Nëntë eurodeputetë paralajmërojnë Ramën të mos ekstradojë Selami Simsek në Turqi

18 Shtator 2020, 18:44Politika TEMA
Nëntë eurodeputetë paralajmërojnë Ramën të

Simsek para gjykatesve

Eurodeputetët që i përkasin tre grupimeve në Parlamentin Europian i dërguan një letër të hapur Edi Ramës duke i kërkuar të respektojë Konventën e Gjenevës mbi refugjatët dhe Kartën Europiane për të Drejtat Themelore, duke ndaluar ekstradimin drejt Turqisë të Selami Simsek, shtetasit turk që kërkon azil në Shqipëri dhe që prej gjashtë muajsh mbahet i ndaluar pa akuzë.

Eurodeputetët iu bashkuan nismës së koleges së tyre Ramona Strugariu për t’i dërguar letrën Ramës me një kërkesë specifike kundër ekstradimit të Simsek në Turqi dhe me një paralajmërim të prerë se shkelja e të drejtave themelore të njeriut në këtë rast do të penalizojë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit Europian.

“Mësuam me shqetësim të madh se në 10 shtator 2020, Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët i Shqipërisë refuzoi apelin kundër vendimit për të mos i dhënë azil Selami Simsek,” shkruhet në letër.

“Simsek ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se ai do të përballet me përndjekje nëse raportohet në Turqi si anëtar i lëvizjes së klerikut Fethullah Gulen, të cilën autoritetet e Ankarasë e konsiderojnë organizatë terroriste,” vijon më tej letra. [Link letra]

“Ne dëshirojmë të kërkojmë një sqarim urgjent nga autoritetet e Shqipërisë mbi situatën e Selami Simsek. Ne dëshirojmë, në të njëjtën kohë, t’i rikujtojmë atyre për nevojën për të respektuar parimet e procesit ligjor dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë, veçanërisht ato në lidhje me Konventën e Gjenevës për Refugjatët e vitit 1951, në të cilën Shqipëria është palë,” shkruajnë eurodeputetët.

Ata citojnë gjithashtu paragrafin 2 të nenit 19 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore në të cilën sanksionohet që askush nuk duhet të riatdhesohet ose të përzihet drejt një vendi ku rrezikon të vuajë persekutim.

Kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar publikisht ndaj kësaj letre deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi.

Selami Simsek u arrestua në Tiranë duke tentuar të ikë drejt Kanadasë vitin e kaluar dhe u dënua e mbaroi dënimin me burg për këtë vepër penale. Më datë 9 mars, ai u lirua nga burgu por u transferua nga policia për në qendrën e mbyllur për refugjatë në Kareç, pranë Vorës. Ai mbahet atje që prej asaj kohe, ndërsa autoritetet shqyrtojnë kërkesën e tij për azil.

Më herët këtë javë BIRN raportoi se një komision shtetëror pranë Ministrisë së Brendshme, ka refuzuar apelin e tij ndaj vendimit fillestar për refuzimin e statusit të refugjatit politik.

Shqipëria ekstradoi në mënyrë të dyshimtë më 1 janar të këtij viti shtetasin turk Harun Celik, të cilit, sipas dokumenteve të rrjedhura në media, drejtoresha e kufirit në atë kohë, Enkeleda Toska, i dha zero ditë kohë për të apeluar vendimin e refuzimit të kërkesës për azil.

Në qershor, policia e Shtetit e ndaloi Toskën nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore, në një çështje të palidhur me rastin e Çelik. Policia e Shtetit dhe prokuroria nuk dihet të kenë bërë hetime për rrethanat në të cilat Çelik u vendos në një avion të Air Albania për në Stamboll, ku u arrestua nga policia turke.

Ministri Sandër Lleshaj bëri të paditurin në një koment televiziv ndërsa qeveria e tij supozon se Çelik u përzu si një emigrant i paligjshëm dhe se Shqipëria nuk ishte në dijeni për rrezikun që i kanosej atij si mbështetës i Gulen.

Eurodeputetët që nënshkruan letrën janë:

Ramona Victoria Strugariu

Vlad-Marius Botos

Oliver Chastel

Katalin Cseh,

Dragos Pislaru

Jon-Christoph Oetjen,

Brando Benifei

Michal Simecka

Viola von Cramon-Taubadel

(BIRN)

16 komente në “Nëntë eurodeputetë paralajmërojnë Ramën të mos ekstradojë Selami Simsek në Turqi”

  1. Erdogan says:

    Gjatosh, kolotripida
    mind te te gjakoset nga i gjati evropian,kshq nuk ka erdogani qe te sos

    1. Orest Saraci says:

      Ik meso te shkruash idjot , dhe vendosesh qe ne cgjuhe shkruan , ta paskan shqyer kaq shume bythen ne Greqi sa te paskan lene me te meta …..

    2. Hajro Lula says:

      Idjot , ne shtetin qe ke vendosur te shkruash dhe shprehesh kane nje te kaluar, te tashme, dhe me siguri dhe te ardhme me tradhetine sepse greku e ka ne gjak tradhetine ……dhe pikerisht ne shtetin Helen kane nje fjale te urte popullore , ” ne shtepine e te varurit nuk zihet ne goje fjala litar ………
      Po dorezimi i kryetarit te antifas kurde Ocalan nga vete ish ministri i Jashtem Thodhoros Pangalos ne duart e turqeve te thote gje ???????
      ik e bej nje dy a tre vite shkolle palaco ………….

    3. Flm says:

      Ky eshte Ed Ebu Ramy, qe deri dje krenohej si i pa koruptuar, krenohej qe perdori Erdoganin si shofer te tij, krenohej qe “ja mblodhi Greqis”.
      ###
      E kuptoni o DEBILA se c’far loje hipokrizie, luan Rama me Turqit e Erdoganit ??
      Eshte dorzuar totalisht tek Turqit, nuk guxon te bej as gje qe nuk i intereson Turqis, duke menjanuar interesat Kombetare.

    4. Me kot e keni me kercenime ndaj nje shteti sovran - Shqiperia nuk eshte pjese e BE-se says:

      Shqiperia nuk do te luaje politiken tuaj raciste anti-turke. Shqiperia ka marredhenie miqesore me Turqine dhe ajo e ka ndihmuar Shqiperine mese nje here financiarisht dhe ekonomikisht qe te ece perpara, nderkohe qe BE-ja ja ka dhene ndihmen Shqiperise me pikatore. Nderkohe Greqia ka marre 1 trillion dollare ndihme nga miqte e saj, Shqiperise mezi i dhane 1.3 miliarde euro. Shqiperia ka marreveshje me Turqine qe te ektradoje njerez qe kerkohen nga Drejtesia. Prandaj qendroni larg dhe mos beni kercenime te kota sepse 9 votat tuaja nuk mund te ndikojne pranimin e Shqiperise ne BE qe do te ndodhe ne vitin 2120, kur ju te gjithe te keni ngordhur.

      1. Siktir git mr.Erdogan... says:

        Myslo piset, qelbesh ere turku….

  2. Kalec Dega says:

    Pse edhe kete po ben dobici i Erdoganit?

  3. qytetari says:

    Akoma nuk e dine keto zonja dhe zoterinj,qe Rama e ka vetshpallur kete vend vilajet Anadolli si dikur.
    Prandaj kur te vendosni te pranoni Turqine ne Europe, dhe ne jemi pjese e saj.

    1. Shikoni zagaret e Esfalise me tre komente nga bodrumet e Anastasist says:

      Shikoni esfaline si shkruan komente me helm kunder Edi Rames. Tre komentues nga bodrumet e Esfalise. Pftuu felliqesira te zeza, me veladon te zi, tamam sic keni fytyren dhe veladonet, ashtu i keni edhe shpirtrat. Erdogani ju ka qire nenat dhe ju ka bere qe te dhisni gjak ne breke. Shpresoj qe nje dite tju sulmoje dhe tju beje cope qe te pagoni per te gjitha padrejtesite qe i keni bere popullit cam dhe shqiptar. Karma is a bitch! Po vjen!

  4. Xfile says:

    Seriozisht e kini? Rama edhe kur ben nje vizite ne Greqi i duhet te mare doren e Erdoganit. Edi do eksdragoje dhe shqiptare po ja kerkoi Erdogani , e jo me turq!

  5. Koli says:

    Ne fakt kur nje person qe nuk ka bere krime dhe perpiqet ti shpetoje perndjekjes per arsye politike duhet te ndihmohet.

  6. Hoxha says:

    Ky legen e ka mushe shqiperine me turq duke filluar nga shlolla turke insitute turke tika turke alsar turke ky legen qe boni xhamine e madhe me erdoganin pse nuk mund ta ndertonte shteti shqiptare xhamime kto jane pasojat tashti erdogani i ul edhe breket palloshit. Po memorialin ke liqeni o pallosh erdogani do reston tashti fondacioni marif. O pallosh po pse abadollaku te ndihmo kot. O legen

  7. Sigurimi says:

    Erdogani do tja veje edhe ne b ketij pallioshi se keshtu eshte kur shitesh per dy leke ky eshte vetem fillimi. Kur ti keekoje edhe gruan me koncension palloshit

  8. zoro says:

    edi ramallah vellai i erdoganit ose me shqip DASHNORIA E ERDOGANIT QE I RRI AFER DHE I SHTRENGON KOQET E FISHKURA ISLAMISTIT. EDI RAMULLAH U BE SY NET PER KARIN E ERDOGANIT , KUDO KU SHKON MERET VESH ME SULLTANIN , PTUUUUUU QELBESIRA POLITIKAN BYTH QIRA . SHQIPTARE REZOHENI KETE FLORON ESHTE I REZIKSHEM ,

  9. Ne pidh te motres le te veje islaqeni ashtu si dobicat e osmaneve mbetur ketyre aneve si Elvis Naci e Edmond Brahimin si dhe zvaraniket e bulevardeve para xhamive says:

    Nje mut me pak

  10. Shteti says:

    Mvaret se cfare marreveshje ekstradimi ka mes Turqise dhe Shqiperise.Ky fatziu mund te lkete ngaterruar shtet per te kerkuar azil.Ne kete rast letra e hapur ” paralajmruese” e 9 BEBE se ka vleren e leters HIGJENIKE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje