Kryetari i Forumit Rinor të PD-së akuza Lleshajt: Pseudo-shtetit të Edi Ramës i ka ardhur fundi

22 Shtator 2020, 11:14Politika TEMA

Nisur nga situata e krijuar në vend, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë (FRPD) Belind Këlliçi ka akuzuar për papërgjegjshmëri dhe paaftësi ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Bandat dhe krimi po fitojnë terren çdo ditë e më shumë.

Vrasjet raportohen në lajme sikur të ishin ndodhi normale dhe për më tepër, ministri i brendshëm mohon çdo fakt dhe e kujdeset të shpërdorojë lekët e taksapaguesve shqiptarë për makina luksi, pa e vrarë mendjen se çfarë po ndodh në rrugët e Shqipërisë.

Inekzistenca e shtetit për të parandaluar krimin, ka shkaktuar një dëm të madh socio-ekonomik. Rënia e investimeve të huaja në Shqipëri, rënia e nivelit të të bërit biznes këtu, falimentimi dhe mbyllja e qepenave të bizneseve vendase, është e lidhur drejtpërdrejtë edhe me paaftësinë e Sandër Lleshajt, për të parandaluar krimin dhe garantuar sigurinë publike!

Jetojmë ende në një vend ku një qytetar i thjeshtë nuk ka garanci për jetën, sepse sot bosat e vërtetë të krimit, janë miqtë e Edi Ramës.

Policia është gjithmonë në gatishmëri për të arrestuar ata që kapen me ndonjë qese hashash, por asnjëherë ata që tregtojnë tonelata kokainë, ata që trafikojnë njerëz, ata që merren me vrasje e përdhunime.

Përkundrazi! Këta kriminelë, Edi Rama i ul në krahë si partnerë, i shet si modele suksesi, i gradon në poste publike dhe i promovon në Parlament e në krye të bashkive të vendit!

Pseudo-shtetit të Edi Ramës i ka ardhur fundi. Me Partinë Demokratike në qeverisje, Policia nuk do të ketë më fytyrën e urryer të Sandër Lleshajt.

Ne do t’i kthejmë dinjitetin uniformave tona dhe do të bëjmë gjithçka për të luftuar krimin dhe bandat.

Policët meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe profesionalizëm, e jo si marioneta të shefit të rradhës, që thjesht marrin dhe ekzekutojnë porositë e pushtetarëve”, nënvizon Këlliçi. (TemA)

4 komente në “Kryetari i Forumit Rinor të PD-së akuza Lleshajt: Pseudo-shtetit të Edi Ramës i ka ardhur fundi”

  1. Qytetari says:

    E ke fjalen per bandat qe donin te digjnin kryeministrine, apo te tjera?

  2. Lon says:

    O ufo i bashes. Kthehu nja 7 vjet me pare si ishte rendi. Kriminelet bonin ligjin duke then se jam antar i pd, nuk pysnin as per semafor as prokuror dhe gjykates. Ti je nje bajg se bashku me klyshat e tjer te lulushes qe donit te digjnit parlamentin. Mjer ky popull po erdhi ne qeverisje rraca e juaj. KURRE…….

  3. pjeter says:

    Pd-ja e ka lene te ardhmen e partise ne dore te Kerriçeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje