Schwarzenegger: Fonde stimuluese për investime në energji të pastër

17 Shtator 2020, 13:00Bota TEMA

Programet stimuluese qeveritare të krijuara për të mbajtur vendet në këmbë gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19) ofrojnë “një mundësi të jashtëzakonshme” për të ndërtuar një ekonomi me energji të pastër, tha sot aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, transmeton Anadolu Agency.

Schwarzenegger u bëri thirrje qeverive të mos “investojnë në të kaluarën”, duke thënë se tani është koha të merren “vendime për të ardhmen” ndërsa triliona po derdhen në ringritjen e ekonomive në të gjithë globin.

“Këto fonde janë aq masive sa janë të afta të ribëjnë një shoqëri. Ne tani kemi mundësi të jashtëzakonshme këtu”, tha Schwarzenegger ndërsa fliste përmes video-linkut nga Los Angeles në Samitin Botëror të Austrisë në Vjenë, një degë e nismës së tij për klimën. “E tëra çfarë duhet të bëjmë është ta bëjmë këtë”, tha ai.

Që nga largimi nga zyra politike në vitin 2011, aktori austriako-amerikan i ka kushtuar kohë kauzës së mbrojtjes mjedisore. Si një republikan ai ka kundërshtuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump për çështjet klimatike.

“Kur dëgjoni se qeveria ka në plan të shpenzojë para stimuluese për të shpëtuar karburantet fosile, ne duhet të pyesim veten: nëse investitorët nuk mbështesin këto kompani në rënie, pse duhet të paguajnë taksapaguesit?”, tha Schwarzenegger. Sipas tij, “qeveria duhet të dijë këtë se paratë e mençura e dinë instiktivisht: mos investoni në të kaluarën”.

Schwarzenegger tha se përdorimet efikase të parave do të përfshijnë bërjen e ndërtesave me energji më efikase dhe rezistente ndaj motit, instalimin e pajisjeve me efiçiencë të energjisë, makina që përdorin lëndë djegëse alternative dhe mbjelljen e pemëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje