Kryebashkiaku i Shijakut i drejtohet opozitës: Ju u shfaqët tani pas një viti për të ushqyer popullin me gënjeshtra

21 Shtator 2020, 18:36Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Shijakut i është kundërpërgjigjur sërish sulmeve të opozitës duke i quajtur thashetheme dhe të pavërteta.

Për këtë në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai ka përcjellë edhe një sqarim publik.

Postimi i plotë:

Obsesioni i rradhës i PD-së.

Dorjan Teliti u zgjua dhe këtë të hënë fillimjave me sytë e përgjumur të ndërgjegjes së tij politike, për të etiketuar një tjetër qytetar për thashethemin e rradhës.

Lajm i rremë … qytetari nga Shijaku nuk ka marrë asnjë lekë pas tërmetit…

E vërteta: Qytetari nga Shijaku ka marrë dëmshpërblim nga Bashkia e Shijakut.

Kësti i parë i dëmshpërblimit është tërhequr me 5 gusht.

Analiza kritike ndaj punëve tona të përditshme dhe shërbimit me devotshmëri ndaj njerëzve duhet të ketë pikënisjen te e vërteta.

Ju nuk thoni të vërtetën: 

Ju mbaheni në këmbë me gënjeshtra. Sulmet janë kthyer në obsesionin tuaj.

Bashkia e Shijakut me mbështetjen maksimale të Kryeministrit dhe Qeverisë Shqiptare i është gjendur pranë këtyre familjeve menjëherë pas dy tërmeteve.

Gjatë këtij viti kemi qenë prezent te këto familje për t’i zgjidhur problemet duke i dhënë zgjidhje me ndihmë konkrete.
Ju u shfaqët tani Pas një viti për të ushqyer popullin me gënjeshtra.

I keni bërë ndonjëherë pyetjen vetes? Për çfarë do të mbaheni mend politikisht? Denoncim, shpifje… ky është leksiku që ju karakterizon.

Faktë

Në shtëpinë e dëmtuar të Shpëtim Shahinit, banor i fshatit Shahinaj, Njësia Administrative Gjepalaj, grupi i verifikimit nga Bashkia Shijak ka qenë 3 herë i pranishëm dhe sipas ekspertizës shtëpia ka dalë me shkallë dëmi DS3.

Kryefamiljari ka lidhur kontratë me bashkinë dhe ka tërhequr këstin e parë në datën 5 Gusht 2020.

Bashkangjitur me foto, pagesa e dhënë për familjen e Shpëtim Shahinit.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje