Ta marrim Lulin si një Shvejk të vërtetë? Të jetë vërtet kaq budalla, kaq idiot?!

18 Shtator 2020, 18:11Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

A nuk shikoni se nuk jeni vetëm ju, ka njerëz, mos qëlloni o të marrë?…

Këto fjalë i ka thënë Jaroslav Hashek, në kohë lufte, dhe ia veshi personazhit të tij deputet me emrin Shvejk. Edhe mbrëmë në një televizion ish deputeti Lul Basha foli sikur nuk ka më këmbë njeriu të gjallë në këtë botë, veç tij dhe llojit.

Nuk besoj se njerëzit rreth tij do ta marrin për keq sikur përballë fjalëve të Lul Bashës të vija ndonjë pasazh nga ‘Shvejku’ i famshëm. Nuk ma merr për keq, sepse te Luli nuk gjej asgjë të përbashkët me Shvejkun veçse edhe ky si Shvejku është përherë i binduri para pushtetit, merr atë që gjen qoftë edhe 5 lekë ose 13 milionë euro… Edhe një gjë tjetër: O zot, ç’lumë fjalësh për të mos thënë asgjë!- si njëri edhe tjetri. As ky nuk i merr seriozisht pyetjet që i bëhen, aq më pak përgjigjet…

Mbrëmë, në një televizion, Lulin e PD  e pyetën ‘a do ta bëni prapë president Ilir Metën?’. Lulit i erdhi në shteg për t’u diferencuar nga budallenjtë që i gjen rrugëve pa numërim. Mirëpo nuk e bëri, se mund të thoshte: ‘A nuk shikoni ku ka rënë Meta, edhe president ta bëjmë!?’. Ka qëlluar që edhe budallenjve iu kanë vënë para mikrofonët dhe i kanë pyetur: ‘Sikur ti të ishte mbret i Shqipërisë, çfarë do të bëje me këta njerëz?’.

Këta të shkretë, që i marrin seriozisht përgjigjet, ndalen pak, marrin frymë, fshijnë pak jargët dhe fshehin dhëmbët e rënë, rrinë gatitu dhe përgjigjen: ‘Të isha unë mbret! Të isha mbret?… Po do t’i rrasja të gjithë në burg!’. Si nuk i tha mendja asnjërit prej tyre që të përgjigjet: ‘Ik ore, idiot! Unë mbret? A nuk më shikon si jam? Ik tutje!’.

Sikur të ndodhte kështu, atëherë do të ishim në situatë normale. Por këtu nuk sundon normaliteti, jo thjesht në rrugë ku lëvizin të marrët.

Lul Basha, në këmbë të kryetarit të PD, shpalosi mbrëmë programin për zgjedhje, ku shfaqej vetëm një fatkeqësi; të gjitha të tjerat ishin paradiso: E keqja ishte vetëm se zgjedhjet nuk janë një javë para datës 25 prill- tha Luli,- me qëllim që ‘njerëzit ta kapin qiellin një javë para datës 25, tha Luli. Po haj, mo!’.

-Ilir Metën mund ta kemi president për mandatin tjetër, por edhe mund t’i japim detyrë tjetër të rëndësishme!- tha.

Ta marrim Lulin si një Shvejk të vërtetë?

Sikur të ishte, kjo është mrekullia. Josef Shvejk ishte një mençuri e lartë, e fshehur në ‘idiotësi’, përfaqësuese për një situatë lufte idiote të para njëqind e sa viteve të shkuara. Sikur Luli të jetë Shvejk, ky është lajmi më i mirë në botë. Se po të jetë ‘i mençuri Shvejk’, atëherë mbrëmë paska tallur menderet me Ilir Metën- njeriun ikonë botërore të korrupsionit dhe të neverisë- që këtu e përtej Pragës ku pinte birrë Hasheku. Por nëse ai e  bën këtë me Metën, atëherë po guxon të tallet edhe me krijuesin e tij, zotin Berisha. Këtij i dha mbrëmë mandatin e deputetit ‘ku të duash’. ‘Ku të duash, zoti Berisha, e ke prej meje…, jo prej vetes- më fal’.  PD-së i dha 100 mandate në Kuvendin e ardhshëm, 50 mandate për Metën, nga 10 mandate për Nardin, Vangjelin, Gonin, Dashamirin e Dashakeqin… U bënë 210 deputetë… A mbeti njeri pa shpërblyer? Jo. Atëherë çështja mbyllet këtu: Luli është tallur mbrëmë me të gjithë ata që përmendi, edhe me veten. Ky është Shvejku i vërtetë. “O Shvejk! O Shën Mëri! Do t’ju pushkatoj! Hajvan! Gomar! Të jesh kaq budalla, kaq idiot?!”. “Si urdhëroni, tamam ashtu është, zoti toger, unë jam idiot!”- përgjigjet Shvejku në librin e dytë.

A na ecën, vallë, formula me këtë Lul?

Nuk na ecën?! Atëherë Luli i paska thënë ato fjalë seriozisht? Dhe mendon se ka thënë të vërteta mbrëmë? Zot na ruaj! Atëherë Luli ka probleme, ai nuk shikon se përballë ka njerëz. I duket fusha shkretë, asnjeri, as milingona, as vila, as ushtarë dhe as togerë. Në mes të betejës me topa, Shvejk pat thirrur me sa zë kishte: ‘Ore budallenj, pse qëlloni?, a nuk shikoni se ka njerëz?!’.

Po nuk thonë kot se mali nuk duket kur e ke afër. Luli dhe ‘dashakeqët e dashamirët’ kanë përballë dhe shumë afër një shumicë absolute, një popull të tërë që e ka pësuar në deje prej këtyre dhe nuk u afrohet më sa të ketë jetë. Përballë ka një popull normal që është kushedi sa herë më shumë numerikisht se njerëzit jo-normalë. Këta, që janë shumicë absolute, nuk bien më në duar të Lulit e Metëve, sepse i kanë provuar. A prapë të ndoten para kombeve të përparuar dhe të votojnë vulgaritetin, hajutërinë, zjarrin, vulgaritetin, luftën, shkretimin…? Jo, ore, nuk ndodh kurrë. Këta tani thonë se ka ‘të djathtë’ e ‘të majtë’- që është një mashtrim tjetër. Vetë Haveli, edhe ky filozof i Pragës, pat thënë se ‘komunizmi u rrëzua në konsensus me komunistët’. Këtu PD ka fituar vetëm një herë, viti 1992, kur fitoi bashkë me komunistët; tani nuk ka më! Tani nuk gënjehen më njerëzit; këtu- si edhe në botë- nuk ka ideologji, ka situatë normale në shumicë, (që në fakt mban rruzullin në orbitë) , dhe një situatë anormale që gërryen. Në lugun e situatës anormale nuk bie kurrë shumica.

Shumica është përballë Lulit dhe shokëve të tij. Josef Shvejk do të thërriste; ‘A nuk shikon, ore, ka njerëz?!’

39 komente në “Ta marrim Lulin si një Shvejk të vërtetë? Të jetë vërtet kaq budalla, kaq idiot?!”

  1. LULI KRYEMINISTËR ?????? MOS E DHËNTË ZOTI ?? says:

    Luli ëdhtë thjesht një i pa aftë për postin që ka, dhe aq më tepër për atë që pretendon të ketë .
    Por do zoti , nuk u merr mntë shqiptarëve që ta votojnë .

    1. kacaku says:

      Ne Shqiperi , dhe me shqiptaret cdo gje ben vaki …..ata nxoren Salien ne 2005-en , me Lulin do turperohen ……….tung

  2. Martin says:

    O sa kam qeshur.. i madh je Frrok.

    1. Bona says:

      Fevziu:Si do e krijoni shtresën e mesme
      Luli:Ajo i jep forcë shoqërisë ekonomis
      FEVZIU:Dakort po si do e krijoni
      Luli:Ajo mbeshtet çdo gjë ..kalojmë më tej me pyetjen tjetër
      ?????

  3. Aldiger says:

    Frrok Cupi ose gjerperi nen gur qe nuk do i reshte helmi se nxjerri edhe 100 vjet pasi te kete vdekur. Tipiku i njeriut me te pabese dhe negativ ne ekstrem, jashteqitja e ketij kombi. Kur lexoj qe ben moral dhe mban veten analist pasi e njeh dhe ja di pislliqet, barke thate ngelshin nenat mirditore nqs do te lindnin prape nje moster te dyte si ky.

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Aldiger,ke ndonje fakt kunder zotit Frrok Cupi?…Se po te jete per te share,di Frroku,por edhe une shume e shume fjale te pista per te te felliqur ty e per te te bere mut!…

    2. Patrioti says:

      te lumte pena o Frrok Cupi qe e ben Lolo kete kukull Japanese qe rri si macoku ne theker , na derdellis me ore te tera pa na thene asgje.
      Je vertet analist me i admirushmi , godet ne shenje dhe je ne nje mendje pothuajse se me 95% te shqipetarve.

    3. shijak says:

      nqs ti je njeri, frroku eshte alien…

  4. Nafia says:

    Une habitem me disa,vertet mendoni se karagjozi dhe karabushi Luli do behet kryeministri i Shqiperise?!Edhe qeni im ka mend me shume se Lulja.

  5. Lul kastraveci pa fara says:

    Githmone kam pyetur:o sali ku e gjete kete klloun.
    Me kete tallen te gjithe.
    Mbreme tek fevzo shreku, me floke te llustruar,ngjasmeria e tij me enverin ,i nxori mallin njerezve,ngrinte gishtin tregus,fliste mbrrockulla,fezo kenaqej bashke me trushplaret e tij..
    96% e popullit jane me mua,i afrohet enverit me 99,9%..
    Mer deputet sa te doj,i mer leket oligarkeve,por jo kunatit,do i bej shqiptaret te pasur!!!!!!
    Kuku moj loke cna ka gjet me keta gomer me doplome

  6. Gent says:

    Faleminderit Z. ÇUPI !!!!!

  7. Daniel says:

    Qe Luli te behet kryeminister i bie qe shqiptaret te jene budallenj. Aq me shume qe Luli eshte tironas e jo tiranas.

  8. 001 says:

    Luli budalla?
    Mos o zot se ofendohet budallai!
    Ai eshte servil rrobqir moterqir I pabese antikombetar bythlepirs frikacak cdo gje e ulet qe ekziston ne fjalor ofendimi

  9. "BOHOTINA" says:

    Aldiger zemer ziu. Po si mo nuk te pelqen e verteta, por e zeza si zemra jote. Ti, padyshim nuk je asnje qime e Frrokut.
    Frok me kenaqe per lidhjen qe i ke bere me Shvejkun ketij klounit tone. Per shkak te punes qe kam bere “Ushtarin e mire Shvejk” e kam lexuar dy here.

  10. Labi says:

    O Frrok.
    Basha do behet kryeminister mer matuf sado qe te hash mut ti me shoke.
    Lepij ato kocka qe ti hedh Rama edhe ca dite se ne hale do perfundosh bashke me te.
    Urrejtja per Berishen te ka bere si xha Sulon, por ne fund do vije kryetari i ri don apo sdon ti legen burre.

  11. Frroku bukur shkruan,por... says:

    Luli tall bithen me tane, ai i ban sherbim eurove si 5 si 13 miljon paret i ka ne Holande dhe ne nje dite te bukur zhduket ,dhe bythqimet holandeze e bajne qytetar nderi.Euroshkerdhatat vec miliona dojne pak randesi ka se keto milijona kullojne gjak e vuajtje.Merrni rastin e shketrdhatNanos jeton si bos ne Vjene me roje e vila ne lagje bosas. Keshtu qe Frroku mire shkruan po kush po e rruan……

  12. Konjak says:

    Nese Zoti do te kishte krijuar njerezimin vetem me vyrtyte apo vetem me vese , nuk besoj se do te ekzistonte nje shoqeri njerezore , plot levizie , plot mundesi , plot larmishmeri veprimesh , plot gjalleri . Nese dote ishte ashtu , besojse do te ishte nje shoqeri e ngrire , pa kenaqesi , pa gezim , pa lumturi . Megjithkete mendojse bota eshte mir keshtu sic eshte , pamvaresisht te mires dhe te keqes , dashurise dhe urrejtjes , te vertetes dhe genjeshtres , sinqeritetit dhe mashtrimit , shpirtit dhe barbarise ,lufta e te kundertave gjithmon sjell perparim , pamvaresisht se tek popujt ne zhvillim , vjen ngadal , dhe me shume veshtiresi , gjithsesi dicka e mire vjen . Edhe shoqeria njerezore eshte e ndar ne dy grupe , ne te mire dhe ne te keqinj . Te miret vijne si rezultat i ndertimit gjenetik , Edukimit dhe njohies ; Te keqinjt vijne si rezultat i shperfitirimit gjenetik , mungesa totale e edukimit dhe e njohies . GJithsecili e gjen vet- veten se ku gjendet , drejt se mires apo drejt se keqes , keshtu te keqit i jepet mundesia te reflektoj drejt se mires . Pikerisht per kete arsye s’mundemi as te shajme e as te lavderojme gazetarin , dhe as viktimat e gazetarit . GJithkush nga keta persona apo personalitete , ne artikull in e me siperm , le reflektoje pozitivisht , nese s’jane ne kete korsi .

  13. betixho says:

    Me ato që shprehu mbrëmë Luli te Fevziu, dhe me atë ndihmë të madhe që i jep Frroku sot me artikullin e Tij të shkëlqyer dhe plot humor inteligjent,Lulit, nuk i mbetet qjë tjetër për të justifikuar gafat e pa menduara,veçse të deklarojë zyrtarisht se Frrok Çupi “më ka etiketuar saktë se jam vënë me ndërgjegje në rolin e Shvejkut,mbasi nuk e imagjinoj se si këta trutharë besojnë akoma tek unë”.

  14. faruk says:

    ZOTI CUPI JENI ME TE VERTETE GJENIAL, GJITHMON GODET NE SHENJE DHE JENI ME NJE INTEGRITET MADHESHTOR,……

  15. Ed says:

    BRRAVOO BRRAVOO
    FALEMINDERIT FROK
    SHKRIM I GODITUR
    ME SHUME SHKRIME NGA JU FROK

  16. Tori says:

    O Frrok qenke megjithmend nje Uriah hip

  17. Mondi Barcelona says:

    Zoti FROK ÇUPI pushka top bjeru hajduterve mos u le derman , tradhetareve,hajduterve,krimineleve we duan pushtet po te njejte njerez qe e kane rjepur popullin per 30 vjete dhe tani lusin ti votojme prape se qenkan bere te mire, tani do fillojne te mendojne per popullin , nuk ka me budallenje ti besoj me Likes , saliut, Lulit Mones .com mjafte eshte mjafte duhet te jepni llogari per pasurite qe keni, Tradhetare te felliqur

  18. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk jam fan I joti, por e ke shkrire bukur ne ironi.. E bukur..

  19. Tjetri says:

    O lab, vetem lab nuk qenke

  20. Patrioti. says:

    Cfare vertet mendojne keta se ky opozitari do behet
    kryeministr i ardhshem,cfare e genjen mendja kete
    dhe ata qe e besojne .ky i ashtuquajtur opozitar nuk vjen ne pushtet kure as nje here sa te jete gjalle.
    Arsyet dijen nuk eshte i besushem.Eshte nje fjal e urte trimi mire me shoke shume. Kurse ky eshte
    ajdut i mire me kopuk shume .

  21. Lilolabja says:

    EXELLENCE!!!!!!!!
    Problemi per mua ne Shqiperi jane ata qe pelqejne Lulin.imagjinoni cfare HQ kane ?

  22. Konjak says:

    Zoterinj pse muk i botoni kritikat e ekulibruara . Mos duhet te mesojme se instutucioni juaj eshte foleja e se keqes .

  23. Konjak says:

    Para ca ditesh kam par nje emision , besojse te moderatores E V , ku paneli i organizuar do te jipnin mendime per zgjedhiet e radhes ne SHBA ; si dhe do te promovohej nje liber i z Cupi kushtuar zoteri Tramp . Zoteri Cupi i krekosur dhe gjith pompozitet , ishte duke gezuar madheshtin e shkrimtarit te konsoliduar e plot fame , pergjersa jepte mendime e percaktime edhe per figuren politike , me te madh ne bote – per momentin – . Ky megaloman , frynte e c’frinte se ishte me i godituri per keto pune . Mirpo nje gazetar shqiptar -prej vieash ne SHBA , pjesetar i ketij stafi e c’montoi saktesisht kete mendie delire dhe i tregoi vendin qe i takonte , ketij sahanlepiresi te pa ndreqshem . A ka gje me te urryer se sa tju lepihet te pareve te vendit , per interesa , por edhe nga ligesia . Zoterinj te stafit e keni koleg kete “zoteri” por fakti eshte fakt , prandaj duhet ta botoni komentin .

  24. Labi says:

    Kryetari i nje partie te djathte tha do ja marrim oligarkeve e do ja japim te varferve,tani perfundimin nxirreni vete a eshte ky i djathe? Ish pronaret dhe ish te persekutuarit mbas kesaj deklarate te ngrohen ne diell nese ky behet i pare.Kur e degjova mu kujtua E Hoxha se ky simpatiku PD dhe i ngjan ne fjale dhe xheste.

  25. Shqiptar says:

    Ke munduar Shvejk pèr tè na sjellè afèr njè portret zhgarravine , njè karabushi hajdut qè lèpin dhe puth çdo prapanicè, njè vrasèsi tè 21 janarit.
    Shvejk, nuk vjedh milionat e rrugès sè kombit, z.Çupi.
    Shvejk, nuk bèn dashin kurban tek dera e bashkisè sè kryeqytetit, pèr tè “festuar” mandatin e vjedhur.
    Shvejk, nuk jep urdhèr pèr tè pushkatuar shqiptarè nè bulevard.
    Krahasimet çalojnè, èshtè nè natyrèn e tyre.
    Basha, èshtè pasqyrimi mè i mirè, i asaj qè nuk funksionon nè Shqipèri, drejtèsia.
    Ai, èshtè pasqyrimi i KRIMINALIZIMIT TÈ POLITIKÈS sè kètij kryeministri sot.
    Hijet e tè vdekurve, do e ndjekin pas kètè karabush qè qesh.
    Ndaj, atij i nevojitet njè realitet tjetèr, njè i tillè ku gjithçka duket normale, ku karabushi èshtè alternativè qeverisèse serioze dhe ku askush nuk ka ndonjè arsye pèr tè treguar me gisht nga ai.
    Frrok Çupi. Ky popull èshtè i vuajtur por nuk èshtè turmè gomerèsh.
    Zotrote, po katranos karabushin por po na “harron” atè tjetrin, atè qè e dèrguam me dhen dhe na u kthye me qen, atè qè i dhamè 1 milion vota pèr tè na çliruar nga karabushèt.
    A ka ndonjè arsye mè, pèr ti besuar atij qè mashtroi 2 herè?
    Sa pèr karabushin, mos u lodh kot mè. Edhe sikur tia falin zyrèn e kryeministrisè nesèr, ai do largohet nga aty.
    Hijet e tè vdekurve, e presin tek ai vènd.
    Tè gjallè, “i mundi”. Tè vdekur, JO.

  26. Mona Hajdutja me cizme says:

    Frrok Cupi shkruan realitetin sic eshte, nqs nuk ju pelqen ju shpellareve qe lepini bythen e Sali kriminelit dhe Like hajdutit hani dhe mutin e Frrokut mu ne bythe se ju ben mire.

  27. Z says:

    Frrok Cupi bredh si Laraska hu me hu! Sic duket e ka prishur muhabetin me Saliun dhe sulmon ” pjellen e tij”!

  28. Igi vojka says:

    ….kaq holle,filozofikisht,ashtu sikunder i madhi Xhek London filozofonte per te analizuar boten e brendshme te asaj kafshe te mrekullueshme,ke gjetur sakte nje simbol te jashtezakonshem boteror si Shvejku,ku krahasimi nxjer ne pah shume qarte diametralisht keto personazhe qe Hasheku do te mburrej me gjetjen tuaj dhe do tju pergezonte plot sinqeritet…!!!??????

    1. Shqiptar says:

      Ke lexuar Hashek zotrote? Nè çfarè gjuhe e lexova, tè kam rixha? Nè shqip, nuk paska qenè sepse kur lexon FILOZOFIKISHTEN tuaj, mè kujton hamejtè tek ish stacioni i trenit. Ata ishin mè origjinalè se zotrote.
      Ata nuk gènjenin kot.
      Ata, flisnin FILOZOFIKISHT. Pika qè su bie.

  29. Fred says:

    Krahasimi me i sakte do ishte me guzhinjerin Baloun qe perlante cdo gje qe i dilte perpara.

  30. Zgalem says:

    Frok çupi, eshte gazetari , qe objektivisht i eshte gjendur prne popullit te rrezikuar , nga politikanet megallomane . Keto kohe , ka realizuar shkrime , si ky i sotmi , qe e ka pershkruar Lulin si nje Shvejk te sotem . Intervistat , qe jep Luli , per nje lloj Kryeministri ne hije , jane nga me humoristiket , qe kane luajtur ndonjehere estradat shqiptare . Fjale , vetem fjale . ç’do “ligjerate e Lulit ” , eshte e ngjashme me Shvejkun . Kete situate , e ka zbukuar dhe po e lufton me sukses , vetem Frok çupi dhe Mero Baze . Gazetaret e tjere , po thuaj te gjithe, çfaqen naive. Nje naivitet i pa pare dhe i pa degjuar . Luli eshte nje ene bosh , qe trajtohet si instrument muzikor . Te mblidhen gjithe fjalimet e tij , qe plotesojne volume te tera , mund te permblidhen ne pak fjale dhe pikerisht : ” Jam me i miri . Me votoni ” . Partia e tij duhet te ishte me syçele , ndaj ketij kllouni politik , i pa njohur ne histori . Ky frymor , kandidon , per Kryeminister , ne domenin berishist . Ne keto zgjedhje , do te vihet ne prove , postulati apsolut i Frokut . Zgalem

  31. edi says:

    Shoku Frrok,se mos ben gabim e shkruan ndonjehere kunder Rames se te gjithe keto qe po te lavderojne nuk kan per te lene fjale qe permban fjalori pa te ofenduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje