Lëvizja Vetëvendosje sulmon presidentin Donald Trump: Po rehabiliton ish bashkëpunëtorët e Milosheviçit që bënë agresion e kryen gjenocid

21 Shtator 2020, 16:12Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje në një deklaratë për media është shprehur kundër deklaratave të Presidentit të SHBA, Donald Trump të cilat ai i bëri në një tubim elektoral në një shtet të SHBA.

Duke ju referuar marrëveshjes së 4 shtatorit, Trump ka thënë “ndalje të vrasjeve masive mes Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas partisë së drejtuar nga Albin Kurti, kreu i “Shtëpisë së Bardhë” po rehabiliton ish bashkëpuntorët e Milosheviçit.

Deklarata e VV:

Dje dëgjuam presidentin e ShBA-ve të flasë në një tubim elektoral për “ndalje të vrasjeve masive mes Kosovës dhe Serbisë”, që paskan bërë krime të tilla kundër njëra-tjetrës, “për shekuj me radhë”.

Besimi se lufta e Kosovës e ka themelin te urrejtjet e lashta etnike, e te mospërputhja esenciale mes popullit serb e shqiptar, është besim i gabueshëm, i cili injoron rolin kryesor të Milosheviqit dhe regjimit të tij në shkaktimin e luftës.

Po ashtu, ky besim anashkalon faktin se lufta nuk u urdhërua e nuk u organizua “prej qytetarëve”, por prej ushtrive e policive, me hierarki e përgjegjësi të qartë komanduese. Këtë temë e shtjellon historiani Noel Malcolm, “Kosova – Një histori e shkurtër”, i cili tash e dy dekada është bërë lektyrë për ushtarakët e KFOR-it, pra edhe ata amerikanë, të stacionuar në Kosovë, dhe mendojmë se duhet të lexohet edhe prej diplomatëve e këshilltarëve të presidentit që merren me çështjen e Kosovës e atë të Serbisë.

Nëse lufta në Kosovë do të kishte qenë e karakterit etnik, pra dallimi etnik na paska shkaktuar konfliktin, atëherë kurrë nuk do të intervenonte NATO dhe Milosheviqi nuk do të mund të konsiderohej përgjegjës prej vetë ShBA-ve, NATO-s, OKB-së, e vendeve kryesore demokratike të botës.

E vërteta është që prapa krimeve e masakrave qëndronte një aparat shtetëror gjenocidal (i cili më herët kishte sulmuar në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë), kurse në anën tjetër populli shqiptar i pambrojtur në Kosovë, që u vetëmbrojt. NATO nuk mund të qëndronte duarkryq teksa Srebrenica po përsëritej në Kosovë.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Serbia ka ushtrinë më të armatosur dhe buxhetin më të madh ushtarak në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe blen armë prej Perëndimit, por ç’është më e keqja, vazhdimisht blen prej Rusisë, e së fundi u bë vendi i parë evropian që blen sisteme armatimi prej Kinës.

Ndërsa Kosova, e cila ka partner të vetëm gjeopolitik perëndimin, ShBA e NATO, ka një ushtri minimale, nuk ka as armatim të rëndë e as buxhet të mjaftueshëm.

Si mund ta rrezikojë Kosova e varfër dhe e çarmatosur Serbinë? Është Serbia ajo që ka pretendime në Kosovë, dhe armatimi i saj ofensiv nuk ka për synim vendet e largëta të botës, por pikërisht vendet fqinje e në radhë të parë Kosovën.

Me këtë qasje rehabilituese të kriminelëve të luftës, nuk po vendoset paqja mes Kosovës e Serbisë, por po zgjatet konflikti i ngrirë. Paqja vendoset kur dënohen e çarmatosen fajtorët e kur ShBA mbështet drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e Kosovës, siç ka bërë gjithnjë.

Paqja vendoset kur Serbia e njeh Kosovën e pavarur dhe ballafaqohet me të kaluarën e saj. Jo kur rehabilitohen ish bashkëpunëtorët e Milosheviqit që bënë agresion e kryen gjenocid.

11 komente në “Lëvizja Vetëvendosje sulmon presidentin Donald Trump: Po rehabiliton ish bashkëpunëtorët e Milosheviçit që bënë agresion e kryen gjenocid”

  1. TURKU I SAT EME says:

    Si votues American, mbas vendosjes se victimes ne planin e gelatit, Presidenti Trump mund ta harroj voten time dhe pjestarve te familjes time. Tung vllezen!

    1. Eagles says:

      Kreshnik spahiu dhe albin Kurti spiuna te UDB

      1. Ilirian says:

        Pse kështu apo meqë thonë të vërtetën???

  2. Timi says:

    Titulli është i ekzagjeruar. Nuk shoh sulm ndaj Trump këtu. Thjesht një sygjerim për këshilltarët e Trump dhe publikun. Nuk guxon robi të bëj kritikë ndal Amerikës apo si është puna?!!

  3. shoku zenir says:

    Levizja WC kunder trampit, marksisti Albin kerkon me rrezu sistemin amerikan
    eh te bleme per are na dole hekur mor toq

  4. Shkodrani says:

    bravo albin ,trump edhe zagari i tij homo grenell jane vemje shpresoj bajden vjen sigurt ne shtepine e bardhe e ti ndjek kta kurva qe duan ta bojn kosoven serbi robt ku ti kene posht trapi me shoke rrofte kosova

  5. Shkrimtari Ismail says:

    Jo me recitime VV se vetem ngaterroni njerezit ashtu – megjithese kjo eshte e vetmja gje mund te bejne marksistet, recitime per turmat pa tru.

    Me konkretisht cfare kerkoni, cfare pritshmerish keni ?

  6. Kot se Koti says:

    Ja me ne fund edhe komenti i VV per deklaraten e Trampit.
    Me sa duket Kurtit i kane mberritur orjentimet e reja nga UDB-a per sherbimet qe ai duhet ti beje Serbise ne te arthmen. Ne udhezime me sa duket specifikohet se nxitja e armiqesise se Shqiptareve ndaj Amerikes, do vazhdoje te jete edhe politika e arthshme e Kurtit.
    Kurti si Kurti, jo vetem qe ska turp per ti sherbyer padrinos se tij, por tregohet edhe i zellshem ne kete pisllek dhe kalon edhe mbi udhezimet e qe ka marre nga UDBA. Ai fare hapur flet kunder Amerikes dhe Trampit per ti treguar Vuciqit servilizmin e tij prej spiuni.
    Dua te pranoj se Kurti e ka te veshtire te dale kunder politikes amerikane qe gjithmone ka qene ne krah te shqiptareve. Prandaj ai flet me genjeshtra dhe gjysem te verteta kunder NATOS. Eshte qesharak kur tenton te na spjegoje se lufta ne Kosove nuk kish karakter te spastrimit etnik. Ai mundohet te spjegoje qe genocidi i ushtruar nga ushtria serbe ne Kosove, nuk kish qellim pastrami etnik, por ishte thjeshte nje lufte e pabarabarte e nje ushtrie te armatosur me popullsine e paarmatosur. Ky Kurt Rrumpalla mohon edhe shkakun qe NATO nderhyri. Tashme gjithe bota e di se nderhyrja ishte per te shpetuar Shqiptaret nga spastrimi etnik. Vetem Kurti nuk e kupton kete qe qellimi i Millosheviqit ishte ti degdiste shqiptaret pertej maleve te “Prokletijes”. Per te mohuar kete spastrim etnik ai ngaterohet me Srebrenicen apo Sllovenine dhe e ben lesh e li. Ai do te vere barazim midis luftes se ushtrise Serbe ne Republikat e tjera me genocidin etnik kunder Shqiptareve.
    Ky pinjoll i gjakut te prishur shqiptar nuk ve re se cflet. Na tregon perrala per kalamaj qe Serbia eshte me e forte se Kosova. Na flet per paqen e perhershme kur te carmatoset Serbia! Kerkon si gjitmone me shume se llogjika, sepse e kupton qe duke u bere idjot, humbet rendesine ne bote. Kete kerkon ai. Ai kerkon ti mbush mendjen Trampit te carmatose Serbine duke i dhene atij te drejten qe te thote se Serbet dhe Shqiptaret jane njelloj. Ai ben sikur nuk kupton se Serbia dhe Kosova do vazhdojne te jene aty prane njera tjetres. Faleminderit qe sot Trampi e quan konfliktin si nje histori te vjeter midis Kosoves dhe Serbise duke vene pikat mbi “I” qe ato do vazhdojne te jene aty vazhdimisht si shtete te pavarura. Faleminderit qe kete gjak te prishur nuk e degjon njeri ne Amerike. Ai degjohet vetem ne Rusi dhe Kine si nje ze kunder Amerikes! Qellimi i tij eshte armiqesia me Ameriken. Prere dhe shkurt, ky eshte sherbimi me i mire qe i behet Serbise. Nuk e arriti ne kohen e Rrambujese. Nuk e arriti ne kohen e reciprocitetit. Po mundohet nepermjet nje shkrimi me nivel fshataresk. Me sa duket eshte ne nxitim. Padrinua ja ka vene koqet ne bige.

  7. Dani says:

    Shteti i Kosovës është krijesë Amerikane ore idiot si do ta hedh poshtë amerika gjithë atë investim që ka bërë.Këto takime janë hapa që hidhen deri në njohjen e plotë.Sa shumë shpresa kisha për Albinin si nacionalist por është një zhgenjim i madh.Çfarë është ky mallkim që kemi në shqiptarët vuajmë shumë për një parti të pastër nacionaliste dhe nuk mundemi ta krijojmë,duket se dikush i kontrollon dhe i sabotojnë partitë nacionaliste me tipa si Albini apo Kreshnik Spahiu

  8. Eagles says:

    Kreshnik spahiu dhe albin Kurti spiuna te UDB

  9. rexha 10 says:

    PROBLEMI I SHQIPTAREVE ESHTE SE NUKE DUAN NJERI_TJETRIN .PIKERISHTE KETU KA GABUAR TRAMPE KU THA SE SHQIPTARET NUKE E DUAN VENDIN E TYRE.VENDIN E DUAM DHE E KA BEKUAR ZOTI ME ARE E FLORI SI AJO MINIERA E TREPCES NE VERI TE MITROVICES ,ASHTU EDHE MINIERAT E BAKRIT E KROMIT NE SHQIPRI.PORE BANDAT ME KOLLARE E VODHEN DHE E SHFRYTEZUAN PER FITIMET E TYRE.
    PER NGA POZICIONI GJEOGRAFIKE SHQIPRIA ZENE VENDIN E PARE PER KORIDORIN E 7 SI NDERMJETESE QE LIDHE EUROPEN ME VENDET E BALLKANIT.PIKRISHTE KETU ESHTE DHE PROBLEMI I GERRQISE ME SHQIPRINE PER MARRJEN E DETIT.PER C’DO METER ,APO MILJE DO TE VENDOSEN TAKSAT.SOTE NUKE EKZISTOJNE MARDHENIA TE SHKELQYERA ,SICE E THOTE EDHE KRYEMINISTRI YNE.AQE ME TEPER ME GREQINE.NUKE KA KURRE MARDHENIE TE SHKELQYERA PA PASUR INTERESA EKONOMIKE. QYSHE KETU FILLON E GENJEN KRYEMINISTRI YNE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje