Sekuestrohet pasuria e Klement Balilit: Apartamente të shumta e pronat e tij i kalojnë shtetit

22 Shtator 2020, 09:11Politika TEMA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcaktimet e ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar), ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.18, datë 21.09.2020, vendosi:

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive si më poshtë:

Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk. Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk. Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:

⦁ Apartament me sipërfaqe 53.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 91 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Njësi me sipërfaqe 120 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 66 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2

⦁ Apartament me sipërfaqe 72.5 m2

Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

Pas një procesi që zgjati vetëm 9 muaj, Klement Balili u dënua përfundimisht me 10 vjet heqje lirie, në Tetor të 2019-s. Balili u dënua fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 10 vite heqje lire. I cilësuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, ai u dënua për “Trafik ndërkombëtar droge”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Pastrim parash”. Balili u vetëdorëzua në polici pas gati tre vitesh arrati.

7 komente në “Sekuestrohet pasuria e Klement Balilit: Apartamente të shumta e pronat e tij i kalojnë shtetit”

  1. Na myten says:

    Do dalin ne ankand dhe do blihen nga rrethi i tij duke garantuar pastrimin e parave.

    1. Podesta says:

      Nderkohe parate do i mare shteti. Dhe me pas, keta qe do i blejne duhet te justifikojne pasurine. Konfiskim edhe atyre dhe rishitje ne ankand. Para te tjera ne buxhet.

  2. Landi says:

    Ketij ja sekuestruan, Ilir Meta di ti bleje. Mona pse u takua me rramushin per kete pune, ku i shtroj oferten e blerjes te ketyre aseteve.

    1. Loku says:

      Defacto ato jan te Ilir Metes .

  3. Realisti says:

    e perdori Likja si i donte bytha tani mori edhe “dekoraten”… sidoqofte disa miljona dollare nuk ja gjeten keshtu qe ai e ka jeten te siguruar pas burgut.

  4. h says:

    Hajt se do i vjedhin prokurorët,gjykatësit dhe avokatët.

  5. Balili says:

    Po kampin e LSI-se ne Jale kur do e sekuestroni apo ajo eshte dhurate per LSI-ne dhe nuk sekuestrohet?Edhe kete kamp Klementi e ka bere!Apo “Ta gezoje Baftiari” me raki Skrapari,ta gezoje Monika tue la tepsiçka!Se ka qene prone e babese vet kur ka qene rojen ne fermen Gjergj Dimitrov!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje