Taulant Balla: Në PS nuk e bën listën Edi Rama

21 Shtator 2020, 21:47Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ku ka deklaruar se listat e kandidatëve në PS nuk i bën kryetari Edi Rama, por kryesia e partisë.

Ndër të tjera Balla është shprehur se diskutimet për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore janë të mbyllura, pasi ato janë tashmë në Kushtetutë.

“Listat e hapura dhe koalicionet janë të mbyllura si diskutim për sa kohë janë në Kushtetutë. Koalicionet mund të ndërtohen nga një ose më shumë parti, të cilat janë të detyruara të garojnë në një listë të përbashkët.

Shqipëria ka numrin më të vogël të votave për një mandat. Në Kukës apo Gjirokastër duhet të marrësh 9000 vota, ndërsa në Tiranë 11 mijë vota për një mandat. Kushdo qytetar që ka mbështetjen e 11 mijë qytetarëve në Tiranë ai bëhet deputet.

Nëse nuk e ke mbështetjen e partisë, ti ke mbështetjen e qytetarëve dhe mund ta thyesh listën e partisë. Në PS nuk i bën kryetari i partisë listat. Nuk e di si bëhen në partitë e tjera, por në PS lista vjen pas disa propozimeve në kryesinë e partisë”, tha Balla.

4 komente në “Taulant Balla: Në PS nuk e bën listën Edi Rama”

  1. Laku says:

    HA HA HA,I DI NJEREZIT BUDALLEJ KY KOKE PAGURJA I LIBRAZHDIT.MJERE SHQIOERIA QE KA RENE NE DORE TE FSHATAREVE,JA PSE HIKIN NJEREZIT SIKUR TE JETE LUFTE,PO MERUA BEN SIKUR NUK E KUPTON.

    1. Prof Dr. Kalec Dega says:

      ‘Rama nuk i ben listat, ja fut kot ‘ – ky simboli i PPSH
      =
      Ja me ne fund nje i squt nga Berzhdica!

      Ta bajme humorist, se ka vdek humori ne Shqiperi.

  2. Konjak says:

    Zoteri Balla , nuk mund te jete me i rende bishti se sqepari . Mos thuaj prap , se listat i ben , kryesia e partise . C’do parti ka nje lider , sidomos lideri i PS-se , nukse e ha kollaj sapunin per djathe , mos thuaj se edhe ti vepron i pa varur , – per punet madhore te PS-se – , pa dienine dhe miratimin e problemeve nga zoteri Rama . Megjithe kundershtit qe kam , per zoterin Rama , per manaxhimin e pushtetit , — kam parasysh rrogat e punetoreve dhe pensionet , tmerresisht te uleta , si dhe mungesen e punes ; prap nuk mund te them se situata i paska dale nga kontrolli , brenda partise . Mos u bej trim pa dale nga sheshi i betejes , fitimtar ; duke qene kapter , nuk mund te marresh atributet e gjeneralit . Sidoqoft ju uroj gjith te mirat , popullit dhe politikes shqiptare .

  3. Votues i majtë says:

    Listat mund dhe duhet te hartohen nga kryesia. Padyshim kryetari ka dhe duhet te kete, ashtu si dhe kryesia rolin dhe pergjegjesine e vet.
    Problematik èshte arsyetimi i Balles. Diskutimi eshte qe legjitimiteti i partise perfundon me perzgjedhjen e kandidateve dhe renditjen e tyre. Me pas legjimiteti i kalon zgjedhësve te subjekti politik, te cilit permes votës parapëlqyese korrektojne listen e partise. Ndersa Balla duke folur per thyerje te listes se partise duket se ka parasysh kandidatet e pavarur, pasi brenda listes se hartuar nga partia, kandidatet duhet te jene te gjithe njesoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje