Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin për Rindërtim Arben Ahmetaj inspektuan shkollën ‘’Shaqe Mazreku’ në Durrës’, e cila po rindërtohet.
Gjatë inspektimit Ahmetaj i propozoi Ramës një tur me gjithë gazetarët dhe të interesuarit për të parë dhe prekur nga afër objektet e rindërtimit, pasi sipas në rrjet ka akuza se qeveria tregon të njëjtat objekte.
Rama se është dakord që të zhvillojnë një tur me gazetarët. Ndërsa për kritikuesit e qeverisë ai tha se ata nuk do dëshirojnë të marrin pjesë dhe do thotë se turi është një idiotësi.
Biseda:
Rama: Ishin disa inxhinierë ata të facebookut që thonin se dritaret janë shumë të vogla. Por këtu ka ndriçim fantastik nga brenda dhe nga jashtë.
Ahmetaj: Me të drejtë apo pa të drejtë ka njerëz që bëjnë ankesa në FB për shkollat dhe për ndërtimet. Bashkë më gazetarët të bëjmë një tur, për të parë gjithë objektet e rindërtimit.
Se lexoja diku në Fabecook që po tregojnë të njëjtin objekt, është sa qesharake dhe cinike. Unë them të bëjmë një tur me të gjithë gazetarët dhe të interesuarit në gjithë objektet e rindërtimit.
Rama: Me gazetarët po. Por me ata që nuk duan të shikojnë, ç’do të thotë? Se po i solle do të thonë që është idiotllëk. Se me atë që bëjnë komente në facebook jo se edhe po i soll edo thonë se është i njëjti oborr.
?
Ahmetaj?
Rama?
?
aha!
Te pergezoj per punen z.Rama por ne nje objekt ndertimi duhet
te veshesh helmeten dhe rrabat e punes se bashku me ekipin qe te
shoqeron, keshtu jepni nje shembull shume te keq per te gjithe vartesit tuaj
Regullat ne ndertim i zbatojne te gjithe drejtusit e shteteve kure futen ne ambiente te tilla
kishi dale me Ametajn si lasparec