Nga Irena Beqiraj
Kur zoti Basha të më ulë taksat, do të zgjedh një shkollë private edhe më të mirë për vajzën edhe sa herë të kem një dhimbje koke, do të marr avionin dhe do të shkoj në Austri për vizitë mjekësore.
Por unë nuk dua të më ulësh taksat zoti Basha, dua që qeveria shqiptare të financojë arsimin parauniversitar që të mos jemi të fundit në rajon. Serbia harxhon 11.2% të GDP per capita, për një nxënës në arsimin parauniversitar dhe Shqipëria vetëm 8% të PPB per capita… Më premto që do të financosh arsimin parauniversitar duke e çuar të paktën sa Serbia e afërt.
Sot shpenzimet për shëndetësinë kapin vlerën 870 milionë eurove dhe 57% të tyre shqiptarët i paguajnë nga xhepat, sepse shteti mbulon vetëm 43% të tyre. Në Evropë qytetarët paguajnë vetëm 16% të shpenzimeve privatisht.
Mos më ul taksën zoti Basha, por na bëj të ndihemi evropianë duke financuar me taksat e mia shërbimin shëndetësor. Nëse ti më ul taksën mua, unë do të kem mundësi ta blej shërbimin më të mirë shëndetësor, biles jashtë vendit. Por nuk ndihem e shëndetshme kur të shoh fytyrën e zbehtë të fqinjes ime që nuk mund të marrë shërbim.
Mos më ul taksën zoti Basha, përkundrazi ngrije atë dhe rrit pensionin e nënës sime. Që të mos ndihet keq sa herë që i duhet të ngrejë telefonin e të më thotë që ilaçet i kanë mbaruar. Dua të ndihet mirë e t’i blejë vetë ato.
Mos lufto oligarkinë zoti Basha, biles hiqe fjalën “luftë” nga fjalori, taksoje oligarkinë. Takso progresivisht pasurinë (shtëpinë e dytë edhe të tretë) dhe jo të ardhurat nga puna.
Mos u jep shqiptarëve të zënë nën thundrën e padijes, gënjeshtra të dobishme që qetësojnë si morfinë dhimbjet e paditurisë. Se për këdo që mendohet pak më gjatë e kupton që nuk mund të ketë ulje të përkohshme për diçka që nga natyra është e përhershme.
Se nuk janë më bizneset e 30 viteve më parë. Bizneset e dinë që nuk i ka penguar taksa që të rriten, por e kanë penguar monopolet, të cilat kemi 30 vite që i mbrojmë me ligje, siç mbrojmë hegjemoninë e liderëve të përjetshëm. Nuk janë taksat që rrisin shtresën e mesme, por punët e mira dhe cilësore që vijnë prej dijes.
Nëse ndonjë ditë bëhesh Kryeministër mos ma ul taksën, por përpiqu që Shqipëria të jetë një vend më i mirë edhe i drejtë për të jetuar. Me taksat e ulëta kam blerë veshje të bukura, kam blerë shkolla private për fëmijët e mi, kam blerë shërbim shëndetësor, por nuk kam blerë dot një nam më të mirë për Shqipërinë, nga emri i së cilës nuk divorcohem dot.
Mos ma ul taksën sepse nuk dua të dëgjoj më vajzën time që, edhe pse rritet mes të mirash, të thotë: “Nuk dua të jetoj më në këtë vend”.
KJO QENKA E RJEDHUR NUK I THOTE
TI E KE VENDIN NE BURG
TI DI VETEM TE VJEDHESH DHE TE SHESESH.SHQIPERINE
PO SI E VE NE LOGJIKE QE POPULLI I NDERSHEM DO VOTOJE ATE COPE MUTI
ED: me taksat tona punojne shkollat,spitalet,ndertohen rruget,paguhen administratat e te gjitha institucioneve e shume,e shume te tjera.Premtimi se Luli do i ulka fare taksat ahere si do perballohen shpenzimet?,apo do shesi saliu Lalzin dhe LULI VILAT?.NE paguajme ”takse” ne familjet tona tek krye familjari dhe nuk i mban sejcili pjestar i familjes ne xhep per qejfet e tija dhe ti kerkojme llogari k/familjarit pse nuk blen mish perdite ,perse te jane grisur pantallonat dhe pse ske krevat te fleshe.Ahere dorzo rrogen tek mamaja dhe ashtu si sejcili te paguaj taksen shtetit.
Do uli leshtë ….
po ne asnje vend te europes nuk ulen taksat
ketej nga jetojme ne vetem rriten taksat
shikoni vetem vendet me taksa me te larta jane edhe me te zhvilluara
Përkundrazi një BRAVO! Duhet lexuar edhe një herë mesazhi. Mbase kuptohet. Ja psh: specialistja e financave thotë që duhen rritur taksat për vilat e dyta dhe të treta e të tjera prona si këto…. Po qe kështu askush nuk dëmtohet, veçse u rriten beneficet pjesës më vulnerabël të shoqërisë, ndërkohë të tjerëve, përfshirë oligarkëve, vetëm se do t’u zvogëlohet ca ‘dhjami’….
O znj. Irena, ne kete shqiperine tone ka vetem sllogane elektorale dhe asgje tjeter, ketu boll te ndertosh nje rruge me cilesi te dobet por me bukuri nga jashte dhe shqiptari eksitohet jashte mase, une keto 30 vjete nuk kam pare nje njeri qe te kete nje vizion apo nje plan afatgjate per te cuar perpara ekonomine, keta jane politikane me tetevjecare dhe pa vizion, keshtu qe eshte e kote
NJE SHKRIM ME NIVEL..,POR KUJT JA THOT..KETU KA PLAKOSUR INJORANCA ,BASHA SE KA IDEN SE PER CFAR PO FLET TI MOJ GOCE,KETA JAN NE PARASHKOLLOR PER VETE…DUKET SE NUK KA SHPRES KY VENDE DHE PER NA 100 VJET TE TJERA..
Shiko njehere ketej nga krahu tjeter se edhe ky i gjati, sikur do te anuloje PPPte, dhe do te ktheje mbrapsht gjithe borxhet qe ka bere per 50 vjetet e ardhshem dhe …na merr ne qafe. Shiko te besh ndonje shkrim edhe per kete teme.
Irena: Sot ne boten e qytetnuar e super te zhvilluar per te mesuar e per tu mjekuar eshte krejtesisht individuale.Do te arsimohesh(eshte problemi yt) duhet te paguash.Rrjedhimisht do paguash me teper apo me pak ne mvaresi te cilesis se institucionit ku Juve doni te arsimoheni.Edhe po ashtu me sherbimin shendetsor sipas formules se njohur :ke shendet aq sa para paguan per shendetin.Kompanit e sigurime shoqerore te sigurojne sherbimet shendetsore sipas kerkeses tende konform pagesave mujore qe do i detyroheni.Shteti nuk ka lidhje fare me arsimin e larte(jane private ose pjesmarrja e shtetit nuk kalon 30% e buxhetit te institucionit arsimor).Per europen pothuajse socialiste gjerat ndryshojne pak,megjthate kudo e per cfardo sherbimi qe kerkon paguhet.Kapitalizmi nuk esht filantrop.
Arsimi dhe shendetesia subvencionohen ne cdo vend te botes sepse jane te mira publike. Pse duhet te kalojme gjithmone nga ekstremi ne ekstrem ne shqiptaret? Nga stalinizmi ne hiperkapitalizem. Ka me qindra kombinime e rruge te mesme…
Nuk eshte e vertete. Nga cila vrime e globit po na flet per boten e qyteteruar? Vetem ne SHBA mjekesia nuk eshte falas dhe liberalet kane 50 vjet qe duan ta ndryshojne sistemin qe te kene NJE PAGUES (shtetin). Amerikanet shesin shtepirat, makinat e gjithe ckane per te paguar faturat e spitaleve dhe ilaceve sepse sistemi me kompani private siguracionesh nuk funksionon sepse jane hajdute dhe jane ne biznes jo per te sherbyer por per tu pasuruar. Kompanite private te siguracioneve i vertisin njerezit me vite neper gjyqe, u vene detektiv privat qe tu gjejne ndonje klecke qe te mos ua paguajne parate. Shumica e njerezve perfundojne duke paguar prap nga xhepat e tyre edhe pse jane te siguruar sepse askush nuk e ka mendjen funksionale qe te merret keta hajdute ne momenting qe vuajne nga shendeti dhe duhet te bredhin neper doktore laboratore e spitale. Ne Evrope dhe Kanada mjekesia eshte falas per ata qe jane shtetas. Trudeau ne Kanada ka pikesynim qe edhe ilacet ti beje falas. Nuk mund te punojne dhe kontriboje njeriu me mendje te qete kur i duhet te shqetesohet per te gjetur menyren per te paguar sherbimin mjekesor.
Mos u merakos moj moter, apo vajze, se une jam e moshuar si nena jote. Mos u merakos se as ul e as ngre taksa Luli. Patine dhe qeverine “Demokratike e ka ne dore Saliu. Eshte ,apo s’eshte deputet Saliu, ishalla nuk eshte se kemi rene rehat nga veshet, eshte apo s’eshte kryeminister, Lulushi do beje si i thote Saliu ne darke vepron Basha ne mengjes. Mos harro se premtoi tramvaj,por nuk solli as karroca me kuaj.
Si une dhe nena jote rrofshim e shikofshim se si do kantandisemi me keq. Pac jeten e gjate qe tregon kujdes per ne te moshuarit, por ai qe eshte kaluar nuk ndjen lodhje se bene rruge te gjate.
Pse nuk ia kërkon Ramës këto?
dhe irenë dhe beqiraj ?!!?
në titul thotë “të ulësh taksat”
në brendësi ” të më ulësh taksat”
Mos e humb fjalën, se nuk do ta ketë kurrë tagrin për të bërë realitet përrallat që llomotit. Berisha e bëri kryetar bashkije, kryetar PD-je, po k/ryeministër s’e bën dot.
Turp te kesh moj zonje..qe nepermjet ketyre pyetjeve retorike godet qeverine,te vjen keq gjoja per vendin tent..e si nje moraliste, ja ncore idene fabules tende..
Vajza ime edhe pse ritet midis te mirash nuk e do kete vent.Turp.
Merre dhe gremizuni bashke me vajzen.Kete shkrim e bere per ti thene Bashes, me bej mua debutete hahahah
Shkruan nje intelektual dhe Budallenjte e fshatit turren te shajne. Ngase nuk kuptojne dot regjimin artistik, rrjedhen letrare te artikullit, brockullisnin eren e qelbur te gojes se tyre te ndyre. Pergezime Irena!
Foli kjo shterpa nga trute dhe poshte.
Ik mi debile se ma e shpife me ate surrat si burre.
Haha, mi Kloe! Ti thuash kesaj bukuroshes IRENA, surrat si burre? Hahaha vetem nga kjo qe thua me mbushet mendja qe ti kloe, paske SURRAT si ….. se ske arsye tjeter te shash kete bukuroshe
Ky vend nuk bëhet. Thjesht nuk bëhet. Çfar thot zonja në shkrim dhe çfar shkruan populli në komente. Bota zhvillimin e ka nëpër mjet taksave, ato duhen mirë menaxhuar, Po kush ta kuptoj…………(populli)………….lere fare …………… shani tani se vetëm atë dini………
Ka ndonje lider tjeter??? Ndryshe nuk voton njeri Bashen Sashen…
nashiiii ,
mir qi zoja ,
ka gjet ( Njeriun e Duhur) me ju referu ,per
ate pun ?
por nji gja s’morra veh una ,
Ti Uli apo Ti ngrej ❓
apo te Dyja bashke , si pjes e Procesit buthqimllikut 30-vjecär
——–
( 30 – vjet tu u pällu e persri te mällu ? )
Moj zonje , Pse nuk i kerkon ato ndertime e zhvillime qeverise aktuale , po ja kerkon atij qe sot per sot ka vetem celesat e kashtes ?!. Kerkoni nga te gjith qeveritaret , keta qe jane dhe ata qe do vijne ndertimin e vendit , dhe leri propagandat . Pse punoni per te tjere o fatekeq . SHiko vendin tek ke lere dhe tek heq . Keto vargje i takojne c’do shqipetari , per te zbutur sado pak varferine ekstreme .
O gjergji lere mos na ngatero me ameriken flasim per europen qe eshte shume sociala ka arsim mjeksi dhe shkollim te mire ju ne usa takoheni me grate per vit te ri se boni 3 pune te dh… kapitalizmin Dhe kur ta merrni vesht cunat i keni burgjeve se jan mpleks me lloj lloj xhamajkjani e hispaniku 1 jete ka robi
TIPIKE KOMUNISTE. YT TE SHKERDHEFSHA RRACEN BUSHTER MUTI
Sigurisht zonja merr nje rroge te sakt ose ka siguruar ekonomi si edhe shum te tjere me narkotiket me vjedhie ose me prostitucion . Po punetori i thjesht apo pensionisti , me rroga apo pensione qesharake , si dhe familiare pa asnje pune a mundet ta perballojne jeten , e te paguajn edhe tatime e taksa te rritura nga viti ne vit . Si mundet te ket shqipetare te vecant , ti varrosin te gjalle fukarenjt ; qe ne shqiperi jane shumica . Vetem krimi te shtyn te besh propagant ne interes te partive ne kurrizin e popullit fukara .E keqia e shqiptareve jan vet disa shqiptar barbar e te pa skrupullt . Zoterinj te stafit ; pse nukse i botoni shkrimet qe perkrahin popullin e thjesht . Nuk e di institucioni juaj a eshte per ju , por edhe per gjith popullin .
ai ti bi trut ne vend ty mi Bjonde bardhoshe
qi
me kerku gjithmon
si terapi met’ekujlibrue trurin