VIDEO/ “Inxhinierët e Facebook-ut thanë se janë të vogla dritaret", Rama ironizon nga Durrësi kritikët

22 Shtator 2020, 13:42Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, inspektoi sot punimet në shkollën “Shaqe Mazreku”, e cila po rindërtohet pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa ka inspektuar shkollën Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve të cilët i quan “inxhinierë facebook-u”, duke thënë se shkolla është fantastike dhe se dritaret nuk janë të vogla pasi në ambientet e shkollës ka goxha ndriçim.

Pjesë nga biseda e Ramës me Ahmetajn:

Rama: Ishin disa inxhinierë ata të facebookut që thonin se dritaret janë shumë të vogla. Por këtu ka ndriçim fantastik nga brenda dhe nga jashtë.

Ahmetaj: Kryeministër unë në mendoj që të bëjmë një tur me të gjithë gazetarët dhe të tjerët që komentojnë në facebook që të shohin të gjitha objektet e rindërtimit, se kam lexuar në facebook që thonë po tregojmë të njëjtin objekt dhe kjo është cinike dhe qesharake. Mendoj të bëjmë një tur që ti shohin dhe ti prekin.

Rama: Me gazetarët po se me atë që bëjnë komente në facebook jo se edhe po i soll e do thonë se është i njëjti oborr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje