Rama premton “rritje historike” pagash për bluzat e bardha

22 Shtator 2020, 09:36Sociale TEMA

Kryeministri Rama kumtoi këtë mëngjes një rritje historike pagash në sistemin shëndetësor. Ai i mbrojti, arithmetikisht, procesin e punësimit të bluzave të bardha në këtë sektor, edhe në funksion të mesazhit se ekziston dhe e kundërta e “ikjes së mjekëve”.

“…Me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella e deri në spitalet në zemër të Tiranës, më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë dhe gjithashtu me lajmin e mirë për ta e kolegët e tyre, se shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre…”, shkruan shefi i qeverisë.

2 komente në “Rama premton “rritje historike” pagash për bluzat e bardha”

  1. Lili says:

    Mashtrues.Po gjate ketyre 8 viteve kujt ia ngrite pagat perverse atyre deputeteve derdimene qe ke ne parlament. Po pensionet sa i ke rritur Ike plaku Mere mgjthe taulant dhe arben hajdutin Puthu me Milon tani

    1. Kalec Dega says:

      LOL. Mashtrusi me i madh pas Sali Berishes.

      =
      8 vjet qe vetem mashtron dhe pengon Shqiperine te jete si gjithe Evropa…me zgjuarsine e nje dhie te zgjebosur….qe vetem idjotat dhe debilat militante te PPSH e besojne ….per inat te Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje