mbas 7 Vjetësh duke i MASHTRUAR dhe GËNJYER si KURVË ORDINERE .
Ata skane kuptuar gje te madhe te vazhdojne te shkruajn. Pervec natyres te activitetit, ky ose groupi, keta jane bosa te mendimit dhe te ndermarjes. Keto raste nuk flen gjume por mesohen ne shkollat e policise