Nga Alfred Peza
Nëse ka një moment politik që zbuloi gjithçka fshihej pas fasadës së unitetit opozitar, ai lidhet me formulën e propozuar sëfundi nga PS, për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë. Me anë të këtij akti, duke implementuar në Kodin Elektoral ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, mazhoranca ekspozoi 100% në dritë të diellit problemet e brendshme të opozitës.
Problemi i parë i madh doli se ishin pozicionet diametralisht të kundërta të PD dhe LSI në raport me partitë e tjera të vogla aleate. Ndaj edhe Lulzim Basha është në një pozitë publike krejt tjetër nga ajo e Ilir Metës sot. Nëse Kryedemokrati po e kalon në heshtje këtë periudhë, do të thotë se ai është dakord në thelb me formulën e propozuar nga socialistët, ndaj edhe nuk e ka kundërshtuar atë publikisht.
Krejt e kundërta, është qasja e Presidentit të Republikës që duket se këtë radhë, flet nga pozitat e ish Kryetarit të LSI. Ilir Meta jo vetëm nuk është dakord, por nuk lë ditë, rast, postim dhe aktivitet publik të zhvilluar, pa e ekspozuar qëndrimin e tij totalisht të kundërt me Lulzim Bashën për këtë çështje. Ky kontrast kaq i thellë ka rënë në sy të të gjithë opinionit publik, i cili duke e kuptuar se kemi të bëjmë thjeshtë me qëndrime për interesa personale pushteti, po e kalon me indiferentizëm këtë qasje.
Ndryshimet e propozuara nga ana e përfaqësuesit të mazhorancës në tryezën e Këshillit Politik, nuk janë një shpikje “alla shqiptarçe”, por një model që aplikohet sot në vende me standarde të larta demokratike si Austria, Suedia, Kroacia, Belgjika dhe Republika Çeke. Listat në këtë rast do të jenë 100% të hapuara, duke i ofruar mundësinë qytetarëve që krahas siglës së partive apo koalicioneve, të zgjedhin edhe njërin prej kandidatëve për deputetë që ata dëshirojnë.
Pas përzgjedhjes nga forumet drejtuese, Kryetarët e partive ia dorëzojnë renditjen e emrave në listë, KQZ për ta reflektuar në fletën e votimit. Kushdo nga kandidatët që do marë më shumë vota se mesatarja e nevojshme në qarkun ku konkuron, pavarësisht se mund të jetë renditur në pjesën e poshtme të listave, automatikisht kalon në pozicionin fitues dhe mer mandatin e merituar të deputetit të dhënë nga qytetarët. Kjo formulë garanton në çdo rrethanë, fitoren e kandidatëve, që kanë më shumë mbështetje popullore.
Pikërisht këtë me sa duket e do PD dhe Kryetari i saj Lulzim Basha dhe e refuzon Ilir Meta në emër të LSI. Përveçse garanton hapjen 100% të listës së kandidatëve, kjo formulë i zgjidh kryedemokratit stresin e madh që ka me kryetarët e partive të vogla aleate të “Opozitës së Bashkuar”. Vetëm kjo formulë i mundëson Dashamir Shehit, Nard Ndokës, Fatmir Mediut, Vangjel Dules, Shpëtim Idrizit dhe Agron Dukës futjen në Parlament me anë të votave të tyre, ose në të kundërtën daljen përfundimisht nga politika.
Ilir Meta me sa duket ka pritur që të aplikohej një formulë tjetër, e cila do të krijonte automatikisht një përplasje të fortë mes PD dhe aleatëve, duke i bërë ata që të largoheshin për tu bërë pjesë e një koalicioni tjetër paraelektoral, të krijuar nga LSI. Kjo do të forconte polin e partisë së Ilir Metës, duke i dhënë mundësinë që edhe përmes votave të partive të tjera të vogla, të fitonte më shumë mandate në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Duke qenë se kjo gjë nuk ndodhi, atëherë kjo ka sjellë shqetësimin “in extremis” të Ilir Metës dhe nga ana tjetër, qetësimin e Lulzim Bashës. Për shkak se PD është një parti më e madhe, kjo formulë e hapjes së listave të kandidatëve për deputetë, i detyron aleatët e vegjël të qëndrojnë me të sepse ndihen më të sigurtë duke braktisur LSI. Partia e Metës do jetë e detyruar të krijojë një koalicion me parti të tjera akoma edhe më të vogla, që më shumë se do ti japin, presin që ti marin ndonjë votë prej saj.
Është për këtë arsye, se përse e sheh Ilir Metën këto ditë që të ngre zërin, të kërcënojë e shantazojë dhe Lulzim Bashën bashkë me të gjithë aleatët e tij të tjerë, që të jenë më të qetë dhe më të urtë se kurrë më parë. Ishte formula e re e hapjes së listave, ajo që u bë sebepi i radhës, për të na hapur 100% edhe derën e problemeve opozitare!
E nese nuk merr më shumë vota se mesatarja, por më shumë se ata që janë renditur në vendet e para, kush është deputet: ai që ka vendosur shefi i partisë apo ai që kanë votuar njerëzit.
Leri teoritë lejfen-iste i dashur!
është maskarallëk i dashur…
Voto njerin…po nuk more mbi mesataren, nuk del kandidat… po nese ata q janë të parët nuk marrin më shumë se të tjerët. kush është deputet?
Është maskarallëku i rradhës.
Hapni realisht listat..kush votohet më tepër, ai është deputet…
Pyetja eshte ne se ata ne krye te listes marrin me pak se mesatarja, po ashtu dhe ata ne fund, si do behet. Kjo formule eshte orwelliane, dmth disa kafshe ( derra) jane me te barabarte se te tjerat.
Nuk ishte thene qe te kemi poltikane normale ne Shqiperi. Kryetarokracia eshte veshtire te crrenjoset. Listan e ben kryetari, ata te gjithe jane kontigjent i aktivisteve te partise perkatese. Atehere cjane keto dividente qe shpik Damiani ?
Pse nuk e le ne dore te votuesve renditjen e kandidateve? Shembullin me te qarte e ka Greqia dhe kurre nuk ka pasur kontestime. Cdo parti paraqet listen e vet sipas rendit alfabetik, votuesi zgjedh ate liste qe perfaqeson partine tij dhe aty perzgjedh psh 5 persona nga nje liste me 28 kandidate, sic i bie psh ne zonen A te Athines, dicka e ngjashme me listen e Tiranes. Dhe automatikisht u zgjodh partia dhe kandidatet e preferuar. Ata qe ka jane votuar me shume, dmth qe kane rezonance popullore, do jene deputetet e zgjedhur.
Cfare jane ato shpikje me renditje silas preferences se kryetarit?
Nje gje eshte e sigurte me kete kodin e ri. Gjithe sharebajgat e haremit veror erotiko naziskin te Jales duke filluar nga Kejdi dhembcakallja, Erisa hundpinokja, Nafije dybeku doktoresha fallxhore horoskopike, Nora bythderrja, Klajda surrattepsija , Floida surratufoja, Silvi surratpispirucja do jene nje here e pergjithmone jashte parlamentit.
Skema qe propozon Rama eshte thjesht pisllek, per ta mbajtur praktikisht te mbyllur listen. Shembull: Rama, si kryetar partie dhe me i votuari i ps, mund te marre 50 mije nga 70 mije votat qe merr ps ne Durres. 20 mije te tjerat ndahen nga deputetet e tjere dhe asnje prej tyre (13 minimumi) nuk i afrohet 10 mije votave per te kaluar mesataren. Ne fund shkon ne parlament lista e Rames. Pse nuk e bejne me minimumi dy preferenca dhe pastaj te merret per reference mesatarja e votave qe duhet per nje deputet?
E vertete…
Po se iliri gjithmone ka qe vegel e salihut dhe tani luli po i kthen kurrizin, Ai Po çmendet.
O Bislimi, me shpejt e kupton gomari jot qe ke ne shtepi kete ligj, se sa ti, injorance e madhe mbizptron ne radhet e talibanece
Se di. ! PSE i ngjan kaqe shume ky Klloun. Lulushka Diktatirit. Enver Hoxha. ? Edhe nga Pamjet kure. ben. Pizza por dhe nga paraqitja. !….
Pse nuk ja bejne ketij Kllounit nje Analize te DN..
Per te zbardhur thashethemet qe flasim njerezit. !
Ho Ju Spiunat e Enverit qe nderuat lekuren dhe U bete Spiunat e Anglise ….M 16..
Ju Q…..robte e ku ti keni …
FJALOR SHQIP – SHQIP!
ilir meta = Interesi monetar, FUSHA INTERESIT “luhatet” kryesisht në metale me ngjyrë ( MONEDHA ME VLERA MONETARE, HISTORIKE, ETNOGRAFIKE… dhe “letra me vlerë” (€,£,$).
monika kryemadhi = misionare dhe koleksioniste.
FUSHA INTERESIT: metale me ngjyrë (ar, argjend, “letra me vlerë” (£, €, $) dhe pasrish të patundshme.
LSI = LUAJ SIPAS INTERESIT.
FUSHA INTERESIT= KÇK ” pa asnjë kufizim) thonë se: “RASTËSIA nuk të bën VETËM HAJDUT, POR EDHE
” NJERI TË MADH ” “HAJDUTI ËSHTË I RREPTË NË GJYKIMIN E HAJDUTIT”….
petrit vasili = sharlatan(Njeri me dije të pakta e të cekëta, që përpiqet të mashtrojë të tjerët duke u hequr si i ditur e i zoti, ose që shfrytëzon të pakta e të cekëta, që përpiqet të mashtrojë të tjerët duke u hequr si i ditur e i zoti, ose që shfrytëzon mirëbesimin a padijen e të tjerëve, mashtrues i paturpshëm, batakçi.
IDEALI i PËRBASHKËT: PASURI, PUSHT_et…….
dhe populli ja merr ” këngës” Ç’u ngriçë natën pa hënë,/ Pa opinga nënë këmbë/ rashë në një stan të dhënë./ Të zot e qene po flenë./ …….
Lyli i cilesuar si politikani me budall i ballkanit nga vet padroni i tij Fazllic.
Duket se probleme i kanë hapur P.S. – së.
Nuk di si e lexon shqipen o Bislim,por A.Peza e thote qarte se:Kushdo nga kandidatet qe merr me shume vota se mesatarja e nevojeshme ne qarkun ku konkuron,pavaresisht se mund te jete renditur ne pjesen e poshteme te listave,automatikisht kalon ne pozicionin fitues dhe merr mandatin e merituar te deputetit or dru me pre o hej o hej o hej!
Me shqip se kaq nuk ka o hej o hej o hej!
Pra or Bislim nese ti pavaresisht se je renditur ne fund te listes brenda qarkut ku ti konkuron ku ne ate liste ne renditje eshte i pari Saliu dhe i dyti Monika,ti po morre me shume se mesatarrja renditesh i pari dhe e ke fituar direkt mandatin ,o hej o hej o hej!Te tjerat jane per jehone nga njeri maj tek tjetri ku pyet se e ke fitue mandatin apo jo e ti i merzitun pergjigjesh jo me ze te heshtun ku mali tjeter nuk te digjon!
Apo je nga ata te kursit nje mujor te Jales e Monika ju ka bo çorb !
Listat te hapen 100% dhe rreshtimi te behet sipas sasise se votave te marra. Propozimi i Hajdarit qe i pari te rreshtohet ai qe ka marre me shume vota eshte shume i drejte. Jemi kunder 30 % ne emer gjoja te barazise gjinore. E pse u dashka ky privilegj. Hidhe ne popull dhe kush te fitoje,qofte burre a grua le te behet deputet.Populli nuk ka nevoje per kukulla e misa bukurie por per mencuri qe te drejtojne vendin. Kush ka aftesi,mashkull apo femer le te dale ne krye. 30 % eshte per te futur kryetaret njerezit e vet ne parlament.