“Lista është e hapur, por ka disa rregulla”, Gjiknuri flet për amendamentet në Kodin Zgjedhor: Partitë konkurojnë në ekip, kryetari përcakton renditjen. Votuesi mund ta përmbysë

19 Shtator 2020, 18:49Politika TEMA

Në një lidhje skype me gazetaren Nisida Tufa për emisionin “Kjo Javë”, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, komentoi amendamentet e propozuara një ditë më parë për Kodin Zgjedhor ku maxhoranca pretendon për hapje 100 % të listave të kandidatëve në zgjedhje.

“Fakti që votohet cdo kandidat do të thotë që ne kemi respektuar parimin kushtetues që vota është parapëlqyese. Pra, zgjedhësi ka të drejtë të vendosë kryqin e tij dhe të zgjedhë një nga kandidatët e listës që ka propozuar partia.

Tani dihet që listat partia i propozon sepse këtu konkurojnë partitë politike. Partitë politike, kanë edhe një ekip dhe është elektorati që gjykon. Se dëgjoj edhe këta që thonë po pse nuk llogaritet vetëm individi pse partia, nëse ti si individ ke voto dil atje propozohu nga zgjedhësit.

Në momentin që hyn me partinë politike ti ke edhe dividentin e forcës sime, që ka një elektorat të sajin.

Atëherë nëse kryetari i partisë i shkon zgjedhësit me një listë jo shumë të përshtatshme zgjedhësit kanë mundësinë nga poshtë të ngrenë kandidatët që ata mendojnë që kanë mbështetjen më të madhe.

Lista është e hapur por ka disa rregulla që i japin vlerë kandidatit që ka peshë elektorale, që ti duhet të demonstrosh që ke më shumë vlera se partia që përfaqëson.

Ky është një sistem që e kanë një pjesë e mirë e vendeve europiane që kanë lista të hapura me votë parapëlqyese sic edhe ka qenë edhe sistemi danez, kroat, austriak.

Pra, partia politike shkon me një listë, ka një renditje dhe kjo renditje është e lirë të ndryshohet nga zgjedhësit.

Kjo është hapja e listës 100%, pra do të thotë që nuk ka kandidatë të mbrojtur, sepse koncepti i mbylljes së një pjese të listës ka qenë që një pjesë e kandidatëve nuk do të votoheshin fare, por zgjedhësi kishte të drejtë të jepte votë parapëlqyese për një kandidat tjetër.” -tha Gjiknuri.

Ndërsa shtoi se maxhoranca mbetet e gatshme të ofrojë cdo kompromis, por njëkohësisht i duhet bërë më e thjeshtë zgjedhësit për të mos krijuar probleme në administrimin e zgjedhjeve.

“Lista e hapur do të ketë edhe probleme më të mëdha në administrim. Kemi një numërim të dytë përvec numërimit për partitë, tashmë edhe për kandidatët dhe sa më i thjeshtë të jetë sistemi, aq më shpejt del rezultati, aq më pak zgjedhës konfuzohen”, vijoi ai.

Primare keni renditjen e partive..?

Në një forcë politike shkohet me një menu, shkohet me një ofertë. Dhe kjo është oferta ime politike. Si drejtim politik unë konsideroj këtë renditje, por je ti si elektorat që nëse nuk je dakord me renditjen time mund ta përmbysësh atë.

Është si në një treg kur futen agjentë të ri, ke agjentët ekskluzivë në territor, hynë edhe elementë të ri, atëherë dakord më provo që ti ke më shumë vlerë.

Dhe këtë e tregon vota. Si është formula, një votë më shumë se sa mesatarja e votës së partisë. Do të thotë nëse ti më demonstron që vota mesatare e partisë është 7 mijë vota apo 8 mijë vota diku, nëse ti ke 7001 vota ti automatikisht hyn dhe merr mandatin dhe ul atë që është sipër teje dhe këtu mban në stabilitet edhe integritetin e listës po nga ana tjetër partitë duhet të jenë shumë të kujdesshmë se po vure një që sic thotë populli ‘një qylaxhi’ sipër do të ta rrëzojnë ata poshtë, kjo është konkurrenca e ndershme. Por nga ana tjetër ruhet edhe integriteti i listave të kandidatëve, sepse partitë i shkojnë njerëzve në ekip.

Pra, ka një balancë mes integritetit të listës, pra oferta politike, dhe mundësisë që ka elektorati për ta përmbysur këtë listë. Dhe unë them kjo është zgjidhja më e mirë për stabilitet qeverisës, për stabilitet politik dhe një kohësisht për të hapur garën që cdo kandidati t’i njihen vlerat që ka.

6 komente në ““Lista është e hapur, por ka disa rregulla”, Gjiknuri flet për amendamentet në Kodin Zgjedhor: Partitë konkurojnë në ekip, kryetari përcakton renditjen. Votuesi mund ta përmbysë”

  1. Hysniu says:

    Shko more te qifsha ropt. Damian bytha! Hap listen pa asnje kufizim dhe leri perdredhjet. Mashkull kurve.

  2. pjeter says:

    Ato rregulla duhet te ndryshoni sa me pare ju Gjiknuri,sepse ky ligj keshtu si e keni projektuar,do ju dali bumerang.C’lidhje ka me hapjen e listave 100% kur ju i vendosni kusht nje personi qe edhe pse nuk e doni,ka marre me shume vota ne ate kolegj? Duhet te kufizohen vetem me kolegjin ku zgjidhen, jo me mesataren e partise.Mos u jepni shkas Lulusheve e Vasileve te lehin me shume se ç’kane lehur deri tani.Kuptohet qe eshte e veshtire te kesh nen kontroll partine keshtu,sepse elektronet e lire jane pas deres,por duhet te bashkejetoni me kete presion sepse pikerisht kjo eshte sjo qe kerkojne shqiptaret,qe tu shtyjne me metoda te tilla qe te kandidoni njeres te vlefshem.E pame deri tani se si veprojne kryetaret e partive,vendoson kandidate,edhe kriminele,dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi,boll keshtu,nuk duam me parlament si pazar i hajvaneve.

    1. Skrapari says:

      Hapni listat o salinj ! “Votusi mund ta pêrmbys” thotê ! Jo o shoku i saliut dhe likes jo votuesi duhet té pêrcaktojé dhe vendosé fatin e çdo njérit nga 140 deputetét e kuvendit ! Rama juaj té keté né dorê vetém fatin e tijé pérballê votuesit dhe té mos faforizohet me truke apo renditje liste ! Boll me maskaralliqe e mafjozlliqe ! Na lini tê votojmé ndershêm dhe té zgjedhim tê lirê !

  3. Epirioti II says:

    Cfare thua mo ????? Damian seriozisht e keni me kete formule ??
    Po kjo formule eshte 70% lista te mbyllura. MOS MASHTRONI !!!
    E zeme se PS ve ne krye te listes nje figure te forte qe merr lehtesisht 30%-40% te vota emerore te PS-se sepse ate e duan dhe e njohin njerezit me shume, plus qe per shume votues kryetari i listes identifikohet si me perfaqesuesin e forces politike ne qark.
    Me 60% te votave te shperndara nder kandidatet e tjere eshte shume-shume e veshtire qe dikush nga fundi i listes qe arrije te mundi mesataren e Partise pasi mesataria e listes pa te parin eshte artificialisht e deflacionuar.

  4. spaku pordhacaku says:

    Hapini listat 100% pa kushte…lerini pordhet. po c’te presesh nga ti morre horrr…????

  5. Konjak says:

    Listat jane 100% te hapura , por ka rregulla , dhe si rrjedhim jane 90% te mbillura ; Pra vajti shefi ne molloz , vajti hu e erdhi lloz . Zoterinj te nderuar , ate prapaskene qe pregatitni sot , vet ju do ta gjeni neser . Vall , a nukse dote heqim dore ndonjehere nga ligesia !?. THoshte nje grua e mencur , per jeten e saj te veshtire ; Une qe qec mbec !. Ne , a s’dote ndryshojme ndonjehere pozitivisht , a nukse shikojme edhe ne , se bota po ndryshon me shpejtesi ; kaq popull i veshtire jemi !?. Nje pjese e popullsise , nukse i duhet –kryesisht politikanet ,dhe perkrahesit fanatik te tyre — . Se a ka te haje tjeteri , pamvaresidsht se ky pumon prodhon te mira materiale , dhe i cfritezojne politikani dhe lakenjt pas tyre . Keta pseudozoterinj pasi ia zhvatin djesen popullit , e perqeshin si naiv e te pa afte . Citoj : RRuget te shtruara me ferra , rreth tyre shihen , varre te shpelara me lot , dhe te marret qe zgerdhihen ! .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje