Edi Rama: S’ka rrezik se Gjermania mund të kushtëzojë negociatat

18 Shtator 2020, 21:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha për DW se nuk sheh asnjë rrezik për negociatat që mund të kushtëzohen nga Gjermania për shkak të përplasjeve për reformën zgjedhore.

“Gjermania është një vend demokratik, ka vend për të gjithë zërat. Ajo që unë besoj është që në konkluzion, ne kemi bërë gjënë e duhur për vendin tonë, kemi bërë gjënë e duhur për sistemin tonë zgjedhor, kemi bërë gjënë e duhur edhe në funksion të ambicies tonë për të konsoliduar më tutje procesin zgjedhor dhe procesin demokratik dhe jam i bindur që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që janë absolutisht legjitime, kjo nuk do të përbëjë asnjë arsye për të pasur ndonjë rezervë për Shqipërinë”, tha Rama.

Kryeministri u pyet edhe për ligjin antishpifje, ku nënvizoi se do të merren në konsideratë rekomandimet e komisionit të Venecias.

Gjermania ka një nga ligjet më të fortë kundër shpifjes dhe faktikisht ne do dëshironim që të kishim një ligj që të bazohet në modelin gjerman, por duke qenë se ne jemi një vend shumë më i vogël se Gjermania dhe me shumë më pak zë sesa Gjermania nga miqtë tanë në Këshillin e Europës apo në OSBE, na u tha që ne nuk mund ta aplikojmë ligjin gjerman, sepse do të ishte një ligj i rrezikshëm për Shqipërinë. Kjo është bota ku jetojmë. 

Ne kemi bërë një ligj që është absolutisht i domosdoshëm. Do të marrim në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias, por Shqipërinë si vatrën më të nxehtë të shpifjeve, ne nuk do ta lëmë”, u shpreh kryeministri.

4 komente në “Edi Rama: S’ka rrezik se Gjermania mund të kushtëzojë negociatat”

  1. vlora says:

    ik o ramush se ske bere asgje , je nhe vegel e erdoganit . te paguan mire sepse merreni me shitie armesh droge . shqiptaret s kan c presin me nga ty , na fute me shtetet islamiste dhe na ben sikur do evropen ZHDUKUUUUUUU

  2. Kim été says:

    Gjermania duhet të kishte investuar 500 miliard euro ne vendin tone keta 30 vitet e fundit, por realiteti ësht ndryshe se Kancelarja Merkel kercenon shtetasit e saj me karantinim nese kalojn pushimet te ne, ndërsa Kroacija regjistroj 7,5 milion turist (shumica dermuese Gjerman)

  3. nino says:

    KUR SHIKOJ KETA PEQT E VENECIAS QE FLENE NE KARIKE ME KUJTOHET KORRI I PLEQEVE TE KRUJES… Eshte bote e cuditeshme… BE kurre nuk do te behet BE…. .. SHBA eshte fanar ndricues i gjith botes…..

  4. Prof Dr.Kalec Dega says:

    Mashtrues i rangut te pare. Edhe Merkeli ta piu lengun. Vetem Edrogani te ka mbetur dhe Ilir Meta.
    =
    2025 dhe jo se do ti por se keshtu do Evropa.
    =
    Mjaft i mashtrove shqiptaret e mjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje