Propozimi PS për hapjen e listave, Basha mbledh aleatët për të "fituar" kohë. Mediu e kërcënoi

22 Shtator 2020, 12:56Politika TEMA

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pritet të zhvillojë një takim me aleatët.

Mësohet se takimi pritet të mbahet në orën 15:00 në selinë blu.

Në fokus të takimi do të jetë çështja e Kodit Zgjedhor, lidhur me propozimet e PS në Këshillin Politik.

Opozita e Bashkuar kërkon që koalicionet parazgjedhore mos hiqen dhe listat të hapen 100%, teksa PS ka në tryezë draftin me lista të hapura por me kushte, si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore por lejimin e atyre me listë të përbashkët, si dhe prag zgjedhor 3%.

Kreu i PR Fatmir Mediu nje nate me pare u shpreh se në tryezën e Këshillit, opozita nuk duhet të mjaftohet vetëm me kërkesën drejtuar OSBE/ODIHR-it, por duhet të shkojë edhe me një draft të sajin.

E kur flet për draft, nuk përjashton as propozimin e bërë pak ditë më parë nga Lulzim Basha, për hapjen e listave 100% dhe renditjen e kandidatëve sipas rendit alfabetik, por më parë thotë se një sugjerim i tillë duhet të diskutohet edhe me aleatët.

Në kampin opozitar nuk ka ende një formulë për daljen e partive në koalicione, por Mediu sugjeron se nevojitet një platformë bashkëqeverisjeje e qartë.

Mediu thotë se Kryeministri po mundohet t’i imponohet opozitës me të njëjtën formulë si ajo në zgjedhjet e vitit 2017, ndaj i sugjeron Partisë Demokratike që të reflektojë për mënyrën e ndërtimit të koalicioneve në garën e 25 Prillit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje