Nga Irena Beqiraj
Warren Buffet thotë “Ne jetojmë një luftë klasash, por është klasa ime, klasa e pasur, që po bën luftë dhe po e fiton atë”. Si rezultat i politikave neoliberale gati 60-vjeçare, të cilat tentuan të rrisin punësimin me anë të uljes së taksave, deregullimit dhe stimulimit të ofertës, sot tre amerikanët më të pasur, Jeff Bezos (Amazon), Bill Gates (Microsoft) dhe Warren Buffet (Berkshire Hathaway), zotërojnë një pasuri më të madhe se 50% e gjithë popullsisë amerikane të marrë së bashku. Sot për mendimtarët më në zë të ekonomisë̈, neoliberalizmi ekstrem ka krijuar një rend demokratik dhe një sistem ekonomik, i cili funksionon për 1% të shoqërisë dhe drejtohet nga 1% e tyre dhe ku parimi demokratik “Një person, një votë” është transformuar në “një dollarë një votë”.
Por nëse pyet ish-ministrin e Financave të Suedisë (kam pasur fatin ta takoj) pse ekonomia e vendit të tij funksion mirë dhe pabarazia është e ulët, përgjigjja e tij është: sepse suedezët paguajnë taksa të larta. Sigurisht, suedezët kanë pranuar se, që një vend të prosperojë kërkon një nivel të lartë të shpenzimeve publike, në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, teknologji dhe mbrojtje sociale dhe se qeveria ka nevojë për të ardhura për të financuar në mënyrë të qëndrueshme këto shpenzime. Një̈ekonomi kapitaliste është̈e pamundur pa një shtet të fortë”.
E majta shqiptare, fatkeqësisht ka zbatuar, por dobët madje, politika të djathta neoliberale. Në këto kushte, mungesa e një vizioni zhvillues larg klisheve doktrinore të çlirimit të tregut, e detyron të djathtën të mbushë programin e zbrazët ekonomik, sërish me uljen e taksave.
Por përdorimi i uljes së taksave si mjet për të zhvilluar vendin; për të rritur standardet e jetesës për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare; për gjenerim të punësimit; për rritjen e produktivitet apo edhe për një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave duke luftuar oligarkinë, jo vetëm që nuk do të japë rezultate, por është e gabuar.
Analiza e të dhënave të aktivitetit ekonomik në Shqipëri tregon se nga një ulje e tatim fitimit në 9% për bizneset e mëdha, buxheti i shtetit do të arkëtojë rreth 12.8 miliard më pak të ardhura në vit. Duke u bazuar te struktura aktuale e bizneseve të mëdha, rezulton se 96% e tyre ( me xhiro vjetore nën 350 milionë lek ) do të përfitonin në total 4.37 miliard lekë ulje ose rreth 34.1% të saj.
Por fituesit e vërtetë janë 4% e tyre, me xhiro vjetore mbi 350,000 milionë lekë, të cilët përfitojnë 8,37 miliardë lekë në vite ose 65.9% të uljes. Në këtë grup të vogël fatlumësh ka një grup edhe më të vogël, të cilët do të bëhen edhe më të pasur, duke përfituar pjesën e luanit. Janë pikërisht 1% (200 më të mëdhenjtë), të cilët do të përfitojnë plot 44,4% të uljes ose 5.7 miliardë.
“E thënë ndryshe në luftën e tyre pa kompromis me oligarkinë, të djathtët me anë të uljes së tatim-fitimit në 9%, do të dorovisin një nga 23,244 bizneset e mëdha mesatarisht me 193 mijë lekë në vit dhe 1 nga 200 më të mëdhenjtë mesatarisht me 28.4 milionë lekë në vit”.
Por analiza nxjerr në pah një fakt edhe më interesant. Batica e uljes së tatimit, nëse ndodh, do të shkatërrojë anijet e vogla, në konkurrencë me 200 më të mëdhenjtë. Tatim-fitimi që parashikohet të paguajnë 200 më të mëdhenjtë pas uljes së taksës nuk e kalon 0,5% të xhiros. Pra, 200 më të mëdhenjtë̈ do të paguajnë në buxhetin e shtetit po aq sa do të paguante një biznes i vogël ”në programin Basha” 0,5% të xhiros vjetore.
Premtimi për uljen e tatim-fitimit justifikohen me pretendimet se norma aktuale i bën bizneset shqiptare “më pak konkurruese” në ekonominë globale. Në pamje të parë mund të duket e besueshme, që ulja e normës së tatimit nga 15% në 9% do t’i bëjë ato “më konkurruese”, por a ka ndonjë lexues me njohuri bazike në ekonomi, i cili pranon që 96% e biznesit do të bëhen më konkurrues në tregjet globale sepse qeveria do t’ju vendosë në dispozicion mesatarisht me 193 mijë lekë në vit, me anë të uljes së tatimit?
Edhe pse trumpetojnë që me anë të uljes së taksave, do të gjenerojnë punësim ulja e tatim-fitimit renditet e fundit si një lehtësi që gjeneron punësimin. Studimet tregojnë që rreth 75% e saj shkon në rritjen e pasurisë së aksionerëve dhe 25% e saj financon zgjerimin e mëtejshëm të kompanisë, ku futet edhe punësimi.
Për më tepër ulja e tatim-fitimit nuk do të ndikonte aspak tek rritja e produktivitetit, për arsyen e thjeshtë se ekomomia shqiptare nuk është në kushtet e punësimit të plotë.
Pra ulja e tatim-fitimit jo vetëm rishpërndan të ardhurat pas tatimit në mënyrë regresive, por ka kohë që ka pushuar së qeni “Leva e dëshiruar e Arkimedit” me anë të të cilës mund të ngremë̈ ekonominë.
Po kaq regresive do të jetë rishpërndaja e përfitimeve të uljes së tatimit mbi të ardhurat nga individët. 8.46 miliardë lekë në vit do t’i mungojnë̈buxhetit të shtetit nga ulja e tatimit mbi të ardhurat personale. Rreth 60,4% ose 5.11 miliardë e kësaj shume do të përfitohet vetëm nga 5.3% e të punësuarve me rroga të larta (ato mbi 130,000). Ndërkohë 47.7% (284 mijë) të punësuar me paga të ulëta ( më pak 30 mijë lekë) nuk do të kenë asnjë përfitim nga ulja e taksës.
Këto të dhëna tregojnë që buxheti i shtetit do të humbasë rreth 21,3 miliardë lekë ose 175 milionë euro çdo vit vetëm nga aplikimi i taksës 9%.
Rreth 175 milionë euro në vit, të cilat po të mirëmenaxhohen, mund të siguronin arsim më të mirë publik i cili është i nevojshëm pikërisht për 95% të shqiptarëve me të ardhura nën 130,000, të cilët edhe me uljen e tatimit nuk mund ta blejnë atë privatisht, mund të siguronin shërbim më të mirë shëndetësor publik që po ashtu është e pamundur të blihet privatisht nga 95 % e shqiptarëve, mund të siguronim pensione më të larta, por mund të shërbenin edhe si një amortizator më shumë për shëndetin e dobët fiskal të shtetit pas pandemisë.
Deficiti buxhetor, i cili i ka kaluar shifrën e 5% është një kërcëmin real për rritjen ekonomike. Por jo të djathtët, pa hezitim, në konkurrencën absurde me gabimet e të majtës, e cila ka kohë që ka rrëshqitur djathtas, luajnë me varfërinë, mbështeten tek mungesa e informacionit për publikun dhe pretendojnë që do të rrisin mirëqënien e shqiptarëve, duke lënë më shumë para në duart e 1% të bizneseve dhe 5% të punësuarve me paga të larta. Është pikërisht kjo pjesë e shoqërisë që do të ketë̈ më shumë mundësi të blejnë arsim më të mirë për fëmijët e tyre, shërbim shëndetësor më të mirë, makina, shtëpi, e padyshim edhe verë më të mirë.
Kjo është lufta imagjinare pa kompromis me oligarkinë, por që siç thotë Warren Buffet fitohet gjithmonë nga oligarkia.
Nje analize serioze, e sakte. Nuk di aresyet perse Irena eshte largua nga qeveria. Por sipas asaj qe lexoj,mendoj qe eshte nje ekonomiste è afte dhe idete e saj vlejne per programin e PS. Ne te vertete ky program duhet bazuar ne idete e T. Pikety, ideologut modern i kapitalit bashkohor. Ndersa studjohet kudo dhe shfrytezohet nga è majta moderne perendimore, ne Shqiperi per fat te keq njihet pak. Nuk di ne se studjohet ne ndonje Universitet por nuk kam degjuar asnje politikan apo gazetar ta permende.,, Realisht media dhe politika jone eshte tejet primitive. Dallim bejne papioni, krehja è flokeve apo veshja vulgare dhe frazat è kopiuara te ndonje studiuesi te huaj te tejkaluar nga koha.
Olimpia
Shumë e saktë si gjithmonë! ?
Meriton një bravo të madhe, për arsyen e vetme që dini se kush është e majta dhe kush është e djathta në Shqipëri
Chris
Po me te vertete nje analize e sakte ekonomike dhe me argumenta bindese kundera propozimit te PD per reformen e tatim fitimit.
Ne France ne vitin 2005 qeveria e Jaques Chiraque aplikoi nje reforme te uljes te tvsh per restorantet dhe baret me qellim rritjen e te punesuareve dhe rritjen e pagave por nuk dha résultat e duhura.
Sa per dijeni per Olimpia, Thomas Pikety eshte prefesor ekonomie ne ECOLE NORMALE DE PARIS. NJe ekonomist shume i mire me disa teorie economije moderne ne kushtet e ekonomise neoliberale. Ka botuar kohet e fundit disa libra mbi ekonomine globle liberale shume interesante. Por me te drejte ekonomistet dhe studentet e ekonomise duhet ta lexojne.
Ok eshte e vertete qe ulja taskave ul te ardhuart ne buxetin e shtetit . Por nese te ardhurat e buxhetit shkojne per PPP dhe ne xhepin e Vilmes , Kastartit m Ulajt e gjithefare lloj qe fitojne tendera dhe ne shumice dermuese vjedhin e bejne korrupsion me parate publike , shume here me mire te ulen e te mbeten ne xhepin tim sesa te shkoje per te ushqyer korupsionin.Pr aq kohe sa nuk ka transparence me fondet punlike, per aq kohe sa nuk ndeshkohen ata qe abuzojne me fontet publike , per aq kohe sa nga perdorimi i fondeve publike shqiptaret nuk perfitojne mbrapsh sherbime me cilesore , as ma ndjen fare nese ulen apo zerohen.
Nje shtet me pushtetare e nepunes te korruptuar nuk meriton taksat e mia si taskapagues.
Per sa kohe administrimi i te ardhurave ka plot njolla te erreta , rritja e taksave nuk eshte i mirepritur .
Suedia eshte nje nga vendet me tranparencen me te madhe ku cdo individ ka akses te plote ne cdo vendimarrje .
Dakort shqetesimi Arber por kjo kthehet ne debatin “e beri pulen apo pula vezen” por un jam i mendimit se qe te ngrihet shteti ne duhet te “vuajme” duke kontribuar sa me shume me taksat tona. Do vidhet? Ndoshta po. Do ngelin ca lek per investime? Ndoshta po. Nga keto lek qe ngelin ngrejme gjylata me te forta dhe mund te lufrojme me mire korrupsionin derisa te zhduket fare
Sa per shkrimin, Irenen e lexoj me qejf se me duket me kembe ne toke dhe me vjen keq qe eshte larguar nga qeveria
E kam ndjekur rregullisht kete ekonomiste : Ne shkrime , biseda , debate . Eshte e sakte , sikurse dhe ky shkrim , qe lexuam ne “Tema ” . Qindra shqiptare , kane shkruar , per kete problem , ekonomiste , politikane , profesore . Askush nuk i eshte afruar shkrimit te Irenes . Kjo ka formim jo vetem profesional , por dhe intelktual dhe kulturor . Mbase nxitohem , por nuk i afrohet ndonje kolege dhe koleg i saj . Nuk e di ku punon , Irena , por ne c’do rrast Shqiperia ka nevoje , per kapacitete te tilla , me spekter te gjere . Zgalem
C’pune ka me shifrat , me mire me numurat Luli , ai dhe kur ble kastraveca e domate mer teta Veren me vete t’i beje hesapet ?!!!
Per ndonje vile po ja thote pazarit me oligarket !
ulja e takses nga 10% ne 9% e propozuar nga Lul Basha eshte nje mashtrim dhe hipokrizi e vertet. E lexova artikullin e z. Iren e cila si nje ekonomiste e shkelqer, me argumenta hedh posht vizionin e lulzimit per rritjen e mireqenies se popullit nga kjo ulje. z. Irena e ka shtjelluar mire e sakt e kush perfiton nga kjo ulje e takses. Por mua me bene pershtypje qe Lul basha kaq budallenje i bene shqipetaret? Une nuk jame ekonomist por di te beje disa llogari te vogla. Keshtu per shembull nje punonjes me nje rroge te vogel 30 mije lek te reja do perfitoje 300 lek (ne se do pagonte taks 3000 lek me 10% do pagje 2700 lek), ndersa oligarket “qe aq shume i lufton” Luli me kete ulje 1%, per miljarda lek qe qarkullojne ata, sa fitim do te kene?. Pse nuk propozon luli taksat qe zbatojne vendet nordike si Suedija.Danimarka etj. qe kane nje taks shume me te larte(une ne mos qofsha gabim e kane te 40%), e cila bene qe pabarazija shoqerore te mose jete aq e theksuar dhe me nje standare shum me te larte ngs vendet e tjera. Por Luli eshte Lul, ai di vetem te mashtroj dhe si gjithmone te genjeje.
Te besh propaganta ekonomike mir ben , por te besh propaganta se populli Suedise qeka i barabart ekonomikisht me popullin shqiptar , dhe taksat duhen te jen propocionalisht te larta , sigurisht qe beni propaganden e interesave tuaj te momentit . Populli Suedez e te tjere popuj te perendimit te zhvilluar , kan nje rroge mujore apo edhe ndihme sociale , qe u miafton ti sherbejne vet – vetes dhe tu ngelen , jo vetem per taksat e larta por edhe te vendosin neper banka shuma ta kosideryshme per kursime . Nese nuk do ishim deshmitare te ketyre fakteve , nuk do ishim ne gjendie te benim edhe diferencimin . Me nje rroge te punetorit shqipetar , prej jo me shume se 200 evro –sigurisht ne se jan ne pune — dhe me nje pension 100 evro per gati nje milion e gjysem shqipetar , a mund te flitet e te behet propagante per taksa te larta , –sic jane pikerisht tani ; ku popullit ju mor fryma nga taksat e larta , nga tatimet , e cmimet e larta , me te larta se ne Suedi apo vendet e tjera te perendimit . Mos i beni sherbime seres tuaj , ne kurriz te fukarenjeve , sepse ju , pasuroheni nga puna djersa dhe taksat e ketij populli qe ju e te tjere si ju kekoni ta poshteroni . Vidhni dhe hani , sa tu cirret barku , por besojse nje dite do ti villni .