Ish-kreu i Flotës Detare: Athina arrogante, ka synuar dy herë të zgjerohet duke ndryshuar rregullat në mes të lojës. Shqipëria nuk e ka të delimituar zonën ekonomike

18 Shtator 2020, 17:18Politika TEMA

Pas deklarimit të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, për zgjerimin me 12 milje të hapësirës së tyre detare, çështja e detit u rikthye në diskutimin politik dhe publik në Shqipëri dhe Greqi.

Ndërkohë që negociatat për një marrëveshje të dytë me Greqinë janë ndërprerë, kryeministri Edi Rama pas një vizite në Athinë tha se sheh si zgjidhje dërgimin e çështjes në Gjykatat Ndërkombëtare, ose me ndërmjetësimin e një palë të tretë.

Pas deklaratës së Ramës, ministri i jashtëm grek Niko Dendias tha për Euronews se pala greke është dakord me atë që propozon kryeministri i Shqipërisë.

Ish-komandanti i Forcave Ushtarake Detare, Vladimir Beja tha për Euronews Albania se një pjesë të fajit për këtë çështje e ka qeveria shqiptare, teksa kujtoi se është rasti i parë që një Gjykatë Kushtetuese rrëzon një marrëveshje të vendit të vet.

Ish-komandanti i FA iu referua shtetit grek si përgjegjës për ngritjen e tensioneve politike teksa nënvizoi se tashmë nuk bëhet fjalë për “përcaktim kufijsh”, siç thuhet shpeshherë, por quhet saktësim i detit territorial, i cili është njësoj si sipërfaqja tokësore dhe përcaktimi i zonave të tjera detare shoqëruese.

“Shqipëria e ka mbaruar marrëveshjen me Italinë dhe asgjë nuk kemi të ndarë as me Greqinë as me Malin e Zi, pra nuk e kemi të delimituar dhe nuk e kemi të ndarë zonën ekonomike ekskluzive dhe shelfin kontinental. Këtu është çështja”, tha Beja.

Ai solli dhe njëherë në vëmendje se Greqia ka tentuar dy herë të zgjerojë hapësirën detare dhe nuk është lejuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij ndryshimi i “rregullave të lojës” që Greqia bën në mes të marrëveshjes, duke dashur ta zgjerojë hapësirën detare nga 6 në 12 milje, është një qëndrim arrogant dhe prepotent, i cili nuk çon në marrëveshje dypalëshe.

“Unë jam i bindur që çdo zgjerim territorial i detit të Greqisë në veri të ishujve Othonoi dhe Ereikousa nga 6 deri në 12 milje prek interesant kombëtare të shtetit shqiptar”, u shpreh ish-komandanti i forcave detare, teksa nënvizoi se mirëkuptimi dhe negociatat janë mënyra më e mirë për ta arritur marrëveshjen.

7 komente në “Ish-kreu i Flotës Detare: Athina arrogante, ka synuar dy herë të zgjerohet duke ndryshuar rregullat në mes të lojës. Shqipëria nuk e ka të delimituar zonën ekonomike”

  1. Tr says:

    TE gjitha prapaskenat do te luhen me te ashtuquajturen PALE E TRETE. KJO PALA E TRETE DO TJA FUSI SHQIPERISE, ME MARREVESHJE TE RAMES. ???

  2. Detari says:

    doli turku i rradhes, shikoni pamjen e ka 100% turk si shumica e shqipfolsave.

    1. Lali says:

      Detari ndoshta ke te drejte per pamjen e tij po un te sfidoj merr flm klimax ac\dc tfgs llaman jevgjitin e hajde bejm adn e ta shpallim publikisht nese ne dalim turq largohemi ne anadoll . Po dole ti me sumzite e tu cdo besh ????bejuni njehere burra e ja sheshi ja mejdani . Keshtu i them atyre bythzive raca jote we e quajn veten helene . Hajde bejm sdn e analizen e pigmentit te lekures kush eshte turk e arab si tjoni ju . Sus nuk ndihen me . Po ti e di qe ske frike se je helen bjond e me sy bojeqielli ..

    2. durrsak 24 karat says:

      O “Detar”, qe nuk je i tille me gjuhën e helmet te perçarjes.

    3. Grekqiresi says:

      O jevg, pse ke komplekse o sumqire?

    4. Loku says:

      Foli jevgu 300 evrosh i Himare. Keta te zinjte as shqipen dhe as greqishten nuk e flasin dot. Do i kthejme ne Egjipt, ne te semes.

  3. Dashi says:

    Ky me duket ka wene komamdanti I fundit I flotes I saliut pa asnje amije se I iken ne itali. Hapte vetem deren e zyres ne 97. Tre.musj me duket vetem. Hajde komandant hajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje