Deklaroi se virusi është bërë në laborator, rrjetet sociale censurojnë virologen kineze

18 Shtator 2020, 09:00Blog TEMA

Virologia kineze Li-Meng Yan njihet si ndër të parët shkencëtare që u largua fshehurazi nga Kina pasi denoncoi fillimet e pandemisë së koronavirusit dhe rrezikun që ai paraqiste për të gjithë botën.

Duke pasur frikë për jetën e saj ajo u largua përmes Hong Kongut për të mbërritur më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por Fox News raporton se një e papritur i ka ndodhur shkencëtares kineze dhe në vendin e konsideruar si tempullin e demokracisë dhe lirisë.

Disa ditë më parë ajo deklaroi se kishte prova të forta se koronavirusi ishte krijuar në laboratorin e Wuhanit nga dora e njeriut dhe pasi orësh intervista e saj u censurua nga të gjitha rrjetet sociale duke filluar nga Facebook, Instagram, me arsyen e pamundësisë të verifikimit të fakteve, duke e konsideruar indirekt një lajm të pavërtetë. Edhe Twitter pezulloi llogaritë e virologes.

Sipas Fox, vetëm brenda disa orësh intervista e shkencëtares kineze arriti 1.3 milionë shikime.

2 komente në “Deklaroi se virusi është bërë në laborator, rrjetet sociale censurojnë virologen kineze”

  1. Revizori says:

    Njesoj si video e atyre dy mjekëve nga Kalifornia, te cilet argumentuan se mbyllja e ekonomise se nje vendi nga Coronavirusi ishte idiotesi.
    Ata argumentuan se nuk kishte baza shkencore mjekesore per mbylljen e nje vendi, por vetem aresye politike.
    Menjehere video e tyre u hoq nga YouTube. Ne qofte se e keni pare, ishin dy mjeke qe dhane interviste per median, dhe njeri prej tyre ishte me origjine skandinave. Meqenese ata akuzuan autoritetet shendetesore te Kalifornise per manipulime ne raportimin e shifrave te infektimit apo vdekjeve nga COVID-19, videoregjistrimi u hoq nga YouTube.
    Petfundimet i nxirrni vete, duke bashkuar edhe rastin e kesaj mjekes kineze.

  2. festivali says:

    dhe shanin Enverin per censure ???

    hipokritët post enverist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje