Propozimi i PS për listat zgjedhore, Damian Gjiknuri: Ky është një eksperiment i madh social, nuk e dimë si do të sillen zgjedhësit

21 Shtator 2020, 20:32Politika TEMA

Anëtari i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i pranishëm në studion e “Ilva Now” ka folur për propozimin për “listat preferenciale” për zgjedhjen e deputetëve. Ai tha se kjo formulë funksionon me parimin e korrigjimit edhe për vetë partitë.

“Partia paraqet një ofertë politike. Partitë janë institucione politike,  dhe jo organizata që janë krijuar të çastit. Drejtimi i partisë del me një ekip, i cili mund të mos jetë perfekt, por ka edhe probleme. Që ti të demonstrosh se ke peshë elektorale, duhet të marrësh vota seç tradicionalisht merr partia për shkak të një mandati pasi ti po konkurron edhe me devindentin politik.

Nëse t’i demonstron se ke vota përtej siglës, atëherë përdoret kjo formula. Këtë mund ta kalojnë dy apo tre persona, por ne nuk kemi pse t’i paragjykojmë. Partia vë më të mirën në fillim. Partitë zgjedhin njerëzit që kanë vota. Partia ndëshkohet nëse shkon me një listë të keqe”, tha ai.

Gjiknuri u shpreh se ky është një eksperiment i madh social, pasi nuk dihet fakti se si do sillen zgjedhësit.

“Ky është një eksperimenti i madh social sepse ne nuk e dimë se si do të sillen zgjedhësit. Stadi i shqiptarëve sot kërkon një lloj hapje të listave, dhe mendojnë se kjo do të sjellë përmirësim në cilësinë e përfaqësimit”, tha ai.

2 komente në “Propozimi i PS për listat zgjedhore, Damian Gjiknuri: Ky është një eksperiment i madh social, nuk e dimë si do të sillen zgjedhësit”

  1. qytetar says:

    Gjiknur … Cdo deputet duhet te garoje perballe zgjedheseve me ze dhe figure .
    KY eshte vleresim real … jo i mbuluar nen petkun e Partise .
    Ska nevoje per eksperimente te medha . Eshte shume e thjeshte por
    nuk i interson askujt.

  2. Votues i majtë says:

    Partia eshte institucion, thote Damiani, dhe me kete ndalej vetem te gjysma e te vertetes, pasi e verteta e plote eshte vetem binomiale, ku pjesa e dytë jane zgjedhesit e asaj partie. Secila pjese ka dhe duhet te kete pjesen e saj ne legjimitetin demokratik te te mandatuarve. Kete te vertete te pakundershtueshme Damiani e sheh si “eksperiment te madh social”?! Nderkohe qe kjo mund te vleje pikerisht per rastin kur prishet kjo Balance.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje