Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Opozita u zgjua dje nga gjumi, sillni draft konkret. Po minon procesin, do vijojmë pa të

22 Shtator 2020, 14:56Politika TEMA

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku ka thënë se opozita duhet të vijë me propozime konkrete dhe jo me deklarata nëpër studio.

Për aq kohë sa kemi politike debate nuk mund ti drejtohemi ODIHR. Hajdeni me propozime konkrete. Zonja Hajdari ka një draft, të vijë edhe ata.

Ky këshill është bërë për të diskutuar me opozitën jashtë parlamentare.

Në Këshill duhet të vijnë me propozime dhe jo me studio e deklarata, por të shkruar në letër.

Tentativat përsëriten të njëjtat letra njëherë në shqip e njëherë në anglisht, që bëhen vetëm për të minuar këtë proces.

Ne nuk do ta lejojmë këtë, në ditët që mbeten ne jemi të gatshëm 24 orë për propozimet e tyre, si të duan ata.

Ne përtej edhe pse kishim rekomandimet ODHIR për çështje konkrete, zgjodhëm të plotësojmë kërkesat e PD.

Pse bëjnë sikur u zgjuan dje dhe ububu ç’qenka kjo gjë e re. Ne kërkojmë që të vijnë me përmbajtje konkrete. PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit.

Po s’u diskutua këtu, do e diskutojmë në Kuvend, formula jonë është më e mira për hapjen e listave.

Kjo është hapja e listave 100% se zgjedhësit i jepet e drejta të zgjedhë çdo votues. Siguron përfaqësimin e denjë dhe vlerësimin nga ana e popullit të kandidatëve.

Ligjet zgjedhore janë politike, çdo parti kur vjen puna për mënyrën se si shpërndahen mandatet nisen nga interesa politike. Nuk po prekim asnjë element nga marrëveshja e 5 qershorit“, deklaroi Gjiknuri.

Nga sot ka 8 ditë kohë për të përmbyllur procesin, teksa Gjiknur shprehet se në rast se opozita zgjedh rrugën e saj, atëhere Kuvendi gjithsesi ka detyrimin për të zbatuar ndryshimin e Kushtetutës.

”Natyrshëm që nuk do lëmë vakum kushtetues. Nëse ata s’duan të bëhen pjesë, apo të prononcohen, do të vijojmë.Këshilli Politik është krijuar për shkak të dëshirës së mirëtë mazhorancës me një palë që bëri vetvrasje politike.

Ne përtej rekomandimeve të ODIHR, plotësuam kërkesat. PD ka shprehur kundërshtitë pë Kushtetutën. Pse bëjnë sikur u zgjuan dje? Kushtetuta ka ndryshuar, Kuvendi ka për detyrë ta zbatojë.

Nëse zgjedhin rrugët e tyre, s’mund të mbahet peng. Organi konsultativ të mbajë peng vendimmarrësin? S’mund të ndodhë. PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit.”- tha Gjiknuri.

3 komente në “Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Opozita u zgjua dje nga gjumi, sillni draft konkret. Po minon procesin, do vijojmë pa të”

  1. texas says:

    Njeri me te shpelare e mercenar e hajdut se ky gjiknuri nuk ka …kur ben te zgjuarin te vjen me vjelle nga …qafa!!!,

  2. Hysni says:

    O texas, po vill ore mos thuaj të vjen. Se ti në fakt po vjellë.

  3. like says:

    Hemo shyqyr qe te erdhi per te vjell se ne me kto qendrime po na vjen per te dhjer ku eshte pate keshill politik ne mes rruges kur shteti ka rregulla dhe loja behet ne parlament

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje