Drejtori i CDC: Maskat garantojnë më shumë mbrojtje sesa vetë vaksina

18 Shtator 2020, 12:33Bota TEMA

Drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Robert Redfield, tha se maskat e fytyrës garantojnë më tepër mbrojtje kundër koronavirusit sesa edhe vetë vaksina.

Gjatë fjalës së tij në një seancë dëgjimore në Kongres, Redfield përsëriti thirrjen për mbajtjen e maskës, pasi sipas tij, falë saj pandemia mund të vihej nën kontroll.

“Këto maska për fytyrën janë mjeti më i rëndësishëm dhe i fuqishëm për shëndetin publik që kemi. Dhe do të vazhdoj t’iu bëj thirrje amerikanëve, të gjithë njerëzve në vendin tonë, që t’i pranojnë mbulesat e fytyrës.

E kam thënë që nëse do ta bëjmë këtë për 6, 8, 10 apo 12 javë, do ta vinim nën kontroll këtë pandemi. Kemi prova të qarta shkencore që këto funksionojnë dhe janë mbrojtja jonë më e mirë. Mund të shkoj deri aty sa të them se më shumë garanci për të më mbrojtur ka maska e fytyrës sesa kur të marr vaksinën kundër Covid”, tha Redfield.

Ai tha gjithashtu se, edhe sikur vaksina kundër Covid-19 të dalë sot, do të duheshin 6 deri në 9 muaj në mënyrë që atë ta merrte numri i nevojshëm i personave për të krijuar imunitet. Redfield shtoi se personalisht besonte se vaksina do të ishte gati për publikun e gjerë amerikan rreth mesit të vitit të ardhshëm.

1 komente në “Drejtori i CDC: Maskat garantojnë më shumë mbrojtje sesa vetë vaksina”

  1. Love Laberi says:

    Ja dhe karlleku i rsdhes..maska nuk te mbron nga era e sqetullave due pordhet do na mbroj nga virusi!.. siç duket qenkan interesa te medha tek keto maskat, para e madhe qarkullon..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje