Ylli Manjani: Ambasadorët s’kanë b***ë ta ndalin Ramën, ndaj opozita e ka kot

22 Shtator 2020, 10:16Politika TEMA

Zyrtari i lartë i LSI, Ylli Manjani, thotë se opozita duhet të bojkotojë Këshillin Politik, pasi aty nuk arrihet gjë.

Sipas tij, opozita duhet të fitojë besimin e shqiptarëve e të mos merret më me tryeza, pasi sipas tij, Rama nuk pyet më as për ambasadorët e Perëndimit.

Reagimi i Manjanit:

Vota është çështja.

========

Opozita zyrtare është padyshim legjitime të marrë çdo vendim, por për mendimin tim tashmë nuk ka kohë të humbasë me takime koti në atë palo Këshill Politik.

Këshill leshi!

Përsa kohë nuk ka asnjë mekanizëm në dorë për të ndalur marrëzitë e të marrëve, Këshilli Kolitik është thjesht këshill leshi!

Ndaj s’ka më asnjë kuptim të harxhohet kohë me të.

Se ja u arrit konsensusi mu në tokën Amerikane që e duan të gjithë, por marrëzia e zhbëri. Edhe ambasadorët nuk patën fundshpinë mjaftueshëm për ta ndalur.

Prandaj s’ka më asnjë kuptim përpjekja që t’i biem Damianit që të ndalet Rama…

Pffffff, absurde!

Beteja opozitare nuk është më me Ramën, as me rregullat e përçudnuara të zgjedhjeve. Beteja është me vetveten. Opozita duhet të bindë Shqiptarët të dalin të votojnë për të.

Shqiptarët që s’e duan Ramën janë shumë. Ata që duan ndërtimin e një politike tjetër, shteti jopartiak, demokracie reale dhe ekonomi të lirë janë më të shumtë.

Rotacioni është asgjë para asaj që kërkojnë shqiptarët.

Ndaj opozita nëse do të vijë në qeverisje duhet të bindë shqiptarët të votojnë për të.

Votat e bëjnë ndryshimin jo rregullat e Pallatit të Kongreseve që i përçudnon kongresi i partisë në pushtet! Le ta bëjë si të dojë sistemin e votimit marrëzia. Nëse janë votat kundër tij, ikën megjith sistem e tyspie e tepsi e timon e megjith çka.

Vota është çështja!

Opozita duhet të japë garanci që vota e hedhur në kuti nuk preket dhe se do numërohet ashtu siç është. Po këtë garanci duhet t’ua japë njerëzve jo Këshillit Politik. As ndrikullave pa fundshpinë diplomatikë, që rrinë squk para Ramës dhe bëjnë si cuba para opozitës!

Nuk shkon më loja bajate me këshill politik, që duket sikur të gjithë aty janë në garë me Rudina Hajdarin.

Vendi ka nevojë për komandë, siguri, drejtim, alternative ndryshim!

Deklarimet te dera e Pallatit të Kongreseve çojnë ujë te mulliri i propagandës së Ramës, i cili e do opozitën në zyrë jo në rrugë, me Damianin dhe në garë me Rudinën, jo në komunikim me njerëzit që duan ndryshimin.

Unë kështu e shoh këtë punë.

Por, sigurisht opozita është në të drejtën e vet të zgjedhë cilën taktikë të dojë…

 

4 komente në “Ylli Manjani: Ambasadorët s’kanë b***ë ta ndalin Ramën, ndaj opozita e ka kot”

  1. Lider dështak dhe të inkriminuar të opozitës largohuni .?? says:

    Rama ka shumicën . Rama do të vazhdojë ta ketë shumicën .
    Shumica është me Ramën .Rama është i shumicës.Shumicës ti i ha munë.Munë i ha edhe pakica shumicës.Ti je i pakicës dhe do të vazhdosh të jesh i pakicës.Pakica i përket opozitës.Opozita do të jetë me pakicën .Në pakicë është dhe do të vazhdojnë të jenë lulush-metush-salush -sarrahosh
    -dallkaush -medush -dulush e me radhë gomarushët që kanë zaptuar dhe po qorrollisin popullin e opozitës.

  2. mark says:

    hera e pare qe ja fut plot………………..
    dhe rregullo pamjen se je bere si mi gjirizi.

  3. like floriri says:

    Ke shume te dejt keshill leshi eshte se ku eshte pare dhe degjuar qe ti marresh mendim dikujt qe braktisi kuvendin iken te rrin si mut dhe te presin lemosh nga i gjati kur ti ngrihet ti ler ndonje kock lulushit me monen me noken e kompani. Edhe kaq i ka degjuar shum keta morra

  4. Mondi Barcelona says:

    Rama nuk ka pse u vine pas avazit ketyre, keta skane asnje te drejte sepse e braktisen detyren qe kishin Rama duhet te konsumoj takime me opziten ne parlament ata jane ne detyre Thank you

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje